Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Pogradec/ Plagoset me armë zjarri Brian Syzo, pranga Nikolla Agollit! Dyshohet hakmarrja, vëllai i 35-vjeçarit plagosi me thikë autorin në 2025 (FOTO)
Kronikë

Pogradec/ Plagoset me armë zjarri Brian Syzo, pranga Nikolla Agollit! Dyshohet hakmarrja, vëllai i 35-vjeçarit plagosi me thikë autorin në 2025 (FOTO)

• 29 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 9
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një konflikt i vjetër dyshohet të jetë shkaku i plagosjes së 35-vjeçarit Brian Syzo në Pogradec. Sherri që daton në tetor 2025 kur vëllai i tij, Adni Syzo plagosi në një berberhane Nikolla Agollin, përshkallëzoi mesditën e së hënës.

24-vjeçari Agolli plagosi Brian Syzon në këmbë. Plumbi i ka kapur njërën prej venave kryesore dhe nevojitet trajtim i specializuar, ndaj është dërguar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Arratia e Agollit nuk zgjati shumë. Falë koordinimit me policinë e Elbasanit, ai u kap në Prrenjas. Makina e tij u gjet në Qafë-Thanë, ndërsa vijojnë kërkimet për armën e krimit që dyshohet të jetë hedhur në një zonë pranë liqenit.

Syzo, nuk është emër i panjohur për autoritetet. 35-vjeçari është ekstraduar nga Gjermania në gusht të vitit 2025. Ndaj tij kishte masë sigurie arresti në burg nga Gjykata e Korçës për shitje të dozave të kokainës në Pogradec.

Read more:‘Triathlon’ në Pogradec, Policia zbulon planin e masave për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv! Rrugët që do të bllokohen

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri një 35-vjeçar në Pogradec dhe u largua, kapet në Përrenjas pas disa minutash ndjekjeje nga Policia.

Rreth orës 13:15, në lagjen nr. 3, dyshohet se, gjatë një konflikti, shtetasi N. A., 24 vjeç, banues në Buçimas, Pogradec, ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin B. S., rreth 35 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë së Pogradecit, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Përrenjas, kapën dhe po shoqërojnë në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, autorin e dyshuar të ngjarjes.

Read more:Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, Policia rrethon zonën

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Lajm në përditësim…

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 15:04

Plagosja në Pogradec/ Plumbi në këmbë i preku një venë kryesore, Brian Syzo transportohet me helikopter te Trauma

1782738517_helikopter.jpg

Pas plagosjes nga 24-vjeçari Nikolla Agolli, Brian Syzo po transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Read more:Drejt plazhit e protestës! Fluks pushuesish për bregdet, makina ‘kuqezi’ për Tiranë (VIDEO)

Plumbi i ka kapur njërën prej venave kryesore që mund të rrezikojë deri në amputimin e këmbës dhe nevojitet trajtim i specializuar.

Ora 14:19

Plagosja e Brian Syzos në Pogradec/ Gjendet në Qafë-Thanë makina e autorit Nikolla Agolli, kërkime për armën

Makina e autorit Nikolla Agolli që plagosi Brian Syzon në Pogradec, është gjetur në Qafë-Thanë.

24-vjeçari u arrestua në Prrenjas, ndërsa vijojnë kërkimet për armën e krimit. Policia po kërkon në një zonë afër liqenit ku dyshon se mund të jetë hedhur.

Lexo edhe
Kronikë

Tiranë/ Vodhën 2.5 milionë lekë në një banesë në Sharrë, 3 të arrestuar dhe një në kërkim! Sekuestrohet një ‘Maserati’ (VIDEO)

Kronikë

Atentati në Dukagjin/ I shpëtoi breshërisë me mbi 50 plumba kallashi, Lazer Bashi eci 2 km i plagosur për të kërkuar ndihmë! U fsheh në makinë derisa autorët u larguan

Tags: #adni syzo #Armë #Brian Syzo #Burg #Foto #Gjermania #Korce #Nikolla agolli #pogradec

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Tiranë/ Vodhën 2.5 milionë lekë në një banesë në Sharrë, 3 të arrestuar dhe një në kërkim! Sekuestrohet një ‘Maserati’ (VIDEO)
  • Atentati në Dukagjin/ I shpëtoi breshërisë me mbi 50 plumba kallashi, Lazer Bashi eci 2 km i plagosur për të kërkuar ndihmë! U fsheh në makinë derisa autorët u larguan
  • Vrau me sqepar nënën dhe plagosi të atin në Lushnjë, 45-vjeçari ‘kyç’ gojën para policisë! Banorët: Dikur ka plagosur një person, por sivjet bëri gjëmën
  • Përmirësohet situata me zjarret, vetëm 3 vatra aktive! Vijon operacioni në Malin e Dajtit, ‘qetësohet’ Puka
  • Motori përplaset me bordurën në Golem, dy viktima
Nga të njëjtat tag-e
  • Tiranë/ Vodhën 2.5 milionë lekë në një banesë në Sharrë, 3 të arrestuar dhe një në kërkim! Sekuestrohet një ‘Maserati’ (VIDEO)
  • “Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama ka humbur çdo legjitimitet”/ Berisha: Takimet në Pogradec? Aheng dhe mashtrime, ‘fjalimet i nis dhe i mbyll me hale’. Nuk ia mban të dalë para gazetarëve
  • Vrasja e turistit te hotel “Principotes”/ BIRN: Si depërtoi kapitali kriminal në turizëm dhe dobësia e institucioneve që duhet ta kontrollojnë atë
  • E rëndë në Lushnjë/ 45-vjeçari me probleme mendore vret nënën me sqepar dhe plagos rëndë të atin! Prangoset nga Policia (EMRAT+VIDEO)
  • “Nesër më shumë”/ Revoltë kundër të gjithë klasës politike, mbyllet protesta e 86: Rama jep dorëheqjen!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 31 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 28 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 17 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 15 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 14 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 14 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 12 lexime · 4 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Tiranë/ Vodhën 2.5 milionë lekë në një banesë në Sharrë, 3 të arrestuar dhe një në kërkim! Sekuestrohet një ‘Maserati’ (VIDEO)

Tiranë – Tre persona që vepronin si grup kriminal janë arrestuar nga blutë e Tiranës si autorë të…

• 23 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

Atentati në Dukagjin/ I shpëtoi breshërisë me mbi 50 plumba kallashi, Lazer Bashi eci 2 km i plagosur për të kërkuar ndihmë! U fsheh në makinë derisa autorët u larguan

Lazer Bashi është i vetmi që i mbijetoi atentatit të rëndë në Dukagjin, ku Prelë dhe Lekë Gjoni…

• 53 minuta më parë • 4 min lexim
Kronikë

Vrau me sqepar nënën dhe plagosi të atin në Lushnjë, 45-vjeçari ‘kyç’ gojën para policisë! Banorët: Dikur ka plagosur një person, por sivjet bëri gjëmën

Në fshatin Zhymë të Lushnjës, ka pllakosur heshtja. Banorët ndihen të frikësuar dhe të tronditur nga ngjarja makabre…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by