Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Mijëra shqiptarë bërtasin ‘Rama jepe dorëheqjen’”, Ngjela: Kryeministri ka përballë rininë e Tiranës, pushtetin e sheh si ‘tablonë’ e pikturës së tij
Politikë

“Mijëra shqiptarë bërtasin ‘Rama jepe dorëheqjen’”, Ngjela: Kryeministri ka përballë rininë e Tiranës, pushtetin e sheh si ‘tablonë’ e pikturës së tij

• 9 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike dhe protestave 40 ditore në Tiranë, duke kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela tha se Rama nuk po arrin të kuptojë mesazhin e protestuesve që prej ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij, ndërsa e përshkroi përplasjen aktuale si një ballafaqim mes “logjikës së rinisë universitare” dhe “botës së ngjyrave” të piktorit Edi Rama.

Read more:Gjyqi në GJKKO/ Avokati i ri i Metës kërkon pavlefshmëri të provave! Kreu i PL: Nuk e kam marrë dosjen e plotë

Sipas tij, Shqipëria ndodhet në një krizë morale, ndërsa kryeministri nuk largohet nga pushteti sepse, sipas tij, ende nuk e konsideron të përfunduar “tablonë” e pushtetit të tij personal.

Read more:“Po detyron edhe nxënës të shkojnë, e turpshme” Qytetari: Jo vetëm shqiptarët, por edhe të huajt e kanë bojkotuar koncertin. Rama dhe PS, do e mbushin me patronazhistët

Postimi i Ngjelës
Mijëra shqiptarë në Bulevardin kryesor të Tiranës bërtitën gjatë dje pasdite:
Rama jepe dorëheqjen.
Po Rama?
“Kam 83 deputetë”, përsëriste ai.
Ndërsa rinia universitare bërtiste në Bulevard:
Rama jepe dorëheqjen.
Po Rama?
Rama nuk kupton sepse arsyeja e tij nuk është e ndërtuar mbi logjikën e fjalës, por mbi impresionin personal të ngjyrës.
Aktualisht në Tiranë po ndeshen: fjala e rinisë së kryeqytetit dhe forca e ngjyrës së piktorit Edi Rama, i cili është kryeministri aktual i Shqipërisë.
Po Shqipëria?
Shqipëria është në krizë morale, sepse në kryeqytetin e saj, në Tiranë po ndeshet koloriti i një pikture abstrakte me dëshirën logjike tërësisht universitare që kërkon dorëheqjen e piktorit.
Por piktori Rama nuk e jep dorëheqjen sepse ai mendon se ende nuk e ka përfunduar tablonë e pikturës së tij për pushtetin e vet personal.
Por nuk mund ta fitojë piktura drejtimin e një qyteti.
Në një formë artistike, historia e ka provuar se një pikturë e famshme e ka drejtuar, por në një formë shtetërore, ajo nuk e ka drejtuar dot kurrë një shtet në një formë juridike drejtimi, por, si art figurativ, po, një pikturë e famshme e ka drejtuar: pse a nuk e ka pushtuar Pablo Pikaso Parisin, Francën dhe Evropën me pikturën e tij të famshme – Guernika ( Guernica)?

Lexo edhe
Politikë

“Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)

Politikë

6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma

Tags: #Edi Rama #Piktura #pikture #pushteti #Qyteti #rama #Rinia #Rrjetet sociale

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)
  • 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
  • Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen
  • Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar
Nga të njëjtat tag-e
  • Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide
  • Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog
  • ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’
  • Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen
  • Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 3 lexime · 4 orë më parë
  2. 02
    Editoriale Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 3 lexime · 6 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO) 3 lexime · 6 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut 2 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)

Policia ka ndërhyrë dhunshëm për të shpërndarë studentët. Efektivë të shumtë i kanë goditur me shkop goma me…

• 6 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka vizituar në spital të riun që u dhunua nga 6 efektivë…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve

Çështja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka zënë vend në raportin e katërt të monitorimit të zbatimit…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin