Në kuadër të Vitit Ndërkombëtar të Kullotave dhe Barinjve, shpallur nga OKB, një grup ekspertësh dhe akademikësh kanë nisur një tur takimesh në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor me qëllim mbrojtjen e ekosistemeve malore dhe shpëtimi i asaj që UNESCO e njeh si “Trashëgimia Jomateriale Biokulturore e Transhumancës”.
Por realiteti shqiptar paraqitet problematik. Ekspertët dhe blegtorët e pranishëm në këtë takim rajonal kanë ngritur shqetësimet e këtyre 30 viteve.
“Mungojnë laboratorët veterinerë”, shprehen ata.
Sipas blegtorëve ka një rënie drastike prej 50% të numrit të krerëve të bagëtive.
Read more:10 anëtarë të Komisionit të Pavarur të Kualifikuar kërkuan të bëhen gjyqtarë Apeli, KLGJ i rrëzon
Mungojnë laboratorët veterinerë për diagnostikimin në kohë të sëmundjeve, nuk ka programe të rregullta vaksinimi dhe infrastruktura në kullota është inekzistente.
Kompensimi per krere, shitja e produkteve dhe e mishit gjithashtu paraqitet kaotike.




