Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Arrestimi jo proporcional, përfaqësuesit ligjorë të Veliajt për vendimin e Kushtetueses: Gjykata e Lartë të urdhërojë lirimin e menjëhershëm
Kronikë

Arrestimi jo proporcional, përfaqësuesit ligjorë të Veliajt për vendimin e Kushtetueses: Gjykata e Lartë të urdhërojë lirimin e menjëhershëm

• 6 Korrik, 2026 • 5 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar Gjykatën e Lartë që të rishqyrtojë vendimin për masën ‘arrest me burg’, e dhënë për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Pesë nga tre gjyqtarët e Kushtetueses, e kanë cilësuar këtë masë si jo proporcionale gjithashtu dhe mbylljen në kafazin e qelqit gjatë seancave gjyqësore.

Këshilltarët ndërkombëtarë ligjorë të të parit të Tiranës Kasowitz dhe Mishcon de Reya, me anë të një deklarate publike, bëjnë thirrje për zbatim të menjëhershëm të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Read more:LIVE- “SPAK të kërkojë heqjen e imunitetit të Ramës dhe…”/ Protestuesit shpalosin kërkesat e tyre: Nga qeveria teknike 1-vjeçare te Referendumi! Të sekuestrohen pasuritë e politikanëve që…

“Pasi Gjykata e Lartë e Shqipërisë të kryejë me besnikëri rishikimin e kërkuar nga vendimi i sotëm, të peshojë me kujdes secilën nga mangësitë e identifikuara nga Gjykata Kushtetuese, dhe të zbatojë standardet përkatëse, ne presim plotësisht që ajo të konkludojë se vazhdimi i paraburgimit të Kryebashkiakut Veliaj nuk mund të mbështetet në mënyrë kushtetuese dhe do të urdhërojë lirimin e tij të menjëhershëm”, thuhet në deklaratë.

Deklarata e plotë

“Gjykata Kushtetuese meriton vlerësime për zbatimin e kujdesshëm, të pavarur dhe parimor të Kushtetutës së Shqipërisë. Ky është vendimi i dytë ku Gjykata Kushtetuese njeh mangësi të konsiderueshme kushtetuese në trajtimin që Shteti ka kryer ndaj Kryebashkiakut Veliaj.

Read more:“Njëri nga të shoqëruarit vuan nga epilepsia, nuk duhet të mbahet në paraburgim/Avokati: Policia ka ngritur akuza të njëjta pavarësisht se disponon pamje, të vlerësohen rrethanat ligjore

Gjykata Kushtetuese ka kryer saktësisht funksionin që i është besuar nga Kushtetuta e Shqipërisë: sigurimin që, edhe në çështje që përfshijnë zyrtarë publikë dhe pretendime për sjellje kriminale, garancitë kushtetuese mbeten plotësisht të zbatueshme. Të drejtat kushtetuese ekzistojnë pikërisht për të siguruar që çështjet e vështira të vendosen sipas ligjit dhe jo sipas oportunitetit.

Read more:LIVE TV- Çështja Balluku/ Braho te ‘Ligjet’: Mungesa e masës dëmton hetimin, për ne deputeti nuk duhet të ketë imunitet! Mandati i prokurorëve? Përfundimi cenon vijimësinë e hetimeve

Ky vendim përforcon një parim që ndahet nga demokracitë kushtetuese në të gjithë Evropën dhe në Shtetet e Bashkuara: liria personale nuk mund të kufizohet pa shqyrtim gjyqësor rigoroz dhe pa respektim besnik të garancive kushtetuese. Tani Gjykata Kushtetuese ka kërkuar pikërisht atë rishikim të thelluar, dhe një anëtar i Gjykatës doli në përfundimin se provat nuk arritën kurrë të plotësonin standardin kushtetues të nevojshëm për të justifikuar paraburgimin e Kryebashkiakut Veliaj që në fillim. Pasi Gjykata e Lartë e Shqipërisë të kryejë me besnikëri rishikimin e kërkuar nga vendimi i sotëm, të peshojë me kujdes secilën nga mangësitë e identifikuara nga Gjykata Kushtetuese, dhe të zbatojë standardet përkatëse, ne presim plotësisht që ajo të konkludojë se vazhdimi i paraburgimit të Kryebashkiakut Veliaj nuk mund të mbështetet në mënyrë kushtetuese dhe do të urdhërojë lirimin e tij të menjëhershëm.

Kur këto mangësi kushtetuese të merren parasysh, bashkë me përdorimin e identifikuar publikisht të dy paditësve fiktivë të pretenduar, ekzistenca e të cilëve nuk është vërtetuar kurrë, dhe pjesëmarrjen e një prokurori i cili pranoi se i mungonin kualifikimet ligjore të kërkuara për të qëndruar në detyrë, gjyqësorit shqiptar duhet përfundimisht t’i kërkohet të përcaktojë nëse efekti kumulativ i këtyre mangësive ka komprometuar aq shumë integritetin e këtyre proceseve sa ndjekja penale mund të vazhdohet në përputhje me garancitë e një procesi të rregullt ligjor, Kushtetutën e Shqipërisë, dhe Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Read more:“Na e bëj hallall po s’ka mëshirë”/ Protestuesi: Rama ka frikë të japë dorëheqjen se e pret burgu! I lutet OKB-së për një post që t’u shpëtojë prangave

Si përfundim, sundimi i ligjit matet jo nga të drejtat kushtetuese të shkruara në letër, por nga gatishmëria e gjykatave të pavarura për t’i zbatuar këto të drejta atëherë kur zbatimi i tyre është më i vështirë. Gjykatat e pavarura që zbatojnë me besnikëri parimet kushtetuese, pa frikë dhe pa favorizim, janë të domosdoshme për qeverisjen demokratike, besimin publik në administrimin e drejtësisë, dhe mbrojtjen e lirive themelore të çdo qytetari. Ne mbetemi me shpresë se institucionet gjyqësore të Shqipërisë do të mbështesin këto parime kushtetuese të qëndrueshme.”

Lajmi në përditësim…

Lexo edhe
Kronikë

Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO)

Kronikë

Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë

Tags: #arrest me burg #Burg #Detyrë #erion veliaj #Gjykata #gjykata e larte #gjykata kushtetuese #Kasowitz LLP

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO)
  • Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
  • Projektligji/ Lehtësi të reja fiskale për industrinë ushtarake në vend: Zero TVSH për importet e shitjet, përjashtim edhe nga taksat vendore
  • Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim
  • Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’
Nga të njëjtat tag-e
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
  • Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
  • Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen
  • Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide
  • Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’ 11 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog 3 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Politikë Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO) 2 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Politikë 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma 2 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut 2 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO)

TIRANË– Prej 7 orësh, në qendër të Tiranës po zhvillohet një guerrilje urbane, pas një proteste të thirrur…

• 22 orë më parë • 21 min lexim
Kronikë

Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë

Gjykata e Korçës ka dënuar me 7.4 vjet burg Stiljan Pashon, ish-zv.drejtor i kufirit në qarkun e Korçës.…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Projektligji/ Lehtësi të reja fiskale për industrinë ushtarake në vend: Zero TVSH për importet e shitjet, përjashtim edhe nga taksat vendore

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes propozojnë ndryshime në ligjin për prodhimin dhe tregtimin e…

• 3 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin