Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Bardhi replikon me Manjën: S’kemi kallëzuar Kanye West, por Ramën. A ndërhyri Balluku që të merrte HEC-in në Dibër biznesmeni Paulin Rajta?
Politikë

Bardhi replikon me Manjën: S’kemi kallëzuar Kanye West, por Ramën. A ndërhyri Balluku që të merrte HEC-in në Dibër biznesmeni Paulin Rajta?

• 13 Korrik, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Ulsi Manjës, duke e akuzuar se po mbron kryeministrin Edi Rama dhe duke paralajmëruar se edhe ai mund të përballet me drejtësinë.

Në reagimin e tij, Bardhi thekson se kallëzimi i opozitës në Prokurorinë e Posaçme nuk është bërë ndaj këngëtarit Kanye west, por ndaj kryeministrit Edi Rama.

Read more:Mazhoranca pengoi arrestimin e Ballukut/ Bardhi në PE: Mbrojtja politike e korrupsionit të zyrtarëve të lartë pengon integrimin në Bashkimin Evropian

“Nuk kemi çuar në SPAK Kanin, por Edin. Sepse Edi ka shpërdoruar detyrën bashkë me 4.2 milionë euro para publike, të dhëna si para xhepi për një koncert privat”, shprehet Bardhi. Më tej, ai i kërkon Manjës të mos “gënjejë” kryeministrin për pozitën e tij ligjore dhe shton se edhe vetë ministri duhet të përgatitet për t’u përballur me SPAK-un.

Read more:LIVE – Sot dita e 43-të e revoltës në Tiranë, protestuesit mblidhen në Sheshin Skënderbej

Në reagim, Bardhi ngre edhe dy pyetje publike drejtuar Manjës, duke kërkuar sqarime mbi marrëdhënien e tij me biznesmenin Paulin Rajta. Sipas deputetit demokrat, ndërhyrja për dhënien e licencave në kundërshtim me ligjin përbën vepër penale, ndërsa pretendon se çështja rëndohet edhe më tej nëse një ndërhyrje e tillë lidhet me emërime në institucione shtetërore.

Read more:“Rama-Berisha, ortakë”/ Opozita bojkotoi seancën plenare, Salianji: Shërbimi më i madh që mund t’i bëhet kryeministrit! Sot Kuvendi duhet të ziente

REAGIMI
Ulsi Manja, mes rolit të budallait dhe hetimit të SPAK-ut.
E kam të vështirë ta ndaj, nëse Ulsi Manja e bën me lehtësi rolin e budallait apo jo, por mund të them me siguri se sot qenka në kulmin e vet të performancës.
Ulsi, nuk kemi çuar në SPAK Kanin, por Edin. Sepse Edi ka shpërdoruar detyrën bashkë me 4.2 milionë euro para publike, të dhëna si pare xhepi për një koncert privat.
Tani që, besoj je më i qartë dhe më i qetë për Kanin, të paktën mos e gënje Edin për pozitën e tij penale dhe, njëkohësisht, bëhu gati edhe vetë për në SPAK!
Meqë ke marrë përsipër të bësh analizë me laps në dorë për kallëzimet e opozitës ndaj vjedhjeve tuaja, gjej edhe guximin t’u përgjigjesh dy pyetjeve, përpara se të të pyesin në SPAK:
1. Çfarë të lidh me Paulin Rajtën?
2. A ke ndërhyrë te Belinda Balluku për t’i mundësuar atij përfitimin e një HEC-i në qarkun Dibër?
Kur nuk bën rolin e budallait për llogari të Edi Ramës, ti, Ulsi, e di shumë më mirë se ndërhyrja për dhënien e licencave në kundërshtim me ligjin është vepër penale. Kur ndërhyrja bëhet për një biznesmen që, më pas, si Ministër Drejtësie, firmos për ta emëruar drejtor të Policisë së Burgjeve, pozita penale rëndohet.
Kthjellu, Ulsi! Roli i budallait apo servilit nuk të mban dot për shumë gjatë! Rri zgjuar këto kohë, se mund të të trokasë SPAK tek dera!

Lexo edhe
Politikë

Në çdo vend PR e bëjnë kompanitë organizative, këtu u angazhua kryeministri”/ Myrtollari: Koncerti i Kanye West doli me humbje, u shitën vetëm 25 mijë bileta nga 60 mijë të planifikuara

Politikë

Hetimi i review-ve, kallëzim në SPAK për kreun e Policisë/ Altin Goxhaj: Pa bazë ligjore, cenohet liria e shprehjes

Tags: #belinda balluku #Dera #Edi Rama #euro #gazment bardhi #Kanye west #Koncert #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Në çdo vend PR e bëjnë kompanitë organizative, këtu u angazhua kryeministri”/ Myrtollari: Koncerti i Kanye West doli me humbje, u shitën vetëm 25 mijë bileta nga 60 mijë të planifikuara
  • Hetimi i review-ve, kallëzim në SPAK për kreun e Policisë/ Altin Goxhaj: Pa bazë ligjore, cenohet liria e shprehjes
  • “Rama grabiti 4.2 milionë euro nga taksat e shqiptarëve për të financuar një festival privat”/ Blushi: SPAK duhet ta marrë të pandehur atë dhe çdo zyrtar që miratoi shpërdorimin
  • Sheshet plot prej 44 ditësh për largimin e Ramës! Televizioni publik gjerman: Protestuesit denoncojnë korrupsionin! Kërkojnë largimin e qeverisë
  • 44 ditë revoltë/ “Washington Examiner”: Atmosfera është e paqëndrueshme, ndërsa padurimi me pasurimin e Ramës ka arritur kulmin
Nga të njëjtat tag-e
  • Në çdo vend PR e bëjnë kompanitë organizative, këtu u angazhua kryeministri”/ Myrtollari: Koncerti i Kanye West doli me humbje, u shitën vetëm 25 mijë bileta nga 60 mijë të planifikuara
  • Hetimi i review-ve, kallëzim në SPAK për kreun e Policisë/ Altin Goxhaj: Pa bazë ligjore, cenohet liria e shprehjes
  • Siguria në plazhe, policia e Vlorës: Zero tolerancë për shkelësit e ligjit! 66 mjete lundruese të bllokuara
  • “Rama grabiti 4.2 milionë euro nga taksat e shqiptarëve për të financuar një festival privat”/ Blushi: SPAK duhet ta marrë të pandehur atë dhe çdo zyrtar që miratoi shpërdorimin
  • Sheshet plot prej 44 ditësh për largimin e Ramës! Televizioni publik gjerman: Protestuesit denoncojnë korrupsionin! Kërkojnë largimin e qeverisë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “E votova tre herë Ramën, jam gati të pres dorën”/ Qytetarja: Punoj në administratë, rrezikoj shumë por e vrava frikën 41 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Berat/ Po ndihmonte të atin në arë dhe u fut në lumë për t’u larë, mbytet 15-vjeçari (EMRI+VIDEO) 17 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama-Berisha, ortakë”/ Opozita bojkotoi seancën plenare, Salianji: Shërbimi më i madh që mund t’i bëhet kryeministrit! Sot Kuvendi duhet të ziente 16 lexime · 3 orë më parë
  4. 04
    Politikë Shqiptarët kërkojnë masivisht largimin e Ramës nga zyrat e OKB në New York: Qeveria të japë dorëheqjen menjëherë! 14 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Politikë Revolta kundër Ramës/ Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, mesazh qytetarëve: Vazhdoni rezistencën! Kauza për të cilën po luftoni është shumë e drejtë 14 lexime · 5 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Biri i Hamzait, nuk mund ta frikësojë popullin. Shqipëria nuk do të pranojë kurrë rikthimin e diktatit”/ Protestuesi: Rama ka harruar se pushteti nuk është pronë e tij! Jep dorëheqjen 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE – Sot dita e 43-të e revoltës në Tiranë, protestuesit mblidhen në Sheshin Skënderbej 11 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Në çdo vend PR e bëjnë kompanitë organizative, këtu u angazhua kryeministri”/ Myrtollari: Koncerti i Kanye West doli me humbje, u shitën vetëm 25 mijë bileta nga 60 mijë të planifikuara

Aktivisti Martinjo Myrtollari, i ftuar në programin e drekës në Neës 24 deklaroi se problemi nuk qëndronte te…

• 24 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Hetimi i review-ve, kallëzim në SPAK për kreun e Policisë/ Altin Goxhaj: Pa bazë ligjore, cenohet liria e shprehjes

Avokati Altin Goxhaj ka depozituar një kallëzim penal në SPAK ndaj Drejtorit të Policisë së Shtetit, Skënder Hita,…

• 53 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Rama grabiti 4.2 milionë euro nga taksat e shqiptarëve për të financuar një festival privat”/ Blushi: SPAK duhet ta marrë të pandehur atë dhe çdo zyrtar që miratoi shpërdorimin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për shpërdorim të fondeve…

• 2 orë më parë • 7 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by