Për banorët e lagjes “Stacioni i Trenit” në Milot, përmbytjet nuk ndodhin vetëm gjatë dimrit.
Në kulmin e verës, oborret dhe tokat bujqësore janë mbuluar nga uji, pasi ka dalë nga shtrati kanali vaditës i fushës së Kurbinit.
Problemi përsëritet prej tre vitesh dhe prek rreth 10 familje.
“Uji na përmbyt, lumi i Matit që e lëshojnë për vaditje dhe e hapin pa kriter. 20 centimetra ujë në oborr është jashtë logjike. Ne presim të na mbysë dora e Zotit, jo e njeriut”, thotë një banor.
Banorët shprehen se kanë kërkuar vazhdimisht ndërhyrje nga institucionet por deri tani nuk është gjetur një zgjidhje. Ata ngrenë shqetësimin edhe për ndotjen.
“Shkarkues nuk ka se e bllokojnë këta gjatë verës shkarkuesin.”
“Ku nuk kemi shkuar, në prefekturë e drejtori, por nuk ka zgjidhje”, thonë banorët.
Prefektura e Lezhës tha se i kërkuar Drejtorisë së Burimeve Ujore të monitorojë sasinë e shkarkimeve nga HEC-et në kaskadën e Matit, ndërsa Drejtoria e Ujitjes ka një ekskavator për të ndërhyrë kur ka prurje. Këto janë masa provizore derisa të hartohet një projekt për zgjidhjen përfundimtare.
Read more:Konkurrentja e Ferma VIP: Nuk dua të martohem më, ditën e dasmës u vesha me të zeza
Pas përmbytjeve të dimrit, në Fier kanë nisur ndërhyrja për rehabilitimin e argjinaturës së lumit Vjosa me gjatësi rreth 3.4 kilometra.
“Po punohet në Kafaraj për mbrojtjen e tokave bujqësore dhe ujit të pijshëm”, thotë Elida Boçova.
Por ka dhe problematika të tjera, veçanërisht në lumin Seman, ku nevojitet një studim i plotë hidroteknik dhe ndërhyrje në argjinatura e kanale vaditëse.




