Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Pas lindjes së fëmijës, GJKKO rrëzon kërkesën e Xoxës për pezullimin e shqyrtimit gjyqësor me 2 muaj! Shtyhet seanca, pezullohen afatet e paraburgimit për Veliajn
Kronikë

Pas lindjes së fëmijës, GJKKO rrëzon kërkesën e Xoxës për pezullimin e shqyrtimit gjyqësor me 2 muaj! Shtyhet seanca, pezullohen afatet e paraburgimit për Veliajn

• 7 Korrik, 2026 • 8 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË– Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të bashkisë së Tiranës, i kërkoi Gjykatës së Posaçme pezullimin me 63 ditë të shqyrtimit gjyqësor pasi më 29 qershor u bë nënë për herë të dytë. Mbrojtja e Xoxës argumentoi se pas lindjes me operacion, ajo nuk mund të ushtrojë në mënyrë efektive të drejtën e mbrojtjes dhe kërkoi shtyrjen e procesit deri në përfundimin e lejes së lindjes.

“Vullneti i znj. Xoxa është ai i shprehur në kërkesën drejtuar gjykatës. Ajo ka qenë në pamundësi për t’u njohur me përmbajtjen e tyre. Edhe më parë ka qenë me raport mjekësor, por ne kemi përgatitur dhe kemi punuar për kërkesat paraprake. E pandehura ka shprehur qëndrimin e saj, duke bërë të ditur faktin se më 29 qershor ka kryer lindje me operacion dhe nuk mund të komunikojë lirshëm dhe privatisht me mbrojtësit, ndaj nuk mund të realizohet një mbrojtje efektive. Kërkohet shtyrja e seancës deri në përfundimin e raportit të paaftësisë për punë. Sipas Kodit të Punës, kërkohet shtyrja e procesit deri në shuarjen e kësaj problematike. Ligji garanton 63 ditë leje pas lindjes. Sa më sipër, në këtë situatë faktike, duke qenë në pamundësi për të siguruar një mbrojtje efektive, kërkohet pezullimi i procesit, bazuar në të drejtën e çdo nëne”, tha avokati Gurali Brahimllari.

Përmes një deklarate të lexuar në sallën e gjyqit, Ajola Xoxa kërkoi të ishte personalisht e pranishme në proces.

“Kërkoj të jem personalisht e pranishme dhe nuk autorizoj mbrojtësit e mi të vijojnë mbrojtjen time pa praninë time”, ka thënë Xoxa përmes një deklarate.

Read more:Kërkoi shfuqizimin e vendimit të GJKKO për kalimin e dosjes në gjyq, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Erion Veliajt

Por, Prokuroria e Posaçme e kundërshtoi kërkesën. Altin Dumani argumentoi se ligji parashikon shtyrjen e seancës, por jo pezullimin e gjykimit për shkak të lejes së lindjes. Prokurori Dumani tha se gjykimi ka nisur që muajin shtator, por Xoxa asnjëherë nuk është paraqitur në gjyq, duke shtuar se nëse GJKKO e konsideron të domosdoshme praninë e saj në seanca, atëherë çështja ndaj saj të ndahej.

“Ne mendojmë se janë kushtet për vijimin e procesit gjyqësor. Lidhur me kërkesën e Xoxës, ligji i referohet shtyrjes së seancës, ndërsa avokatët kanë kërkuar pezullimin e gjykimit deri në përfundimin e lejes së lindjes. Ligji nuk parashikon diçka të tillë. Por jemi në kushtet kur e pandehura shprehet se dëshiron të jetë e pranishme. Ky shqyrtim gjyqësor ka nisur në shtator të vitit të kaluar dhe ajo nuk ka qenë e pranishme në asnjë seancë. Nëse gjykata e konsideron të nevojshme praninë e Xoxës, atëherë të ndahet çështja për të”, tha Altin Dumani.

Mbrojtja kundërshtoi argumentin e SPAK se mungesat e mëparshme të Xoxës në seanca mund të përdoren si arsye për rrëzimin e kërkesës.

Read more:Gjyqi kundër Dados/ Veliaj: Kushtetuesja e cilësoi arrestimin tim joproporcional, Dado me kufizoi lirinë dhe mandatin! Shtyhet seanca në Administrative

Gurali Brahimllari:Kundërshtojmë qëndrimin e Prokurorisë, pasi ligji parashikon zhvillimin e pandërprerë të gjykimit. Megjithatë, pezullimi i shqyrtimit parashikohet në raste të caktuara, si kur kryhet një ekspertim apo një vlerësim i gjendjes mendore të të pandehurit. Pra, ka raste kur pezullimi përcaktohet shprehimisht. Në kushtet kur nëna ka kryer lindje me prerje cezariane, jemi në një situatë të tillë. Përderisa ajo është me raport mjekësor, të përcaktuar nga mjeku, si çdo nënë në Republikën e Shqipërisë, kërkojmë të pranohet kërkesa për shtyrjen dhe pezullimin e procesit. Nëse gjykata vlerëson ta ndajë çështjen, kjo nuk do të ishte ekonomike.

Maksim Haxhia: Nuk është argument fakti që herë vjen e herë nuk vjen. Kjo nuk ka lidhje.

Gurali Brahimllari:Nëse gjykata vlerëson ta ndajë çështjen, le ta ndajë, por synimi ynë është garantimi i një mbrojtjeje efektive. Ajo është në bashkëpunim me bashkëshortin dhe të pandehurit e tjerë, ndaj çështja nuk mund të ndahet. Megjithatë, vendimin e ka gjykata.

Pasi u tërhoq për vendim, GJKKO rrëzoi kërkesën për pezullimin e gjykimit me 2 muaj, por vendosi të shtyjë seancën e sotme me arsyetimin se duhet t’i japë Xoxës mundësinë reale për të qenë e pranishme në proces. Sipas trupit gjykues, raporti i barrëlindjes nuk përbën raport paaftësie për punë, ndaj nuk ekziston baza ligjore për pezullimin e gjykimit.

Read more:Simbol i protestës me djalin e tij të paralizuar, lirohet Altin Hila, thirrja për kryeministrin Rama: Reflekto!

“Gjykata pasi shqyrtoi kërkesën e Ajola Xoxës, konstaton se e pandehura, që nga paraqitja e kërkesës për gjykim, gjatë shqyrtimit në themel dhe para këtij trupi gjykues, nuk ka marrë pjesë në asnjë seancë dhe është përfaqësuar nga avokatët.

Nga ana tjetër, gjykata konstaton se provohet se Xoxa ka sjellë në jetë një fëmijë me lindje me operacion. Për t’i dhënë mundësinë reale që të jetë e pranishme në proces, gjykata vendos të shtyjë seancën dhe rrëzon kërkesën për pezullimin e gjykimit.

Nisur nga fakti se është paraqitur vetëm raporti i barrëlindjes, i cili nuk përbën raport paaftësie për punë, gjykata vendos të pezullojë afatet për të paraburgosurit nga kjo seancë deri në seancën e ardhshme, e cila do të zhvillohet më 21 korrik, në orën 10:00”, arsyetoi gjykata.

Read more:“Rama ose të largohet, ose ta arrestojë SPAK-u që të mos përfundojë si Çaushesku”/ Pedagogu: Kadastrat kërkojnë 20 mijë euro korrupsion për regjistrimin e pronave. Ligji i ri i arsimit çimenton rektorët vasalë

Seanca e radhës u caktua më 21 korrik në orën 10:00, ndërsa deri atëherë u pezulluan sërish afatet e paraburgimit për Erion Veliajn.

“Është një praktikë që po e ndjekim në vijim. Kemi ankimuar vendimet e gjykatës për pezullimin e afateve të paraburgimit. Është procedurë antikushtetuese. Një ndër kërkesat e kemi në Gjykatë të Lartë. Është edhe një Gjyqtari i Apelit që ka çuar në Kushtetuese pikërisht këtë precedent. Ne do vijojmë kërkesat tona deri kur në kushtetuese të marrim atë që na takon”, tha avokati i Veliajt, Plarent Ndreca pas përfundimit të seancës.

Vetë Veliaj nuk ishte i pranishëm as në këtë seancë pasi refuzon të qëndrojë në kafazin e qelqtë.

Read more:Zbardhet vendimi i Kushtetueses për Veliajn: Gjykata e Lartë nuk ka analizuar në mënyrë të individualizuar të gjitha pretendimet e ngritura në rekurs

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.


Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 13:16

Pezullimi i afateve të paraburgimit për Veliajn, Ndreca: Vendim antikushtetues, do ta ndjekim në Gjykatën e Lartë dhe në Kushtetuese

1783420009_plarentndrecagjyqiperdosjenveliaj.png

Avokati mbrojtës, Plarent Ndreca e ka quajtur antikushtetues vendimin për pezullimin e afateve të paraburgimit për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Pas seancës së sotme në GJKKO, Ndreca tha se praktika do të ndiqet në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese, të cilat duhet të japin vlerësimin e tyre bazuar në Kushtetutë.

“Kemi ankimuar të gjitha vendimet që ka marrë gjykata për pezullimin e afateve të paraburgimit. Sigurisht, është një procedurë krejtësisht antikushtetuese. Një ndër kërkesat tashmë e kemi në Gjykatë të Lartë. Besoj se Gjykata e Lartë duhet të vlerësojë bazuar në Kushtetutë pasojat e këtyre lloj vendimesh, që tashmë janë krijuar si precedent. Në dijeninë time është edhe një gjyqtar i gykatës së Apelit të Posaçëm që e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese pikërisht këtë proces, këtë precedent, dhe ne do të vijojmë kërkesat tona deri kur në Gjykatën Kushtetuese të marrim atë që na takon, siç kemi bërë në vijim, dhe siç ka rezultuar që kemi pasur të drejtë sa herë ne kemi ngritur pretendime që kanë lidhje me respektimin e standardit kushtetues”, tha ai.

Lexo edhe
Kronikë

Aksion për lirimin e hapësirave publike në Tale të Lezhës, gjobiten 2 subjekte private! Sekuestrohen dhjetëra çadra e shezlonge

Kronikë

Gjyqi ndaj Metës, ish-presidenti kërkon 134 dëshmitarë në GJKKO

Tags: #Ajola Xoxa #erion veliaj #Femije #GJKKO #Gjykata #gjykata e larte #gjyqi per dosjen Veliaj #Gurali Brahimllari #ols dado #spak

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksion për lirimin e hapësirave publike në Tale të Lezhës, gjobiten 2 subjekte private! Sekuestrohen dhjetëra çadra e shezlonge
  • Gjyqi ndaj Metës, ish-presidenti kërkon 134 dëshmitarë në GJKKO
  • Vrau dy basketbollistët e ‘Skënderbeut’ në vitin 2004, Gjykata e Elbasanit shpëton nga burgimi i përjetshëm Damiano Toshin! Prokuroria paralajmëron ankimim
  • Zjarr në një hapësirë me bimësi në Ulëz, flakët favorizohen nga temperaturat e larta dhe era e fortë
  • U rrëzua teksa kulloste bagëtitë në mal, bariu transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës (EMRI)
Nga të njëjtat tag-e
  • “Balluku u mbrojt nga Parlamenti, 23 rrugë me vlerë qindra mln euro u shembën”, Këlliçi nga PE: Integrimi i Shqipërisë në rrezik nga korrupsioni dhe krimi i organizuar
  • Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuar dhe njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë/ Sala: Çdo familje duhet të ndiejë mbështetje konkrete nga shteti
  • Gjyqi ndaj Metës, ish-presidenti kërkon 134 dëshmitarë në GJKKO
  • Vrau dy basketbollistët e ‘Skënderbeut’ në vitin 2004, Gjykata e Elbasanit shpëton nga burgimi i përjetshëm Damiano Toshin! Prokuroria paralajmëron ankimim
  • Bizneset në Vlorë me punonjës të huaj: Kushte të kënaqshme! Të ardhmen e shohim në Shqipëri
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 26 lexime · 12 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Më larguan nga puna sepse nuk sigurova 5 vota nga diaspora”/ Arsimtari: Rama jo të dorëhiqet, por jemi bërë ta zëmë për fyti! Qeverisemi nga një organizatë kriminale 20 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Rrahën shoqen dhe e filmuan, nën hetim tri vajzat në Fier! Arrestohet njëra prej tyre, 15-vjeçarja kishte dhunuar edhe nënën (VIDEO) 17 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Do të vijë dita që Rama ta dorëzojë telefonin në SPAK”/ Havari: Nëpunësit që ndërhynë në ligj duhet të hetohen si Balluku, kanë bërë akt kriminal 14 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 14 orë më parë
  6. 06
    Politikë Mit’hat Havari: Protesta qytetare po vijon misionin e papërmbushur të ‘90-ës. Të heqim kastën e vjetër, sundohemi nga fëmijët e bolshevikëve 10 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë 4 mln euro për koncertin e Kanye West, Kapri nxjerr videon: Kush gënjen Rama apo ministrja? 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Aksion për lirimin e hapësirave publike në Tale të Lezhës, gjobiten 2 subjekte private! Sekuestrohen dhjetëra çadra e shezlonge

Pas ndërhyrjes në bregdetin e Shëngjinit, aksioni për lirimin e hapësirave publike ka vijuar edhe në plazhin e…

• 9 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Gjyqi ndaj Metës, ish-presidenti kërkon 134 dëshmitarë në GJKKO

Sot në orën 10:00 në GJKKO mbahet seanca e radhës për Ilir Metën lidhur me akuzat për korrupsion,…

• 38 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Vrau dy basketbollistët e ‘Skënderbeut’ në vitin 2004, Gjykata e Elbasanit shpëton nga burgimi i përjetshëm Damiano Toshin! Prokuroria paralajmëron ankimim

Gjykata e Shkallës së Parë të Elbasanit ka shpallur dënimin përfundimtar me 25 vite për Damiano Toshin, i…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by