Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Drejtësi në akuarium: nga Nurenberg te gjyqet në Tiranë – Blog
Editoriale

Drejtësi në akuarium: nga Nurenberg te gjyqet në Tiranë – Blog

Viral Alert News • 11 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
VA News
News
Drejtësi në akuarium: nga Nurenberg te gjyqet në Tiranë

Ka një mënyrë të thjeshtë për të kuptuar një sistem drejtësie: shiko ku e vendos të pandehurin. Në krah të avokatit, apo pas xhamit si ‘kafshë e rrezikshme’ Edhe në gjyqin e Gjyqi i Nurembergut, njerëzit më të akuzuar të shekullit, krerët e nazizmit, nuk ishin në kafaz. Ishin të rrethuar nga roje, me kufje në vesh, nën vëzhgim maksimal. Por jo në kafaz. Sepse edhe aty, në një gjyq që vinte pas një lufte botërore, me dhjetëra milionë viktima, u bë një zgjedhje simbolike: drejtësia duhet të duket drejtësi, jo hakmarrje e dirigjuar. Në Shqipërinë e diktaturës, nuk kishte nevojë për xham. Vendimi jepej para se të fillonte seanca. I pandehuri qëndronte në këmbë, përpara mikrofonit, me një sallë që mjerisht edhe duartrokiste. Ishte teatër me një regji të dukshme. Por pa kafaz. Sot kafazi në sallën e gjyqit është prej xhami. I pastër, transparent, pothuaj estetik. Një lloj akuariumi juridik ku i pandehuri ekspozohet si rrezik potencial, jo si subjekt i të drejtave. Qe ne 2005 Gjykata e Lartë e SHBA e ka ndaluar zyrtarisht si ‘simbolikë e qartë kundër prezumimit të fajësisë dhe cënim të komunikimit konfidencial të pandehurit me avokatin’. Në sallat e gjyqeve në SHBA i pandehuri ulet në krah të avokatit pa asnjë barrrierë fizike. -Po sipas modelit amerikan veprohet në të gjitha vendet skandinave. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut e toleron vetëm si përjashtim, jo si rregull. Franca e rezervon për terrorizëm. Rusia kritikohet sepse e përdor për të gjithë. Ne e kemi bërë xhamin pjesë të estetikës së reformës, duke harruar se transparenca duhet të jetë në vendimmarre, jo në muret e kafazit. Madje kemi filluar diskutimin se kush e ka kompetencën. Gjykata thotë nuk është kompetenca ime. Burgjet thonë është çështje sigurie. Ligji thotë i pandehuri është i lirë gjatë gjykimit. Realiteti: ‘futeni në kafaz dhe vazhdojmë se nuk kemi kohë’. Komiteti Shqiptar i Helsinkit e quan këtë shkelje të rëndë. Dhe ka të drejtë. Sepse neni 344 nuk është sugjerim, është rregull. I pandehuri nuk është objekt që ruhet, por subjekt që mbrohet. Në çështjen Svinarenko and Slyadnev v. Russia, Strasburgu e tha qarte se, kafazi është trajtim poshtërues dhe cenon procesin e drejtë. Nuk ka rëndësi nëse është prej hekuri apo xhami. Problemi nuk është materiali, por mesazhi që përcillet Në Nurenberg, për krime kundër njerëzimit, nuk pati kafaz. Në Shqipëri, për çështje që ende diskutohen në gjykatë, kemi kafaz si standard sigurie. Nuk është thjesht çështje arkitekture apo sigurie burgjesh; është çështje mentaliteti. Kur Strasburgu thotë se kafazi, qoftë prej hekuri apo xhami, është trajtim poshtërues, ai nuk po mbron individin, por po mbron integritetin e vetë gjykatës. Nëse në Tiranë kemi ende nevojë për një ‘akuarium’ për të ndarë drejtësinë nga njeriu, atëherë i dënuari i parë në atë sallë është vetë prezumimi i pafajësisë. Një sistem që ka nevojë për xham për t’u ndjerë i sigurt, tregon se ka më shumë frikë nga liria sesa nga krimi.

Read more:“Dilte live TikTok, tregonte armë në video”/ Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, dëshmon Noizy: Me Kleviolin kemi…

Lexo edhe
Editoriale

Historia veç me tri shkronja – Blog

Editoriale

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit – Ide

Tags: #Burgjet #Franca #Gjykata #gjykata e larte #Gjyqi #jetë #Kafaz #Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Historia veç me tri shkronja – Blog
  • Ortaku besprerë i Ron Yeffetit – Ide
  • E respektoj Izraelin, por Labërinë e dua më shumë – Blog
  • Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeminstri Rama duhet të dorëhiqet – Ide
  • Është krizë përfaqësimi jo informimi – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • Gjykata e Lartë lë në burg kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj
  • Ngërçi me pagat e magjistratëve, PD kërkon seancë dëgjimore me disa institucione
  • A do të lirohet kryebashkiaku i Tiranës? Veliaj me sytë nga Gjykata e Lartë. Shqyrtohet sot rigjykimi i masës së sigurisë
  • “Rama i dha 4 mln euro, shqiptarët protestuan”/ SPIEGEL: Kanye West po ndihmon Putinin! Si po përdoret artisti nga Kremlini për të “mbushur” ushtrinë
  • Fuoristrada e vjedhur gjendet e djegur në një tunel të vjetër ushtarak në Vlorë! Dyshohet se është përdorur me veprimtari të paligjshme (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Ilaçi” i Ramës kundër Kushtetueses? Gjyqtari i GJKKO, Engert Pëllumbi: Rritja spekullim! 40 milionë euro per gjyqësorin ndërsa ekzekutivi abuzon me tenderat! 20 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Është vonë, kërkohet reflektim i thellë, Rama të dorëhiqet!”, Marjana Koçeku: Ardhja e diasporës në shesh, realitet politik! 19 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Politikë 106 ditë protestë kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Rama duhet të japë dorëheqjen! Diaspora merr në dorë mosbindjen civile kundër aferave si KAYO dhe shitjes së tokave 12 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë 10 lexime · 5 orë më parë
  5. 05
    Politikë Përplasja për pagat/ ”Nuk po kërkojmë para ilegalisht, është buxheti ynë”! Rama replikon me gjyqtarin e GJKKO, Engert Pëllumbi pas intervistës në News24: Kërkojnë rritje ‘vetë Zot e vetë Shkop’ 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “S’është barrë e madhe! Aq para GJKKO i sekuestron nga krimi çdo vit!”, Rama “shpërthen” ndaj Engert Pëllumbit: Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu! 7 lexime · 21 orë më parë
  7. 07
    Politikë Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë”! Rama replikon me gjyqtarin e GJKKO, Engert Pëllumbi pas intervistës në News24: Kërkojnë rritje ‘vetë Zot e vetë Shkop’ 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Historia veç me tri shkronja – Blog

Atje, në Hagë, pritet vendimi gjyqësor për katër Çlirimtarët. Këtu, në Shqipëri, një popull i tërë, nuk pret…

• 2 ditë më parë • 7 min lexim
Editoriale

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit – Ide

Dalja në plan të parë e një biznesmeni kontrovers si Ron Yeffet (ky është emri i përdorur më…

• 6 ditë më parë • 6 min lexim
Editoriale

E respektoj Izraelin, por Labërinë e dua më shumë – Blog

Prej disa kohësh flitet për krijimin në Vlorë të një muzeu kushtuar historisë së hebrenjve. Në vetvete, lajmi…

• 7 ditë më parë • 9 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by