Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “’The Albanian Files’ dëshmi e falsifikimeve, pastrimit të parave dhe krimit”/ Këlliçi në PE: Shqiptarët në shesh s’i ka nxjerrë as Moska e as Irani, por korrupsioni i qeverisë së Ramës
Politikë

“’The Albanian Files’ dëshmi e falsifikimeve, pastrimit të parave dhe krimit”/ Këlliçi në PE: Shqiptarët në shesh s’i ka nxjerrë as Moska e as Irani, por korrupsioni i qeverisë së Ramës

• 8 Korrik, 2026 • 8 min lexim • 👁 9
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Belind Këlliçi, ka ngritur në Parlamentin Europian çështjen e protestave të zhvilluara në Tiranë, duke deklaruar se ato janë një reagim qytetar ndaj korrupsionit dhe qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij në Komitetin e përbashkët të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, Këlliçi tha se prej 38 ditësh qytetarë shqiptarë po protestojnë në sheshet e Tiranës, në atë që e cilësoi si “Revolucioni i Flamingove”.

“Për herë të parë që prej rrëzimit të diktaturës, sheshi shqiptar nuk i përket më asnjë partie politike, por çdo qytetari që kërkon ndryshim”, deklaroi Këlliçi para eurodeputetëve.

Ai kundërshtoi akuzat se protestat janë nxitur nga faktorë të huaj, duke thënë se ato nuk janë organizuar nga Rusia apo Irani, por janë një reagim i brendshëm ndaj problemeve të vendit.

“Kjo protestë nuk është e nxitur nga Moska, nga Irani apo nga çdo ‘armik i jashtëm’. Është një reagim demokratik dhe paqësor ndaj korrupsionit të qeverisë”, u shpreh deputeti demokrat.

Read more:VIDEO/ Rama kërkon të marrë vëmendje me atletet e bardha, Trump e injoron, Mark Rutte qesh

Në fjalën e tij, Këlliçi foli edhe për librin “The Albanian Files”, të cilin e cilësoi si një dëshmi të modelit të qeverisjes së Edi Ramës.

Ai akuzoi qeverinë për përdorimin e ligjeve speciale, ndryshimeve territoriale dhe vendimeve administrative për favorizimin e projekteve të caktuara.

Fjala e plote;

Të nderuar Eurodeputetë,
Të nderuar anëtarë të këtij Komiteti,

Që nga takimi ynë i fundit në Tiranë, kanë ndodhur shumë ngjarje që duhen mbajtur shënim në këtë komitet të përbashkët të stabilizim asocimit.

Read more:Protestuesit kërkojnë kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Balla i refuzon: Distancohuni nga Irani dhe Rusia! Mos u lodhni, kufizimin e bën vota e popullit

Para se të flas vetëm për rendin e ditës, duhet të flas për diçka që i tejkalon të gjitha këto: sheshin.

Prej më shumë se një muaji, 38 ditë, dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë dalin çdo ditë në rrugët e Tiranës, në atë protestë çka tashmë quhet “Revolucioni i Flamingove”. Dhe unë ju them sot, pa asnjë ekzagjerim: kjo është ngjarja më e bukur dhe më e fuqishmja në historinë postkomuniste të vendit tim.

Sepse për herë të parë që prej rrëzimit të diktaturës, sheshi shqiptar nuk i përket më asnjë partie politike, por çdo qytetari që kërkon ndryshim. Çdo kauzë që opozita ka ngritur vite me radhë, nga shteti i kapur, tek manipulimi zgjedhor, kriminalizimi i ekonomisë, shëndetësia, arsimi, varfëria, shpopullimi, e deri tek mbytja e zërit qytetar, sot nuk janë më vetëm “çështje të opozitës”.

Janë çështje të sheshit, të shqiptarëve të mirë e të ndershëm, të rinisë që ka zgjuar shpresën duke i dalë zot vetes dhe vendit. Dhe kur një popull përqafon të njëjtën të vërtetë, asnjë propagandë qeveritare dhe asnjë teori komploti, nuk mund ta zëvendësojë apo tjetërsojë më atë të vërtetë.

Dijeni se kjo protestë nuk është e nxitur nga Moska, nga Irani apo nga çdo “armik i jashtëm” siç ka tentuar ta paraqesë qeveria shqiptare. Është reagim demokratik, paqësor që u rikthehet vlerave themelore perëndimore, pikërisht ajo lloj energjie qytetare që Bashkimi Europian duhet ta mbrojë, me vendosmëri absolute. Kur qeveria në Tiranë përpiqet ta kriminalizojë protestën, është detyra jonë si deputetë përfaqësues, por edhe e këtij forumi të përbashkët që të mos heshtë.

Read more:“6 deputetë gati të heqin dorë e të çojnë në votëbesim qeverinë”/ “Shpërthen” protestuesi: Rama po të vjen ora! Boll iu solle si tiran

Tani do t’ju njoh me zhvillimin më të ri, librin “The Albanian Files”, dëshmia më flagrante e modelit të qeverisjes së Edi Ramës; përmes ligjeve speciale, tjetërsimit të tokave publike, falsifikimit të regjistrave kadastrale, vendimeve të manipuluara gjyqësore, pastrimit të parave, kriminalizimit të ekonomisë, duke i shitur këto si model zhvillimi.

Libri dokumenton 523 projekte arkitekturore të zhvilluara ose të planifikuara në Shqipëri, të hartuara nga disa arkitektë ndërkombëtarë të përzgjedhur personalisht nga kryeministri, siç pohojnë vetë ata në këtë libër. Në çdo projekt shfaqet i njëjti emër: Edi Rama.

Ai paraqitet si promotori, ndërmjetësi dhe garantuesi politik i tyre. Kjo e faktuar edhe nga përgjimet Sky, EncroChat, të sjella në Shqipëri nga partnerët europianë. Në këto përgjime grupet kriminale diskutojnë se janë takuar me Kryeministrin, janë dakordësuar për lejet e ndërtimit, por presin emrin e arkitektit të huaj që do përcaktojë ai. Këto janë pjesë e dosjeve hetimore të SPAK, të bëra publike nga vetë institucioni, ku mes tyre “shkëlqen” dosja Aruba.

Edi Rama ka vënë në dispozicion pronën publike, ka ndryshuar planet territoriale, ka miratuar leje ndërtimi dhe, kur ka qenë e nevojshme, ka ndryshuar edhe vetë ligjet.

Read more:Sherr në GJKKO/ Meta i kujton Kryemadhit përqindjet e përfitimeve nga Shatku: Mbaj përgjegjësi vetë! Ish-deputetja: Bëhu ushtar i SPAK! Kreu i PL kërkon 130 dëshmitarë

Libri dokumenton projekte në zona që, në momentin kur janë projektuar, ishin të mbrojtura me ligj. Për shumë prej tyre rezulton se projektimi ka nisur 2–3 vite përpara se mazhoranca socialiste të ndryshonte me votat e saj ligjin për zonat e mbrojtura, në vitin 2024. Me fjalë të tjera, nuk ishin investitorët që iu përshtatën ligjit; ishte ligji që iu përshtat investitorëve.

Projektet e dokumentuara në libër shtrihen në disa nga pasuritë më të çmuara dhe të lakmuara të Shqipërisë: bregdetin e Jugut, Lagunën e Nartës, Karavastasë, Ranën e Hedhun, Talen dhe zona të tjera me rëndësi të jashtëzakonshme mjedisore dhe ekonomike, aty ku vlera e tokës është më e lartë.

Përfitoj nga rasti të përshëndes Parlamentin Europian që i ka trajtuar këto shqetësime të ngritura nga Partia Demokratike, përfshirë për ligjet klienteliste si ligji për investimet strategjike, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për portet, për Portin e Durrësit, për Teatrin Kombëtar, për Duranën, për Korporatën e Investimeve Shqiptare dhe akte të tjera të ngjashme, që janë miratuar me forcën e kartonave nga mazhoranca socialiste.

Por sot, nuk jemi vetëm ne. Nga protesta e qytetarëve në shesh, kanë dalë po të njëjtat kërkesa: ato nisin me dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe të gjithë qeverisë. Vendosjen e një qeverie kujdestare me mandat të qartë për të përgatitur vendin për zgjedhje të lira dhe të barabarta. Shfuqizimin e ligjeve të investimeve strategjike, ndryshimeve ligjore për zonat e mbrojtura, paketa e maleve, dhe ndryshimeve ligjore që lidhen me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Partia demokratike i ka propozuar në kuvend menjëherë këto ndryshime, por ato janë refuzuar nga mazhoranca socialiste që ka forcën dhe arrogancën e kartonave.

Read more:Tërmeti tek Aruba / SMS nga Sky: Ahmetaj, ç’a thotë Derman? Ke folur…do fakte, projekte serioze

Unë ju bëj thirrje: Së pari, insistoni që çdo hap drejt anëtarësimit të lidhet ngushtë me zbatimin e plotë dhe jo selektiv te ligjeve dhe standardeve europiane.

Së dyti, dëgjoni zërin e qytetarëve në sheshe. Ata nuk kërkojnë përjashtimin e Shqipërisë nga Europa, përkundrazi, janë forca më europiane që ka sot vendi ynë, sepse kërkojnë një Shqipëri që ndërtohet mbi vlerat europiane dhe jo mbi çmimin që paguan klienti më i pasur.

Së treti, partia demokratike në Shqipëri mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj rrugës europiane. Përkushtimi ynë është për integrim të vërtetë, të bazuar mbi punë të mira për vendin dhe vlerat që na bashkojnë, pra ajo që ju e quani Merit Based Process.

Shqipëria po ju shikon, dhe Europa e vërtetë sot gjendet në sheshet e Tiranës.

Lexo edhe
Politikë

“Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?

Politikë

Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin

Tags: #Arsimi #aruba #Bashkimi Europian #Edi Rama #Europa #Irani #Klienti #kuvend

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
  • “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër
  • “Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë
  • Balluku ndjek protestën tek News24, ironizon studenten por e ‘masakrojnë’ ndjekësit: Si mund të jesh ende e lirë dhe drejtësia s’të ka prekur? Të pret burgu (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
  • Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
  • Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër 13 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog 6 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO) 3 lexime · 24 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen? 3 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Teknologji ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional 3 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Politikë Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, i ftuar në Prime News24 komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se…

• 23 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin

Bashkimi Europian duhet të marrë përgjegjësi përballë zhvillimeve në Shqipëri dhe t’i kërkojë llogari kryeministrit Edi Rama për…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër

Gazetari Aulon Kalaja, duke folur në emisionin Prime News24 tha se kjo është protestja më e fuqishme që…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin