Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Vodhën mbi 700 mijë € në Postën e Durrësit, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën! Arrest shtëpie për dy vartëset! Prokurori: Elisabeta Mataj, frekuentuese e kazinove
Kronikë

Vodhën mbi 700 mijë € në Postën e Durrësit, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën! Arrest shtëpie për dy vartëset! Prokurori: Elisabeta Mataj, frekuentuese e kazinove

• 18 Korrik, 2026 • 10 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Elisabeta Matajn, ish-drejtoreshë e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, teksa ka caktuar ‘arrest shtëpie’ shefen e financës Valbona Doni dhe arkëtaren Paola Dana, të cilat u arestuan nga policia pasi dyshohen se kanë përvetësuar 69 milionë lekë të rinj ose mbi 700 mijë euro.

Gjatë seancës gjyqësore dy vartëset kanë dëshmuar se shumën e parave i ka përvetësuar ish-drejtoresha. Sipas shefes Valbona Donit lekët pasi kaloheshin nga arkëtarja te zyra e financës vinte e i merrte ish-drejtoresha.

Gazmend Frëngu prokurori që po heton çështjen, thotë se ish-drejtoresha është frekuentuese e rregullt e kazinove. Nga kqyrja e kamerave të kazinove ka rezultuar se në dy prej tyre (në Tiranë) ka një numër të madh hyrjesh dhe daljesh.

Nga hetimet e kryera dyshohet se gjatë muajve prill dhe maj të këtij viti, ato kanë përvetësuar shumën prej 69 milionë lekësh të rinj, e cila ishte planifikuar të arkëtohej nga filiali i Postës Shqiptare Durrës, për degët Shijak dhe Krujë, me qëllim shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale për qytetarët e këtyre zonave.

Të treja akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, të kryera në bashkëpunim.

Hetimi për këtë rast nisi pas denoncimit të bërë nga vetë Posta Shqiptare, e cila pas një kontrolli, konstatoi parregullsi në raportimet dhe administrimet financiare të konstatuara gjatë kontrollit të brendshëm.

Read more:I pandehur edhe ish-ministri Beqaj/ Mbahet seanca paraprake për dosjen SASPAC, SPAK kërkon kalimin e çështjes për gjykim! Vendimi pritet të shpallet në 27 korrik

Lajm ne perditesim…

——————————-

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 16:45

Skandali në Postën e Durrësit, zbardhet dëshmia e arkëtares Dana: Transporti i parave bëhej pa shoqërim nga kompania e sigurisë! Debati i madh që dëgjova mes Matajt e Dunit

1784386097_rtsyioo.JPG

Arkëtarja Paola Dana ka deklaruar gjatë dëshmisë së saj se gjatë periudhës prill–qershor 2026, me urdhër të drejtoreshës Elisabeta Mataj, transporti i vlerave monetare drejt filialeve të Shijakut dhe Krujës është kryer në disa raste pa shoqërinë fizike të kompanisë së sigurisë, në kundërshtim me procedurat e zakonshme.

“Që nga muaji prill 2026, drejtoresha Elizabeta Mataj në lidhje me shpërndarjet e lekëve në filialet e Shijakut e Krujës, ka dhënë urdhër gojarisht, transporti i lekëve në këto dy filiale të bëhet edhe pa shoqërinë fizike të kompanisë Security Nazeri, në rastet kur kishin tejkaluar oraret e transportit nën shoqërinë e ruajtjes fizike”, ka deklaruar Dana.

Ajo shpjegon se paratë tërhiqeshin nga banka, arkëtoheshin dhe më pas merreshin nga shefja e financës, Valbona Duni, e cila i dërgonte në zyrën e saj. Dëshmitarja nuk ka dijeni se kujt i dorëzoheshin më pas këto vlera, por pohon se mandatet e pagesës i silleshin të firmosura nga personat përgjegjës dhe ajo i bashkëngjiste në dokumentacionin ditor të arkës.

Sipas saj, më 9 korrik 2026 u krye një kontroll nga Posta Qendrore e Tiranës, ku inventari i arkës rezultoi në rregull, me përjashtim të një diferencë prej 25 eurosh, të cilën ajo e mbuloi vetë. Gjatë kontrollit mori dijeni se filialet e Krujës dhe Shijakut nuk kishin marrë vlerat monetare që, sipas dokumentacionit, ishin nxjerrë nga arka. Ajo deklaron se dëgjoi për një debat mes drejtoreshës Elisabeta Mataj dhe shefes së financës Valbona Duni, ndërsa kjo e fundit i tha se vlerat monetare i kishte marrë drejtoresha dhe se përgjegjësinë duhej ta mbante ajo.

Read more:Akuzohen se vodhën 690 mln lekë në Postën e Durrësit, dalin para gjykatës për masat e sigurisë ish-drejtoresha dhe 2 vartësit

“Rreth datës 9 Korrik 2026, ka ardhur kontrolli nga Posta Qendrore e Tiranës përsëri dhe kanë bërë inventarin e arkës, ku çdo gjë ka dalë në rregull, me përjashtim të një diferencë të vogël prej 25 euro, e cila është zëvendësuar nga ana ime, pasi mund të ishte ndonjë gabim njerëzor gjatë punës.

Po atë ditë, nga kontrolli dhe në muhabet kam marrë vesh që filialet e Krujës dhe Shijakut nuk kanë marrë vlerat monetare të caktuara që janë nxjerrë nga ana jonë. Dua të theksoj që atë ditë kam dëgjuar që është bërë debat i madh mes shefes së financës Valbona Duni dhe drejtoreshës Elisabeta Mataj, por saktësisht nuk kam dëgjuar se çfarë kanë thënë, pasi kanë qenë në zyrat e tyre”, theksoi Dana.

Më tej, dëshmitarja deklaron se është thirrur në zyrën e drejtoreshës, ku ishte i pranishëm edhe shefi i sigurisë Minur Kodra. Sipas saj, drejtoresha i kërkoi të shkruante një deklaratë me shkrim dore, ku të pohonte se ajo nuk kishte hyrë në zyrën e arkës për të marrë vlera monetare. Më pas, i është paraqitur edhe një deklaratë e daktilografuar, të cilën ajo e ka lexuar dhe firmosur. Dëshmitarja shton se edhe Minur Kodra ka hartuar një deklaratë me shkrim dore, por nuk ka dijeni për përmbajtjen e saj.

“Shefes së financës Valbonës i kam shkuar te zyra dhe i kam thënë se ku janë vlerat monetare, pasi me dokumente i kam që i kam nxjerrë nga arka. Ajo më ka thënë që i ka marrë drejtoresha Elisabeta për t’i çuar dhe le ta mbajë ajo përgjegjësinë. Pas kësaj dite nuk e kam takuar më Valbonën.

Ndërsa drejtoresha më ka thirrur në zyrë, më datë 9 ose 10 Korrik, nuk e mbaj mend mirë si datë, ku në zyrën e saj ka qenë edhe shefi i sigurisë së Postës, Minur Kodra, dhe ajo më ka thënë: ‘A kam dalë ndonjëherë unë me thes nga zyra jote? Më ke dhënë gjë ti mua?’ Më pas më ka thënë që të shkruaj me shkrimin tim një deklaratë, në të cilën unë kam shkruar që drejtoresha nuk ka hyrë në zyrën time për të marrë vlera monetare nga arka.

Read more:Durrës/ Vodhën 69 mln lekë nga pensionet dhe ndihma sociale e Krujës dhe Shijakut, arrestohen 3 zyrtaret e filialit të Postës Shqiptare (EMRAT)

Këtë deklaratë me shkrim dore e ka mbajtur drejtoresha dhe më pas, disa ditë të tjera, më ka thënë që duhet me kompjuter dhe deklarimi ishte i shkruar, ndërsa unë vetëm e kam lexuar dhe e kam firmosur. Gjithashtu edhe Minur Kodra e ka bërë këtë deklaratë me shkrim dore atë ditë te zyra e drejtoreshës, por unë nuk e di se çfarë ka shkruar ai”, ka vijuar Dana në dëshminë e saj.

——————-

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Ora 16:13

Vjedhja e mbi 700 mijë € në Postën e Durrësit, zbardhet dëshmia e një prej arkëtareve: Drejtoresha Mataj fuste paratë në çantën personale dhe largohej nga institucioni

1784384073_postashqiptare.jpg

Report Tv ka zbardhur dëshmitë e disa punonjëseve të Postës Shqiptare, pas skandalit për të cilin Gjykata e Durrësit la sot në burg Elisabeta Matajn, ish-drejtoreshë e filialit të Postës Shqiptare në Durrës dhe caktoi masat e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për shefen e financës Valbona Doni dhe arkëtaren Paola Dana, të cilat dyshohen se kanë përvetësuar 69 milionë lekë të rinj ose mbi 700 mijë euro.

Në dëshminë e saj, një prej arkëtareve, emri i të cilës nuk bëhet publik, shpjegon se transferimi i fondeve nga Durrësi drejt degëve të Shijakut dhe Krujës ka qenë praktikë e zakonshme prej vitesh.

Arkëtarja thotë se “në janar-shkurt 2026 Drejtoria e Përgjithshme i kaloi rreth 22 milionë lekë Drejtorisë së Durrësit për efekt likuidimi.

Read more:Posta Shqiptare kallëzon punonjësit, dyshohet se vodhën mbi 700 mijë euro në filialin në Durrës! Shkarkohet drejtoresha

Për periudhën prill-maj 2026 janë kryer mandate pagese me vlerë rreth 56 milionë lekë, ndërsa për degën e Krujës rreth 10 milionë lekë dhe 3 milionë lekë. Të gjitha këto shuma janë dërguar drejt degëve Shijak dhe Krujë nga drejtoresha Elizabeta Mataj”.

Sipas saj, drejtoresha Elisabeta Mataj i ka thënë se sporteli ‘Nazeri’ kishte tejkaluar limitin e rrugëve të parashikuara. Për këtë arsye sipas saj transporti i parave është bërë nga vetë ajo, me urdhër verbal të drejtoreshës Elizabeta Mataj.

Më tej ajo deklaron se ‘Mataj merrte thesin me para nga zyra e arkës, e çonte në zyrën e saj dhe bënte numërimin e lekëve.’

Sipas arkëtares në fjalë, në disa raste Mataj i ka futur paratë në çantën personale dhe është larguar menjëherë nga institucioni.

Në fillim të qershorit 2026, pas problemeve me likuidimin në ASHK, arkëtarja thekson se konstatoi në sistem se ‘disa mandate ishin prerë pa dijeninë e saj dhe njoftoi drejtoreshën.’

Read more:Banjat e Benjës midis Haresë dhe rrënimit të natyrës shqiptare – Blog

Më tej arkëtarja pretendon se për disa mandate pagesash nënshkrimet e saj dhe të arkëtareve të tjera nuk ishin autentike, duke përmendur konkretisht ‘mandatet e datave 7.5.2026, 12.5.2026 dhe 21.5.2026, të cilat sipas saj kishin mbetur pa firmën e drejtoreshës.’

——————–

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Ora 15:07

Gjykata la në burg ish-drejtoreshën e filialit të Postës së Durrësit, avokati: Vendim absurd, nuk ka prova që i ka marrë ajo lekët

Pas dhënies së masës së sigurisë “arrest me burg”, ka reaguar avokati mbrojtës Ilia Ilia, që mbron ish-drejtoreshën e Postës Elizabeta Mataj. Në një prononcim për mediat, Ilia e cilësoi absurd vendimin e dhënë nga gjykata e shkallës së parë, pasi sipas tij, ndalimi është bërë tërësisht i paligjshëm.

“Vendimi ishte absurd për ish-drejtuesen. Absurd, sepse ndalimi është bërë i paligjshëm. Nuk ka asnjë provë që ta implikojë Elisabeta Matajn në bashkëpunim kriminal për vjedhjen e asaj shume. Mataj është emëruar drejtoreshë në tetor (2025) dhe parregullistë që ka konstatuar në sistemin finaciar brenda institucionit i ka denoncuar me shkresa në subjektin posta shqiptare në Tiranë dhe mbi bazën e tyre ka ardhur auditimi që ka zgjatur një muaj. Është konstuar shkelje nga dy subjekte të tjera, shefja e financës dhe arkëtares. Nuk ka asnjë provë që i ka marrë Elisabeta Mataj. Akuza thotë se ka tre sekuenca filmike që shefja e financës i ka dërguar paratë te zyra Mataj”, tha ai.

Lexo edhe
Kronikë

Pjesë e grupit që trafikoi drogë nga Spanja e Holanda drejt Finlandës, Apeli i Posaçëm liron nga qelia Erind Agalliun

Kronikë

Lezhë/ 54-vjeçari shkon me armë në spital, i bie nga çanta dhe shkrepet! I biri e fsheh, shpallet në kërkim! Në hetim punonjësi i IT

Tags: #arrest me burg #auditimi #Banka #Burg #Durres #Elisabeta Mataj #gazmend frengu #gjykata e durresit #Paola Dana #posta shqiptare #Valbona Doni

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Pjesë e grupit që trafikoi drogë nga Spanja e Holanda drejt Finlandës, Apeli i Posaçëm liron nga qelia Erind Agalliun
  • Lezhë/ 54-vjeçari shkon me armë në spital, i bie nga çanta dhe shkrepet! I biri e fsheh, shpallet në kërkim! Në hetim punonjësi i IT
  • Zjarri në pyllin e Sodës, 5 hektarë me pisha të djegura! Vatra të vogla në disa pjesë, dyshohet se ishte i qëllimshëm
  • Ekskluzive/ U mor peng nga ish-burri, rrëfehet polici që liroi Rozalinda Plakën: Buzi kërkoi vetë të afrohesha, i paarmatosur! Më tha jo më shumë se 2 metra ose do të vetëvritej (VIDEO)
  • Rrezikoi pushuesit me manovra të rrezikshme, 10 mijë lekë gjobë për drejtuesin e Jet Ski në Gjirin e Livadhit! I bllokohet mjeti lundrues
Nga të njëjtat tag-e
  • Pjesë e grupit që trafikoi drogë nga Spanja e Holanda drejt Finlandës, Apeli i Posaçëm liron nga qelia Erind Agalliun
  • Fabiola Hysenbelliu: Universiteti “Luarasi” diplomë të dyfishtë me London School of Economics
  • “Arresto Belindën”/ Protestuesit vijojnë marshimin drejt rrugës së Elbasanit, tensione me policinë: Mos ecni krah nesh!
  • Nga ‘ishulli i thesarit’ në burgun 313, historia e pabesueshme e Davide Pecorelli, si e inskenoi vrasjen e tij me priftin nga Shkodra: Kisha borxhe
  • Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit! ‘Prin’ Maqedonia e Veriut
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Ish-ministrja Meksi i përgjigjet Ramës: Besa nuk fitohet me slogane, por me qeverisje që jep llogari 21 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Qëlloi me armë për të kanosur 6 persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër! 9 të tjerë nën hetim 21 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Po riparonte një defekt, humb jetën elektriçisti 60-vjeçar në Pogradec (EMRI+VIDEO) 17 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Kauza nuk ndalet”/ Sazan Guri: Protesta do të vazhdojë deri në kthimin e pasurive publike të vjedhura 14 lexime · 18 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Ata që e shohin tokën veç si truall për kulla shumëkatshe…”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën: Nuk ia ka idenë çka asht besa 12 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- “Arrestoni Ramën”, jehon thirrja në shesh/ Protestuesi: Çfarë dreq qeverie është kjo kur nuk zbaton të drejtat themelore të njeriut, të largohet 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- “Rama ka gënjyer, në Theth vetëm propagandë”/ I riu në protestë: Shqipëria e korruptuar dhe me banda, kjo qeveri të largohet 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Pjesë e grupit që trafikoi drogë nga Spanja e Holanda drejt Finlandës, Apeli i Posaçëm liron nga qelia Erind Agalliun

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka liruar nga qelia Erind Agalliun, i…

• 18 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Lezhë/ 54-vjeçari shkon me armë në spital, i bie nga çanta dhe shkrepet! I biri e fsheh, shpallet në kërkim! Në hetim punonjësi i IT

LEZHË– Një 54-vjeçar ka hyrë i armatosur në ambientet e Spitalit të Lezhës, ku kishte shkuar për të…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Zjarri në pyllin e Sodës, 5 hektarë me pisha të djegura! Vatra të vogla në disa pjesë, dyshohet se ishte i qëllimshëm

Rreth 5 hektarë pyll me pisha në zonën e Pyllit të Sodës u dogjën nga zjarri që shpërtheu…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by