Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Përplasjet para Kuvendit dhe arrestimi i protestuesve/ Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Përdorimi i forcës nga policia joproporcional, të hetohen rastet e dhunës
Politikë

Përplasjet para Kuvendit dhe arrestimi i protestuesve/ Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Përdorimi i forcës nga policia joproporcional, të hetohen rastet e dhunës

• 3 Korrik, 2026 • 6 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka shprehur shqetësim për mënyrën se si u menaxhua protesta e 2 korrikut 2026 para Kuvendit të Shqipërisë, duke ngritur pretendime për përdorim të forcës joproporcionale nga Policia e Shtetit dhe për përshkallëzim të situatës pas incidenteve të izoluara.

Në një deklaratë pas monitorimit në terren, KShH thekson se protesta kishte kryesisht karakter paqësor dhe se aktet e dhunës të kryera nga individë të veçantë nuk mund t’i atribuohen të gjithë protestuesve. Sipas organizatës, standardet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut e konfirmojnë se incidente të tilla nuk e zhveshin tubimin nga karakteri paqësor.

Read more:Drejtësi në akuarium: nga Nurenberg te gjyqet në Tiranë – Blog

KShH vëren se situata ndryshoi shpejt pas një incidenti me automjete pranë zonës së Kuvendit, duke kaluar nga një gjendje e qetë në ndërhyrje policore me rrethim, shtyrje të protestuesve dhe më pas përdorim të gazit lotsjellës.

Read more:Si ta menaxhojmë zemërimin dhe të mos ''shpërthejmë'' tek fëmijët?

Organizata shpreh shqetësim të veçantë për mungesën e paralajmërimit publik përpara përdorimit të gazit lotsjellës dhe mungesën e kohës për shpërndarje vullnetare të protestuesve. Sipas KShH, përdorimi i mjeteve të tilla duhet të jetë masë e fundit dhe të respektojë parimin e proporcionalitetit, pasi prek edhe protestues paqësorë, gazetarë dhe vëzhgues.

Po ashtu, KShH ngre shqetësime për raste të përdorimit të forcës ndaj personave që ndodheshin tashmë të neutralizuar në tokë. Sipas saj, çdo veprim i tillë duhet të hetohet në mënyrë të pavarur dhe efektive, pasi mund të përbëjë trajtim çnjerëzor ose poshtërues në kundërshtim me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Read more:Shqiptarët në revoltë kundër kryeministrit/ “Spiegel”: Protestat kundër qeverisë përshkallëzon në përplasje. Kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Komiteti i bën thirrje institucioneve që të garantojnë ushtrimin e së drejtës së tubimit paqësor dhe të sigurojnë që ndërhyrjet policore të jenë të domosdoshme, proporcionale dhe në përputhje me ligjin.

Read more:Vritet koka e organizatës kriminale venezueliane ‘Tren de Araguan’, Trump konfirmon ekzekutimin e ‘Nino Guerrero’ nga një sulm ushtarak amerikan

Deklarata e Komitetit Shqiptar të Helsinkit

Read more:“U zgjodh rruga e provokimit që të prodhohej propagandë”/ Aktivisti: Rama ka frikë sepse u ka bërë premtime mafias dhe oligarkëve

📢Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në vijim të monitorimit në terren, të protestës së zhvilluar më 2 korrik 2026 përpara Kuvendit të Shqipërisë, shpreh shqetësimin për përshkallëzimin e situatës, aktet e dhunës të kryera nga individë të veçantë, si dhe për përdorimin e forces joproporcionale nga punonjës të Policisë së Shtetit ndaj protestuesve.
📌KShH rithekson se e drejta për tubim dhe protestë paqësore është një e drejtë themelore e garantuar në nenin 47 të Kushtetutës së RSH dhe nenin 11 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Detyrimi i institucioneve shtetërore nuk kufizohet vetëm në lejimin formal të protestës, por përfshin edhe krijimin e kushteve që qytetarët ta ushtrojnë këtë të drejtë në mënyrë të sigurt dhe pa u ekspozuar ndaj përdorimit të panevojshëm ose joproporcional të forcës.
📌Nga monitorimi i KShH rezulton se protesta kishte karakter kryesisht paqësor dhe situata ishte nën kontroll për një periudhë të gjatë kohe. Megjithatë, aktet e dhunshme[1] të kryera nga individë të veçantë nuk mund t’i atribuohen automatikisht të gjithë protestuesve. Në raport me nenin 11 të Konventës Evropiane, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka nënvizuar se aktet e izoluara të dhunës (hedhja e vezëve, gurë nga individë të veçantë) nuk ia heqin tubimit karakterin paqësor në tërësi dhe as nuk i heqin mbrojtjen pjesëmarrësve paqësorë (Kudrevičius [DHM]; Ziliberberg k. Moldavisë, 2005; Frumkin k. Rusisë, 2016).
📌KShH vëren me shqetësim se, pas incidentit me automjetet që tentuan të dilnin nga ambientet e Kuvendit, sjellja e forcave të policisë ndryshoi në mënyrë të menjëhershme. Sipas monitorimit në terren, brenda një kohe të shkurtër u kalua nga një situatë e qetë te rrethimi dhe shtyrja e protestuesve dhe më pas te përdorimi i gazit lotsjellës.
📌Veçanërisht shqetësues është fakti se përdorimi i gazit lotsjellës, sipas vëzhgimit në terren, nuk u parapri nga një paralajmërim publik me një qendër zëri dhe rrjedhimisht as nga dhënia e një kohe të arsyeshme për shpërndarje vullnetare. Përdorimi i mjeteve të tilla, të cilat prekin në mënyrë të padiferencuar edhe protestuesit paqësorë, gazetarët, vëzhguesit dhe persona të tjerë të pranishëm në protestën e djeshme, duhet të ishin masë e fundit, e domosdoshme dhe proporcionale. Referuara standarteve të Gjykatës së Strasburgut, lidhur me nenin 3 dhe 11 të KEDNJ, përdorimi i mjeteve kimike pa paralajmërim dhe pa lënë kohë për shpërndarje vullnetare mund të përbëjë keqtrajtim dhe ndërhyrje joproporcionale në tubim (Abdullah Yaşa dhe të tjerë k. Turqisë, 2013; Ataykaya k. Turqisë, 2014; Oya Ataman k. Turqisë, 2006). Ligji ynë nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, në nenin 12 dhe 32/3 parashikojn se paralajmërimi është parakusht i detyrueshëm para përdorimit të forces.
📌KShH shpreh shqetësim të veçantë për rastet e vëzhguara të përdorimit të forcës ndaj personave që ishin neutralizuar dhe ndodheshin në tokë. Përdorimi i shkopinjve të gomës, goditjeve, grushteve apo formave të tjera të forcës ndaj personave të shtrirë në tokë dhe të rrethuar nga disa punonjës policie që nuk paraqesin më rrezik dhe nuk bëjnë rezistencë është i papranueshëm dhe kërkon hetim të menjëhershëm, të pavarur dhe efektiv. Standartet e elaboruara të GJEDNJ-së lidhur me nenin 3 të KEDNJ nënvizojnë se përdorimi i forcës ndaj një personi tashmë të neutralizuar dhe pa rezistencë përbën trajtim çnjerëzor ose poshtërues; goditjet në fytyrë dhe poshtërimi e cenojnë rëndë dinjitetin (Bouyid k. Belgjikës [DHM]; İzci k. Turqisë, 2013).

Lexo edhe
Politikë

“Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)

Politikë

6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma

Tags: #Automjete #Automjetet #Gazetarët #Gjykata #jetë #Karakteri #Komiteti Shqiptar i Helsinkit #Organizata

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)
  • 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
  • Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen
  • Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar
Nga të njëjtat tag-e
  • Qeveria miraton Këshillin Fiskal, ja si do të kontrollohen nga jashtë politikat dhe buxheti i shtetit
  • VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte
  • LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar
  • “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut
  • Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 5 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO) 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 3 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Ekonomi “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Qeveria miraton Këshillin Fiskal, ja si do të kontrollohen nga jashtë politikat dhe buxheti i shtetit 2 lexime · 24 orë më parë
  7. 07
    Teknologji OpenAI pranon gabimin pas sulmit ndaj sistemeve të qeverisë australiane 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)

Policia ka ndërhyrë dhunshëm për të shpërndarë studentët. Efektivë të shumtë i kanë goditur me shkop goma me…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka vizituar në spital të riun që u dhunua nga 6 efektivë…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve

Çështja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka zënë vend në raportin e katërt të monitorimit të zbatimit…

• 3 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin