Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Deklaratat e ministres serbe për Kosovën, Këlliçi: Skandaloze! Në shesh duhet të rrëzojmë sunduesin e Tiranës dhe binjakun e autokratit të Beogradit!
Politikë

Deklaratat e ministres serbe për Kosovën, Këlliçi: Skandaloze! Në shesh duhet të rrëzojmë sunduesin e Tiranës dhe binjakun e autokratit të Beogradit!

• 14 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër pas deklaratave të ministres serbe Snežana Paunović lidhur me Kosovën, duke kritikuar kryeministrin Edi Rama për qëndrimin e tij ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi e cilësoi situatën “skandaloze”, duke akuzuar Ramën se në një kohë kur një ministre e qeverisë së Beogradit bëri deklarata të rënda për luftën në Kosovë, ai u shfaq në një intervistë për Euronews Serbia dhe foli pozitivisht për Vuçiçin dhe nismën e “Ballkanit të Hapur”.

“Ditën që një ministre e Vuçiç deklaron në një intervistë se po të ishte ajo në vend të Millosheviçit, do ta kishte realizuar pastrimin etnik në Kosovë, Edi Rama u shfaq në Euronews Serbia dhe foli me simpati për presidentin serb”, shkroi Këlliçi.

Read more:“Opozita e vërtetë s’është Berisha, por ne!”/ E moshuara: S’do të lejojmë që komunizmi të ngrejë më kokë!

Sipas tij, kryeministri shqiptar nuk dënoi deklaratat e zyrtares serbe dhe nuk shprehu indinjatë, por zgjodhi të fliste për bashkëpunimin rajonal dhe për idenë e “Ballkanit të Hapur”. Këlliçi kritikoi gjithashtu deklaratën e Ramës për këtë nismë, duke thënë se kryeministri shqiptar e lidhi mbështetjen për të me marrëdhënien e tij me Vuçiçin.

“Edi Rama u asociua me Vuçiç kur tha se kjo ide fantastike u sulmua vetëm sepse ata të dy qëndronin pas saj”, u shpreh deputeti demokrat. Në reagimin e tij, Këlliçi e cilësoi këtë qëndrim si të papranueshëm dhe akuzoi Ramën për një qasje të përsëritur ndaj Serbisë gjatë 13 viteve të qeverisjes. “E papranueshme, skandaloze kjo qasje. E përsëritur tashmë në 13 vite. Në shesh duhet të rrëzojmë sunduesin e Tiranës dhe binjakun e autokratit të Beogradit. Është imperativ kombëtar”, shkroi Këlliçi.

Read more:Ina Zhupa: Mazhoranca rrëzon me 7 vota, futjen në kalendar të shfuqizimit të ligjit 21/2024 për zonat e mbrojtura. Ju duhet për të realizuar projektet e librit “The Albanian Files”

REAGIMI I KELLICIT
SKANDALOZE!!!
Ditën që një ministre e Vuçiç deklaron në një intervistë se po të ishte ajo në vend të Millosheviç, do ta kishte realizuar pastrimin etnik në Kosovë, Edi Rama u shfaq në Euronews Serbia dhe foli me simpati për presidentin serb!!!

As nuk dënoi deklaratat e zyrtares së lartë, as nuk shprehu indinjatë. Por tha se ideja e Ballkanit të Hapur ishte fantastike.

Read more:“Rama-Berisha, ortakë”/ Opozita bojkotoi seancën plenare, Salianji: Shërbimi më i madh që mund t’i bëhet kryeministrit! Sot Kuvendi duhet të ziente

Edi Rama u asociua me Vuçiç kur tha se kjo ide fantastike u sulmua vetëm sepse ata të dy qëndronin pas saj.

E papranueshme, skandaloze kjo qasje.

E përsëritur tashmë në 13 vite. Në shesh duhet të rrëzojmë sunduesin e Tiranës dhe binjakun e autokratit të Beogradit.

Eshte imperativ kombëtar!

Lexo edhe
Politikë

“Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…

Politikë

“Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës

Tags: #Edi Rama #kosove #rama #Rrjetet sociale #Serbia #shqiptar

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…
  • “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës
  • “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)
  • 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…
  • Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide
  • “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës
  • Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide
  • ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide 7 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të… 4 lexime · 8 orë më parë
  4. 04
    Editoriale Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide 3 lexime · 6 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës 2 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…

Një i ri ka rrëfyer atë që ndodhi në bulevardin përpara Kryeministrisë, ku protestuesit dhe efektivët e policisë…

• 8 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës

Protesta e studentëve vijon pa ndërprerje në Tiranë, ku të rinjtë janë grumbulluar përballë recepsionit të Policisë, duke…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)

Policia ka ndërhyrë dhunshëm për të shpërndarë studentët. Efektivë të shumtë i kanë goditur me shkop goma me…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin