Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Fushë-Krujë/ Drogë e organizim i paligjshëm i lojërave të fatit, në pranga një efektiv policie e 2 persona të tjerë (EMRAT)
Kronikë

Fushë-Krujë/ Drogë e organizim i paligjshëm i lojërave të fatit, në pranga një efektiv policie e 2 persona të tjerë (EMRAT)

• 8 Korrik, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një punonjës së Policisë së Shtetit është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore i akuzuar për shpërdorim detyre e organizim të paligjshëm ose ushtrim i lojërave të fatit.

Lutfi Dervishi me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, mbulon qytetin e Fushë-Krujës ku dy persona të tjerë, gjithashtu të arrestuar, ushtronin veprimtarinë e paligjshme.

Të arrestuar janë Sabah Stafuga dhe Fatmir Stafuga të akuzuar për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit në banesën e efektivit të policisë, u gjet e u sekuestruan 119 fishekë model 9mm ndërsa në objektin e dy të arrestuarve u sekuestruan pajisje elektronike, qese paketimi për lëndë narkotike, servera, e materiale të tjera.

Njoftimi i AMP

Në vijim të operacionit të koduar “Basti i Fundit”, si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera, u arrestuan në flagrancë një punonjës policie dhe dy shtetas.

Read more:Lutfi Dervishi: Qeli ‘all inclusive’

Lutfi Dervishi me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, me zonë mbulimi qytetin e Fushë-Krujës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, të parashikuara nga nenet 248 dhe 197 të Kodit Penal.

Gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 119 fishekë model 9mm.

Sabah Stafuga, banues në Arrameras, Fushë-Krujë, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, i padënuar më parë.

Fatmir Stafuga, banues në Arrameras, Fushë-Krujë, me shtetësi dhe kombësi shqiptare.

Arrestimi i shtetasve Sabah Stafuga dhe Fatmir Stafuga u krye për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 197 dhe 283 të Kodit Penal.

Read more:Afera Partizani/ Ish-ministri i Mbrojtjes Oketa mbron Berishën dhe mohon presionet! Gjenerali Qirjazi e akuzon se e kërcënoi në zyrë: Firmose me urgjencë privatizimin se ma kërkojnë (VIDEO)

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet objekt hetimi, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

* 4 pajisje elektronike (makineta) të dyshuara për ushtrimin e lojërave të fatit;

* 2 serverë/njësi kompjuterike, të dyshuara se përdoreshin për aktivitetin e kundërligjshëm;

* 1 pajisje DVR;

* 5 qese me mbështjellje plastike, që përmbanin lëndë të dyshuar narkotike, me peshë totale 2.22 gramë;

Read more:Përplasje fatale në aksin e vjetër Fushë-Krujë–Laç, humb jetën motoristi (EMRI)

* 6 qese të vogla plastike, që përmbanin lëndë të dyshuar narkotike, me peshë totale 4.41 gramë;

* 3 aparate telefonike celulare.

Veprimet hetimore vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së kundërligjshme, identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë, si dhe evidentimin dhe dokumentimin e çdo rasti të favorizimit, mbështetjes apo mosveprimit nga punonjës të strukturave ligjzbatuese.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet e vendosur në përmbushjen e përgjegjësive të saj ligjore, duke zbatuar standard të barabartë përpara ligjit dhe tolerancë zero ndaj çdo punonjësi që, në kundërshtim me detyrën dhe përgjegjësinë publike, përfshihet, favorizon apo mbështet veprimtari të kundërligjshme.

——————————-

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Atentati ndaj gazetarit të RAITre Ranucci jo nga shqiptarët, por nga miku i tij që planifikonte ta fuste nga gazetaria në politikë

Kronikë

E kapi duke pirë hashash, 17-vjeçari plagos me thikë xhaxhanë në Tiranë

Tags: #AMP #Detyrë #Durres #Fatmir Stafuga #fushe kruje #krujë #Lojera fati #Lutfi Dervishi #Sabah Stafuga

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Atentati ndaj gazetarit të RAITre Ranucci jo nga shqiptarët, por nga miku i tij që planifikonte ta fuste nga gazetaria në politikë
  • E kapi duke pirë hashash, 17-vjeçari plagos me thikë xhaxhanë në Tiranë
  • Trafiku i mbi 8 tonëve drogë nga Amerika Latina drejt Europës, SPAK dërgon për gjykim 15 të pandehurit, mes tyre vëllezërit Hoxhosmani e bosi i ‘Cincos’
  • Dyshimet për tjetërsim pronash, arrestohet zv.drejtori i Kadastrës në Dibër, Daniel Gjura
  • Zjarr i përmasave të mëdha në zonën e Porto Palermos, zjarrfikëset në vendngjarje
Nga të njëjtat tag-e
  • Belinda Balluku drekon me biznesmenin izraelit Ron Yeffet, miku i Ramës i përfolur në media për mashtrime dhe interesa te armatimet e nafta në Shqipëri (FOTO+VIDEO)
  • Belinda Balluku drekon me biznesmenin izraelit Ron Yeffet, miku i Ramës i përfolur për mashtrime dhe interesa te armatimet e nafta në Shqipëri (FOTO+VIDEO)
  • Motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit, financuar nga pasuritë të konfiskuara, Hita: U mundësojnë efektivëve të ndërhyjnë më shpejt në raste emergjente
  • Arratisja e Hasan Verracakut në Shkodër, gjykata cakton masën ‘detyrim paraqitje’ për 4 policët
  • Fushë-Krujë/ AMP zbulon një lokal ku vendoseshin baste sportive! Nisin hetimet nëse policia ka qenë në dijeni (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Më kanë kërcënuar me fëmijën tim 1-vjeçar, intimidime edhe në lagje”/ Aktivisti bën denoncimin e fortë: Aktet e dhunës i nxit qeveria për të ndaluar protestën 24 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën”! Shqiptarët kërkojnë sot atë që Rama kërkonte kur ishte në opozitë (VIDEO) 23 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Shqiptarët 37 ditë revoltë për largimin e Ramës/ Ambasadori gjerman reagon për protestat paqësore: Mbështesim ata që qëndrojnë për të kërkuar zbatimin e ligjit 16 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Sulmet personale nga Rama dhe Balla pas denoncimit për Porto Palermon”/ Muka: Intimidim i përqëndruar, kërkojnë të bëjnë shembuj 15 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Do të vijë dita që Rama ta dorëzojë telefonin në SPAK”/ Havari: Nëpunësit që ndërhynë në ligj duhet të hetohen si Balluku, kanë bërë akt kriminal 14 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Rrahën shoqen dhe e filmuan, nën hetim tri vajzat në Fier! Arrestohet njëra prej tyre, 15-vjeçarja kishte dhunuar edhe nënën (VIDEO) 14 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Tërmeti tek Aruba / SMS nga Sky: Ahmetaj, ç’a thotë Derman? Ke folur…do fakte, projekte serioze 13 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Atentati ndaj gazetarit të RAITre Ranucci jo nga shqiptarët, por nga miku i tij që planifikonte ta fuste nga gazetaria në politikë

Ishte gjysma e dytë e vitit 2025 kur Report i gazetarit të Rai3 Sigfrido Ranucci po investohej me…

• 14 minuta më parë • 6 min lexim
Kronikë

E kapi duke pirë hashash, 17-vjeçari plagos me thikë xhaxhanë në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 16-vjeçar pasi ka plagosur me thikë xhaxhain e tij. Burime bëjnë me…

• 14 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Trafiku i mbi 8 tonëve drogë nga Amerika Latina drejt Europës, SPAK dërgon për gjykim 15 të pandehurit, mes tyre vëllezërit Hoxhosmani e bosi i ‘Cincos’

Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim dosjen e grupit kriminal prej 15 personash të dyshuar si autorë…

• 1 orë më parë • 10 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by