Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë/ Muçollari: Pasojë e një qeverisjeje që ka humbur prioritetet. Nuk është rast i izoluar!
Politikë

Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë/ Muçollari: Pasojë e një qeverisjeje që ka humbur prioritetet. Nuk është rast i izoluar!

• 26 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me skandalin që ndodhi në Akademinë e Sigurisë, ku 64 studentë u helmuan nga ushqimi.

Përmes një deklarate për mediat, anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari deklaroi se ky institucion që duhet të ofronte sigurim, vuan nga gjëra elementare. Sipas Muçollarit ky nuk është një rast i izoluar.

DEKLARATA
Kjo pas meje është Akademia e Sigurisë. Një institucion që, që në emër, premton siguri. Një institucion që duhet të përgatisë ata që do të garantojnë sigurinë e qytetarëve. Por pikërisht këtu mungon siguria më elementare: siguria ushqimore.
Brenda vetëm dy muajsh kemi pasur dy helmime masive të studentëve, të cilët kanë përfunduar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Pas rastit të parë u premtuan hetime dhe masa. Por fakti që e njëjta ngjarje u përsërit tregon se ose nuk u morën masa, ose ato ishin tërësisht të paefektshme.

Read more:Deklarata e Ramës ku shau protestuesit/ Demokratët Europianë: Sheshi duhet të dëgjohet, jo të fyhet!

Nëse në Akademinë e Sigurisë nuk garantohet dot një vakt i sigurt për studentët, çfarë sigurie mund të presin qytetarët në shkolla, spitale, konvikte apo në çdo institucion tjetër publik? Çfarë besimi mund të kenë ata te një shtet që dështon edhe në detyrimet më bazë?

Ky nuk është një incident i izoluar. Është pasojë e një modeli qeverisjeje që ka humbur prioritetet. Një qeverisjeje që nuk është më e përqendruar te zgjidhja e problemeve të qytetarëve, por te ruajtja e pushtetit.

Ndërsa studentët helmohen dhe qytetarët përballen çdo ditë me shërbime publike që degradojnë, energjia e qeverisë shpenzohet për të sulmuar protestuesit, për të delegjitimuar zërat kritikë dhe për të mbrojtur veten nga përgjegjësia.

Read more:Kryeministri i ofendoi protestuesit me sharje “f*ck you”/ “Dosje kundër tij po vijnë nga BE”, deputeti Alizoti: Dy arsyet pse Rama u degjenerua përballë protestës

Prandaj protestat nuk lindin nga propaganda e askujt. Ato lindin nga grumbullimi i dështimeve të përditshme. Nga qytetarë që shohin se shteti nuk arrin të garantojë as standardet më elementare, por gjen gjithmonë kohë dhe energji për t’u marrë me ata që protestojnë.

Sot kjo qeveri është e përqendruar te ruajtja e karriges së pushtetit, ndërsa po lë bosh karriget e institucioneve. Institucionet nuk funksionojnë më si garanci për qytetarët, por si fasadë. Dhe koston e kësaj e paguajnë çdo ditë qytetarët.

Siguria ushqimore nuk është luks. Është detyrim. Ashtu si siguria, shëndeti dhe dinjiteti i çdo qytetari.

Read more:Vajza e Fatos Lubonjës, që plotësoi letrat për klubin Partizani: Eprorët më thanë që kjo dosje ishte prioritare! Më pas u punësua te firma që ndërtoi kullat

Shqipëria ka nevojë për një qeveri që qeveris dhe mban përgjegjësi. Ndryshimi është i domosdoshëm, këtë e fakton dhe reagimi qytetar.

Prandaj protesta qytetare duhet të vazhdojë dhe çdo qytetar që beson në institucione funksionale dhe një shtet që mbron njerëzit, duhet t’i bashkohet. Ndryshimi do te vije te dashur qytetarë sepse gjithsecili prej jush po refuzon dështimin dhe po kerkon një Shqipëri më të mirë.

Lexo edhe
Politikë

“Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…

Politikë

“Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë

Tags: #Akademia e sigurisë #Detyrim #hetime #Institucion #Mediat #Partia Demokratike #Protesta #Shendeti

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…
  • “Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë
  • Partitë në Kosovë ende pa marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa afati po shkon drejt fundit
  • “Mirë që kreha balluket! Jam më i bukur se ty Ulsi”/ PD kërkon 100 bashki, PS 46. Debate te “Ligjet” për Territorialen, Korreshi: Nuk po flas për byrek këtu…
  • Rama takim me drejtuesit politikë në qarqe te “Vila e Kuqe”, në fokus “Prania besnike” dhe takimet me qytetarët
Nga të njëjtat tag-e
  • “PD duhet të ngrejë në këmbë Shqipërinë, këta ikin për turizëm në Strasburg!”, Salianji: Berisha ‘patericë’ e Ramës. Nëse s’do ishte ai, kryeministri binte për 2 muaj
  • “Rama sulmon News24, fut në godinë Ron Yeffet dhe Analfabet Veliun”, Salianji: Këtu skandalet mbivendosen. U harrua trafiku i armëve dhe “KAYO në shëndetësi”
  • “Çudia e Vlora Hysenit zgjati 3 orë”, Erl Murati: Edhe drejtoresha të tjera dalin në regjistrimet e Agasit. Deklaratat e Ramës nga Rinasi, për show
  • “Ballukun mos e prekni, Hysenin…”, Salianji: Ministrat Nufi, Dufi, Bufi janë kukulla! I zgjedh Rama për lidhjet e tyre me krimin
  • “Çudia e Vlora Hysenit zgjati 3 orë”, Erl Murati: Edhe drejtoresha të tjera dalin në regjistrimet e Agasit. Deklaratat e Ramës nga Rinasi për ish-kreun e SHISH, spektakël
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO) 16 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Çfarë ndodh nëse Rama dorëhiqet?”, ish-presidenti Topi tregon këshillën që do t’i jepte Ramës: Fillo bëj ulje graduale… 13 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë ‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta!’ Armand Duka i denoncon, 2 mashtruesit bien në kurthin e policisë! Ishin ‘vegël’ e Florian Gjergjit (EMRAT + VIDEO) 8 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “PD duhet të ngrejë në këmbë Shqipërinë, këta ikin për turizëm në Strasburg!”, Salianji: Berisha ‘patericë’ e Ramës. Nëse s’do ishte ai, kryeministri binte për 2 muaj 7 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Ballukun mos e prekni, Hysenin…”, Salianji: Ministrat Nufi, Dufi, Bufi janë kukulla! I zgjedh Rama për lidhjet e tyre me krimin 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Kurti e hoqi, ai e mori”, Topi: Vlora Hyseni erdhi në Shqipëri kur marrëdhëniet Rama-Kurti ishin të tensionuara 6 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO) 6 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…

Gazetari, Ermal Peçi në një intervistë në “News24” analizoi zhvillimet e fundit në vend q nga arrestimi i…

• 14 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka drejtuar akuza të forta ndaj qeverisë së…

• 2 ditë më parë • 10 min lexim
Politikë

Partitë në Kosovë ende pa marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa afati po shkon drejt fundit

Partitë parlamentare ende nuk janë përcaktuar për një emër të cilin do ta mbështesnin për president të ardhshëm…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by