Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Afera e Karavastasë/ Bozdo: “Voltalia” u favorizua, KESH skualifikoi 4 kompani. I ka shkaktuar shtetit 6.5 milionë euro dëm
Politikë

Afera e Karavastasë/ Bozdo: “Voltalia” u favorizua, KESH skualifikoi 4 kompani. I ka shkaktuar shtetit 6.5 milionë euro dëm

• 26 Qershor, 2026 • 8 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputeti Enno Bozdo në një deklaratë, ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), duke pretenduar se kompania “Voltalia” është favorizuar në mënyrë të paligjshme në projektin e parkut fotovoltaik të Karavastasë, në shkelje të kushteve të tenderit dhe të ligjit për sektorin e energjisë.

Sipas deklaratës, gara e zhvilluar në maj të vitit 2020 parashikonte që shteti të blinte vetëm 50% të energjisë së prodhuar nga impianti, ndërsa pjesa tjetër do të shitej nga kompania në tregun e lirë. Megjithatë, opozita pretendon se në vitin 2022 KESH lidhi një marrëveshje të re me “Voltalia”-n, duke marrë përsipër blerjen e të gjithë prodhimit të parkut fotovoltaik.

Bozdo po ashtu deklaron se kjo marrëveshje përbën shkelje të ligjit, pasi energjia duhej të blihej sipas procedurave konkurruese dhe nga Furnizuesi i Tregut të Lirë (FTL), jo nga KESH.

Në deklaratë pretendohet gjithashtu se, përveç çmimit të parashikuar në kontratë për gjysmën e prodhimit, pjesa tjetër e energjisë është blerë me një çmim shumë më të lartë se ai i tregut, duke i shkaktuar dëme financiare KESH-it dhe buxhetit të shtetit. Opozita vlerëson se vetëm gjatë vitit 2024 dëmi arrin në rreth 6.5 milionë euro, ndërsa në të gjithë periudhën e kontratës mund të shkojë deri në 100 milionë euro.

Sipas denoncimit, marrëveshja është ndryshuar edhe duke zgjatur me 27 muaj afatin e blerjes së garantuar të energjisë, pa zhvilluar një procedurë të re konkurruese.

Read more:UFC në Shtëpinë e Bardhë për ditëlindjen e Trump, ja si do paguhet luftëtarët që do marrin pjesë në eventin madhështor

Opozita thekson se u ka kërkuar zyrtarisht informacion Ministrisë së Energjisë dhe KESH-it mbi këtë çështje, por pretendon se nuk ka marrë ende përgjigje, ndonëse ka kaluar afati ligjor.
Në përfundim të deklaratës, Bozdo paralajmëron se do të ndjekë këtë çështje deri në fund, duke e cilësuar atë një tjetër aferë me pasoja të rënda financiare për taksapaguesit shqiptarë.

Deklarata e plotë:

“Deklarata e sotme merr shtysë nga emisioni investigativ “Plug”, i cili nxori në pah një aferë tjetër shumë problematike në sektorin e energjisë, atë të favorizimit ekonomik të kompanisë “Voltalia”, në shkelje të kushteve të garës, të ligjit të sektorit të energjisë elektrike, në shkelje të drejtpërdrejtë të konkurrencës, barazisë dhe transparencës së shpenzimeve të parave publike të taksapaguesve shqiptarë!

E gjitha filloi pesë vjet më parë. Të gjithë mbajnë mend transmetimin e garës publike për ndërtimin dhe operimin e Parkut Fotovoltaik në Karavasta. Më 27 maj të vitit 2020, këtë garë, në prezencë të kryeministrit, e fitoi kompania “Voltalia”.

Kushtet fillestare të garës, e për rrjedhojë edhe kontrata e nënshkruar më pas me kompaninë “Voltalia”, kërkonin që ajo të instalonte një impiant fotovoltaik me kapacitet 140 MW. Këto kushte përcaktonin qartë se shteti do të blinte vetëm 50% të energjisë (70 MW) me çmimin e premtuar prej 24.89 Euro/MWh, ndërsa gjysma tjetër duhej të shitej nga kompania në tregun e lirë. Në atë periudhë, qeveria e konsideroi një sukses të jashtëzakonshëm ofertën e “Voltalia”-s, jo vetëm sepse çmimi 24.89 euro/MWh ishte çmim konkurrues, por edhe sepse, sipas vetë qeverisë, çmimi i blerjes mesatare në 3 vitet e fundit në treg të lirë kishte qenë 55 euro/MWh, ndërsa çmimi i ofruar nga “Voltalia” ishte më pak se gjysma e çmimit që tregu ofronte.

Read more:Nis asfaltimi i rrugëve në Lezhë, kryebashkiaku: Një investim prej 16 milionë euro, qyteti do të përjetojë një tjetër histori

Deri në këtë pikë, asgjë e veçantë për t’u shënuar. Por ky sukses në dukje, shpejt do të merrte formën e një mashtrimi. Sepse kjo kontratë, e bashkë me të edhe kushtet e garës, nuk u respektuan asnjëherë.

Pra, nuk u respektuan kushtet e tenderit, por edhe ligji për sektorin e energjisë elektrike. Kjo sepse Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, kompania publike që mbahet nga taksat tona dhe operon në emër të interesit publik, me bekimin e Ministrisë së Energjisë, më 15 korrik të vitit 2022 lidhi një marrëveshje tjetër me “Voltalia”-n, në shkelje të hapur të kushteve ku kishin garuar 5 kompani dhe ku “Voltalia” ishte shpallur fituese.

Kështu, KESH çuditërisht u vetëofrua të blejë me çmime të rregulluara të gjithë sasinë e energjisë që prodhon parku fotovoltaik, pra të 140 MW.

Së pari, KESH ka shkelur rëndë ligjin, sepse është detyrim ligjor që, siç përcaktohet tekstualisht:

Read more:Ish-ministri socialist Ndre Legisi: Nxjerrja e PS nga llumi ku e futi Rama, detyrim i socialistëve

“Furnizuesit e ngarkuar me detyrimin e shërbimit universal të furnizimit, si detyrim i shërbimit publik, blejnë energji elektrike sipas procedurave transparente, jodiskriminuese, bazuar në çmimet e tregut, pavarësisht nëse blerja bëhet në tregun bilateral apo të organizuar.”

Së dyti, sepse detyrimi ligjor është që këtë energji ta blejë FTL (Furnizuesi i Tregut të Lirë) dhe jo KESH, sepse kështu e përcakton ligji. Por Maliqi mendon ndryshe, sepse ligji vlen për të gjithë të tjerët, por vetëm për “Voltalia”-n jo. Në fakt, nga 53 kompani prodhuese të energjisë diellore sot në Shqipëri, “Voltalia” është e vetmja kompani që përzgjidhet nga KESH dhe i blihet i gjithë prodhimi, dhe me çmime tej logjikës së tregut. Nga 52 kompanitë e tjera, 42 prej tyre kanë kontratë me FTL, ndërsa 9 të tjerat shesin në treg të hapur;

Së treti, sepse nëse përllogarisim që gjysma e prodhimit të energjisë është blerë me çmimin 24,89 euro/MWh, atëherë del se KESH ka blerë gjysmën tjetër të prodhimit me afro 106 euro/MWh, shifër kjo shumë e lartë krahasuar me tregun. Sikur kjo diferencë të përllogaritej në të gjithë kohëzgjatjen e koncesionit, afro 17 vite, në kushte normale tregu, shifra që humbin taksapaguesit shqiptarë është shumë e madhe, në rendin e 100 milionë eurove. Vetëm për vitin 2024, pikërisht prej këtij fakti, KESH-it i është shkaktuar një dëm prej rreth 6.5 milionë eurosh!

Pra këtu kemi shkeljen e ligjit me të dyja këmbët dhe ditën për diell, shtrembërimin e tregut, eliminimin e konkurrencës, nëpërmjet dhënies së një çmimi shumë favorizues për “Voltalia”-n pa asnjë garë apo procedurë konkurruese.

Read more:Strehimi po bëhet ‘luks’ qiratë dhe çmimet e shitjes së apartamenteve në qiell! Ekspertët: Ka kërkesë të lartë, po ndikon turizmi por edhe kostot e rritura të ndërtimit

Dhe të gjithë këtë KESH e ka bërë qartazi për të favorizuar “Voltalia”-n dhe ata që qëndrojnë pas saj, e mbi të gjitha me paratë tona. Pra favore qeveritare dhe kredite qeveritare, por me paratë e shqiptarëve!

Por ka edhe më: në fshehtësi dhe pa asnjë procedurë të re gare, siç edhe ligji e kërkon marrëveshjes, e cila u ndryshua më 15 korrik 2022 i janë shtuar edhe 27 muaj të tjerë blerjeje të garantuar përtej afatit fillestar prej 15 vitesh, një dhuratë kjo miliona euroshe në favor të koncesionarit.

Së fundmi, nuk duhet harruar se në ankandin për ndërtimin dhe operimin e parkut fotovoltaik Karavasta, garë e cila u fitua nga “Voltalia”, në konkurrim morën pjesë edhe 4 kompani të tjera, mes të cilave dy ishin konsorciume gjermane. Këto kompani u skualifikuan sepse dhanë oferta jokonkurruese.

Por në fakt, nëse këto kompani do të dinin se rregullat e garës do të ndryshonin pas pak kohësh, sigurisht që mund ta kishin fituar ato garën. Këto kompani sot kanë të gjithë të drejtën të padisin në Bruksel qeverinë shqiptare për prishje të rregullave të konkurrencës në garë dhe të marrin dëmshpërblimin që u takon!

Read more:Shqipëria kryeson listën e destinacioneve më të mira në botë për yoga! BookRetreats: Bukuri natyrore, çmime të përballueshme dhe më pak turma

Për arsyet e mësipërme, prej një muaji i kam dërguar kërkesë për informacion, sipas ligjit përkatës për statusin e deputetit, Ministrit të Energjisë dhe Kompanisë Publike KESH. Edhe pse detyrimi ligjor është kthimi i përgjigjes brenda dy javësh dhe ka kaluar tashmë një muaj, përsëri nuk kam asnjë përgjigje për këtë çështje shumë shqetësuese.

Ashtu siç nuk kam përgjigje edhe për kontratat e Tigrave 1 dhe 3, që KESH i mban në kasafortë, në shkelje të ligjit, sepse i quan ato sekrete tregtare. Afera e Tigrave gjithashtu i ka kushtuar shqiptarëve rreth 90 milionë euro deri tani, pa punuar as edhe një ditë dhe me perspektivën se, nëse një ditë do të punojnë, ato do ta ndotin Vlorën me blozë!

Afera e “Voltalia”-s është thuajse identike me atë të Tigrave. Dallimi është vetëm se për të flitet shumë më pak. Duke falënderuar gazetarët profesionistë e kurajozë të “Plug”, mbetemi në pritje të përgjigjeve zyrtare nga Ministria dhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare. Në të gjitha rastet, deputetët e opozitës do t’i shkojnë deri në fund kësaj afere, ashtu siç ata bënë me dhjetëra e dhjetëra afera të tjera korruptive”, deklaroi Bozdo.

Lexo edhe
Politikë

“Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)

Politikë

6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma

Tags: #Bruksel #Detyrim #Diell #energji elektrike #euro #Gara #Gare #Gazetarët

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)
  • 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
  • Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen
  • Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar
Nga të njëjtat tag-e
  • VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte
  • “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut
  • Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
  • Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
  • 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 4 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 3 lexime · 17 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar 3 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO) 3 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO) 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)

Policia ka ndërhyrë dhunshëm për të shpërndarë studentët. Efektivë të shumtë i kanë goditur me shkop goma me…

• 18 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka vizituar në spital të riun që u dhunua nga 6 efektivë…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve

Çështja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka zënë vend në raportin e katërt të monitorimit të zbatimit…

• 3 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin