Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. U zhvati 50 mln € evropianëve me Call Center, arrestohet bosi i rrjetit Granit Pepnika! VIDEO kur kapet në vilën luksoze në Dhërmi, pranga edhe bashkëpunëtorëve
Kronikë

U zhvati 50 mln € evropianëve me Call Center, arrestohet bosi i rrjetit Granit Pepnika! VIDEO kur kapet në vilën luksoze në Dhërmi, pranga edhe bashkëpunëtorëve

• 3 Korrik, 2026 • 5 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Granit Pepnika është arrestuar në një resort në Dhërmi. Ai ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Tiranës si njeriu që qëndronte në krye të skemës së mashtrimit të qindrave qytetarëve përmes Call Center-ve – që kanë humbur deri në 50 milionë euro.

Sipas informacioneve operacioni u krye nga Drejtoria Vendore dhe Forcat Operacionale të Vlorës. Të njëjtat burime bëjnë me dije se Pepnika me origjinë nga Tropoja nuk bëri rezistencë gjatë arrestimit të tij.

Veç Pepnikës, është arrestuar edhe 31-vjeçari Xhoni Hitaj, i dyshuar si një prej administratorëve të call center-ave. Në vilën ku ata qëndronin, janë sekuestruar një pistoletë dhe kanabis. Në Tiranë, u vu në pranga edhe bashkëpunëtori i tyre, Redion Rexhmati, 28 vjeç, i cili i kishte ndihmuar të fshiheshin.

Sipas dosjes së Prokurorisë së Tiranës, Xhoni Hitaj, administronte 2 call center-a mashtrues të goditur më 13 prill 2026 nga prokuroria, policia dhe partnerët austriakë. Njëra pranë qendrës së Tiranës, në hyrje të rrugës së Kavajës, “Upstream creative” dhe tjetra pranë Kopshtit Zoologjik, “Magnolia Group”. MQ QKB në emër të tij ka edhe subjekte të tjera, por hetuesit dyshojnë se janë fiktive.

Read more:Zjarri vdekjeprurës në rrokaqiejt në Hong Kong, disa drejtues kompanish përfundojnë para drejtësisë

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrjetet”.

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas ndjekjes me metoda proaktive të veprimtarisë kriminale.

Kapen në Drimadhë dy shtetas të shumëkërkuar, të shpallur në kërkim për mashtrim kompjuterik, të dyshuar për përfitimin e shumave të mëdha monetare nëpërmjet skemave të call center-ave.

Vihet në pranga edhe një shtetas për përkrahje të autorit të krimit.

Read more:Goditet skema e mashtrimit me Call Center në Shkodër, 5 të arrestuar, 15 të tjerë nën hetim

Gjatë kontrollit në vilën ku qëndronin u sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar cannabis sativa.

Si rezultat i ndjekjes me metoda proaktive të veprimtarisë kriminale, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Rrjetet”.

Në kuadër të këtij operacioni, mesditën e sotme, në zonën e Drimadhës, u kapën shtetasit G. P., 29 vjeç, dhe Xh. H., 31 vjeç, të shpallur në kërkim.

Shtetasi G. P., 29 vjeç, kërkohej pasi, me vendim të datës 30.04.2026, Gjykata e Tiranës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“, si i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Read more:“Pushtetit kriminal i është sosur durimi”/ Grupi koordinues i protestës në komunikatë: Nuk dorëzohemi, agresionit i përgjigjemi me rezistencë

Shtetasi Xh. H., 31 vjeç, kërkohej pasi, me vendim të datës 13.04.2026, Gjykata e Tiranës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vilën ku qëndronin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, si dhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar cannabis sativa.

Në momentin e arrestimit të këtyre shtetasve u kap dhe u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, shtetasi R. R., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Read more:Atentati ndaj Brian Syzos, gjykata e Korçës lë në burg autorin dhe një nga bashkëpunëtorët

Kur u godit rrjeti i Call Center-ave mashtrues?

Operacioni për goditjen 3 e call center-ave mashtrues u krye në prill të këtij viti pas një hetimi dy vjeçar me të Prokurorisë së Tiranës në bashkëpunim me autoritetet austriake.Gjatë këtij aksioni, u sekuestruan 900 mijë euro cash dhe në pranga ranë 10 persona.

Qëllimi i mashtruesve në këto 3 call center, ishte të piketonin qytetarë europianë të cilët i kishin humbur paratë në skema të tilla. Operatorët premtonin se mund t’i rikuperonin paratë që ata kishin humbur. Veçse për ta bërë këtë, do duheshin pagesa, nga 1 mijë euro. Pra skema fillonte me 1 mijë euro për të rikuperuar 10 mijë euro të humbura, përshembull, por gjatë procesit mashtruesit kërkonin edhe shuma të tjera parash. Qëllimi: T’i merrnin personave të mashtruar një herë, edhe qindarkat e fundit që u kanë mbetur.

——————————-

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Read more:LIVE TV- Çështja Balluku/ Braho te ‘Ligjet’: Mungesa e masës dëmton hetimin, për ne deputeti nuk duhet të ketë imunitet! Mandati i prokurorëve? Përfundimi cenon vijimësinë e hetimeve

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 17:04

Policia rrethon vilën luksoze në Dhërmi, momenti kur arrestohet bossi i Call Center, Granit Pepnikaj (VIDEO)

Granit Pepnikaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestua sot në një resort në Dhërmi. Në këto pamje mund të shihet momenti i operacionit nga Policia e Vlorës dhe Forca Operacionale, të cilat rrethojnë një vilë luksoze në Dhërmi në të cilën ndodhej Pepnikaj, i cili sipas burimeve nuk bëri rezistencë.

Pepnikaj kërkohej që prej majit 2026, pasi Gjykata e Tiranës i caktoi masën “arrest me burg” për mashtrim kompjuterik dhe pastrim parash.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vilën ku qëndronin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, si dhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar cannabis sativa.

Lexo edhe
Kronikë

Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë

Kronikë

Projektligji/ Lehtësi të reja fiskale për industrinë ushtarake në vend: Zero TVSH për importet e shitjet, përjashtim edhe nga taksat vendore

Tags: #Armë #arrest me burg #Arrestimit #Burg #Call center #Dhermi #Granit Pepnika #Mashtrim #redion rexhmati #Vlore #xhoni hitaj

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
  • Projektligji/ Lehtësi të reja fiskale për industrinë ushtarake në vend: Zero TVSH për importet e shitjet, përjashtim edhe nga taksat vendore
  • Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim
  • Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’
  • Dështon protesta kombëtare e Berishës, as 20 mbështetës nuk i përgjigjen thirrjes! Paradite, demokratët e flamingot sulme me vezë e gurë policisë, 8 të shoqëruar (PAMJET ME DRON)
Nga të njëjtat tag-e
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
  • Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
  • Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen
  • Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën
  • 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’ 6 lexime · 13 orë më parë
  2. 02
    Politikë Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Ekonomi Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin 2 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë 2 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Sociale Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën 1 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve 1 lexime · 12 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë

Gjykata e Korçës ka dënuar me 7.4 vjet burg Stiljan Pashon, ish-zv.drejtor i kufirit në qarkun e Korçës.…

• 13 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Projektligji/ Lehtësi të reja fiskale për industrinë ushtarake në vend: Zero TVSH për importet e shitjet, përjashtim edhe nga taksat vendore

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes propozojnë ndryshime në ligjin për prodhimin dhe tregtimin e…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
Kronikë

Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim

Prej orësh, në media qarkullojnë lajme se Inez Hajrulla, një prej personazheve më të kërkuara nga drejtësia shqiptare,…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by