Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me ullishte në zonën e Drizës në Fier. Deri më tani dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme.
Ishin erërat e forta që përhapën flakët ndërsa zjarri rrezikuan dhe depot qendrore të furnizimit me ujë të qytetit të Fierit, por zjarri aty u neutralizuara. Rreziku i kanoset dhe banesave pranë si dhe bizneseve në zonë.
Situata vijon të jetë jashtë kontrolli ndërsa është dashur ndërhyrja nga ajri me helikopterë. Për shkak të situatës serioze, është bllokuar qarkullimi i automjeteve në aksin Qafa e Koshovicës – Cakran.
Në afërsi të banesave janë dislokuar ambulanca dhe policia ndërsa tashmë prioritet po i jepet mbrojtjes së banesave.
Lajmi në përditësim…
Zjarri në Drizë të Fierit, nis ndërhyrja nga ajri (VIDEO)
Zjarri në Drizë të Fierit, ka zgjeruar shtrirjen e tij për shkak të bimësisë dhe erës.
Për neutralizimin e zjarrit përveç zjarrfikësve po ndërhyhet edhe nga ajri.
Zjarri në Fier, përgjegjësi i sektorit të mbrojtjes civile: Situata mbetet problematike! Në fokus mbrojtja e banesave (VIDEO)
Përgjegjësi i sektorit të mbrojtjes civile pranë Prefekturës Fier tha se vatra e zjarrit mbetet problematike për shkak se banesat janë pranë zonës së ullishteve.
“Situata është problematike, është një vatër zjarri që ka marrë një shtrirje të gjerë për shkak të bimësisë dhe erës. Jemi të fokusuar në mbrojtjen e banesave, pasi këtu ëshjë një zonë e banuar. Në vendngjarje ndodhen 10 automjete zjarrfikëse dhe 50 efektivë”, tha Kreshnik Ymeraj.
Xh.K/Shqiptarja.com




