Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Revolta në ditën e 48! “Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta qytetare kundër qeverisë: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen
Politikë

Revolta në ditën e 48! “Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta qytetare kundër qeverisë: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen

• 17 Korrik, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike shënon sot ditën e saj të 48-të. Edhe këtë pasdite, qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas u stacionuan para godinës së Kryeministrisë, duke konfirmuar se revolta e nisur prej javësh nuk ka ndërmend të ndalet. Pas disa orë fjalimesh, qytetarët nisën sërish marshimin në Bulevard, ashtu si për cdo natë, ndërsa njoftuan se nesër do të jenë më shumë.

Organizatorët kanë bërë thirrje për një pjesëmarrje sa më të madhe, ndërsa ritheksojnë se kërkesa kryesore mbetet e pandryshuar: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i kastës politike që, sipas tyre, ka mbajtur peng vendin për më shumë se tre dekada.

Mesazhi i protestës u bë edhe më i qartë në ditën e 47-të, kur organizatori Edison Lika deklaroi se lëvizja nuk do të hyjë në asnjë negociatë dhe nuk do të lejojë askënd ta përfaqësojë politikisht.

Read more:“Nëse nuk protestojmë Rama bëhet mbret”/ Qytetari: Kam dalë edhe për ajrin, gjithçka është katastrofë

“Kjo lëvizje nuk do futet kurrë në negociata sepse kërkesat i ka të qarta. Nuk kemi për të negociuar me askënd. Pika e parë e kësaj proteste është dorëheqja e Ramës”, u shpreh ai.

Gjatë protestës së djeshme, aktivistët kritikuan edhe përpjekjet që, sipas tyre, synojnë të krijojnë idenë e një reflektimi brenda mazhorancës, duke theksuar se qytetarët nuk do të mjaftohen me lëvizje kozmetike apo ndryshime emrash në qeveri.

Një nga momentet më simbolike ishte pjesëmarrja e studentëve të veshur me pelerinat e diplomimit. Me mesazhin “Ne do të qëndrojmë, nuk do të largohemi”, ata deklaruan se e ardhmja e Shqipërisë nuk mund të ndërtohet pa rininë.

Read more:Revolta qytetare në ditën e 48/ I riu nga protesta para Kryeministrisë: S’do kemi as ujë e gjelbërim. Jemi të fundit për sigurinë kibernetike!

Po ashtu, aktivistja Sidorela Vatnikaj kërkoi që hetimet të mos ndalen te ish-zyrtarët, por të shtrihen deri te drejtuesit më të lartë të qeverisë.

“Edi Rama të hetohet si koka e një organizate kriminale dhe jo si kryeministër i Shqipërisë”, deklaroi ajo.

Read more:Himara, një nga destinacionet e preferuara turistike në vend! Numër i lartë kërkesash për akomodim (VIDEO)

Edhe pankartat vijuan të ishin një nga elementët më të spikatur të protestës, me mesazhe ironike dhe satirike ndaj qeverisë, opozitës dhe gjithë klasës politike. Nuk munguan as brohoritjet që tashmë janë kthyer në simbol të kësaj lëvizjeje: “Shqipëria kërkon revolucion”, “Shqipëri e re”, “Ju erdhi fundi”, “Pa dhënë dorëheqjen nuk ndalojmë”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Parlament i krimit” dhe “Rama SPAK you!”.

Pas 47 ditësh radhazi në shesh, organizatorët këmbëngulin se protesta do të vijojë çdo ditë, duke ftuar qytetarët të bashkohen edhe sot në tubimin e 48-të, që sipas tyre do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të protestuesve.

Lexo edhe
Politikë

LIVE- Qytetarët marshojnë pranë “Air Albania”, jehojnë thirrjet për revolucion: Shqipëri e re!

Politikë

“Bashkohuni me ne”/ Marshimi në Bulevard, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës: Poshtë patronazhistët

Tags: #E ardhmja #Edi Rama #Kryesore #Para #Protesta #proteste #rama #shqiperi #Shqiperia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • LIVE- Qytetarët marshojnë pranë “Air Albania”, jehojnë thirrjet për revolucion: Shqipëri e re!
  • “Bashkohuni me ne”/ Marshimi në Bulevard, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës: Poshtë patronazhistët
  • Protestuesit citojnë raportin e KE për Ballukun/ Lika: Thuhet se qeveria dhe Parlamenti penguan SPAK. Jemi këtu për të kërkuar barazi para ligjit dhe arrestimin e saj
  • Incident para Kryeministrisë/ Qytetari proteston afër makinës së Ramës, policia e arreston (Pamjet)
  • “Ejani në protestë!”/ I riu thirrje nga tubimi para Kryeministrisë: Shqipëria meriton të njihet për arritjet, jo për skandalet!
Nga të njëjtat tag-e
  • LIVE- Qytetarët marshojnë pranë “Air Albania”, jehojnë thirrjet për revolucion: Shqipëri e re!
  • “Bashkohuni me ne”/ Marshimi në Bulevard, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës: Poshtë patronazhistët
  • Protestuesit citojnë raportin e KE për Ballukun/ Lika: Thuhet se qeveria dhe Parlamenti penguan SPAK. Jemi këtu për të kërkuar barazi para ligjit dhe arrestimin e saj
  • Incident para Kryeministrisë/ Qytetari proteston afër makinës së Ramës, policia e arreston (Pamjet)
  • “Ejani në protestë!”/ I riu thirrje nga tubimi para Kryeministrisë: Shqipëria meriton të njihet për arritjet, jo për skandalet!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Mesazhi i fortë i të riut ngre peshë zemrat e protestuesve: Rama e ka lakun në fyt, fuqia është në duart tona. Duam një Shqipëri të re! 17 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin, vihet në pranga! Në kërkim 18-vjeçari (VIDEO) 17 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë, “thumbon” Ramën: Qytetarëve duhet t’u përgjigjemi me përulësi, jo me arrogancë 10 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Mijëra shqiptarë protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama”/ Profesori i njohur amerikan citon Jefferson: Një rebelim i vogël herë pas here është një gjë e mirë 9 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Do spastroja etnikisht Kosovën”/ Redi Muçi: Rama sulmon protestuesit por nuk mbron shqiptarët jashtë vendit! Balla: Karagjoz! Kadet i ri, laj gojën kur përmend kryeministrin 8 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Pensionisti vjen nga Durrësi çdo ditë me autobus për t’iu bashkuar protestës: Rama, fatkeqësi për kombin tonë. Do të ikë shumë shpejt! 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Rrëzohu ose dorëzohu”/ 47 ditë revoltë! Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës:Ju erdhi fundi! 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

LIVE- Qytetarët marshojnë pranë “Air Albania”, jehojnë thirrjet për revolucion: Shqipëri e re!

Qytetarët që marrin pjesë në protestë zhvilluan një marshim në rrugët pranë stadiumit “Air Albania”, duke vijuar aksionin…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Bashkohuni me ne”/ Marshimi në Bulevard, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës: Poshtë patronazhistët

Protestuesit nuk ndalen, vazhdojnë marshimin e tyre në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, me thirrje për largimin e kryeministrit…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Protestuesit citojnë raportin e KE për Ballukun/ Lika: Thuhet se qeveria dhe Parlamenti penguan SPAK. Jemi këtu për të kërkuar barazi para ligjit dhe arrestimin e saj

Aktivisti Edison Lika lexoi raportin e KE për shtetin e së drejtës në Shqipëri. Ai u ndal tek…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by