Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Shqiptarët janë kundër qeverisë dhe pro BE-së”/ Media italiane: Marjana Koçeku, deputetja e pavarur po sfidon Ramën. Arsyet pse vendosa të largohesha nga PS
Politikë

“Shqiptarët janë kundër qeverisë dhe pro BE-së”/ Media italiane: Marjana Koçeku, deputetja e pavarur po sfidon Ramën. Arsyet pse vendosa të largohesha nga PS

• 20 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 25
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, e njohur edhe si “Neomalsore”, ka rrëfyer arsyet e largimit nga Partia Socialiste, vizionin e saj për zhvillimin e Shqipërisë dhe qëndrimin ndaj protestave qytetare, në një intervistë për Osservatorio Balcani e Caucaso Transeuropa.

Koçeku tregon se u kthye në Shqipëri në vitin 2021, pasi kishte studiuar shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare jashtë vendit, me synimin për të zhvilluar biznesin familjar të agroturizmit në zonën e Liqenit të Komanit.

Ajo kujton se hyrja në politikë erdhi pas një ftese të drejtpërdrejtë nga kryeministri Edi Rama për t’iu bashkuar Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Megjithatë, më 14 qershor 2026, Koçeku vendosi të largohej nga PS, duke deklaruar se nuk mund të mbështeste politika që, sipas saj, dëmtojnë mjedisin.

Read more:Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen, ndërsa nxehtësia mbërtheu Europën

“U përpoqa të çoja përpara disa nisma mjedisore, por kuptova se ato nuk ishin aspak të mirëpritura. Pashë se politikat e shkatërrimit të mjedisit po bëheshin gjithnjë e më agresive dhe kuptova se po i shërbeja të kundërtës së asaj në të cilën besoj”, shprehet ajo.

Deputetja thekson se vendosi të mos heqë dorë nga mandati, por të vazhdojë si deputete e pavarur, pavarësisht presioneve politike dhe sulmeve në rrjetet sociale.

“Pati presion nga partia dhe deputetët që të jepja dorëheqjen, si edhe qindra profile anonime që më sulmonin në internet. Por vendimi im ishte i menduar mirë dhe jam e vendosur ta çoj deri në fund mandatin si deputete e pavarur”, deklaron Koçeku.

Në intervistë, ajo kritikon modelin aktual të zhvillimit të turizmit në Shqipëri, duke argumentuar se vendi duhet të investojë në turizëm të qëndrueshëm dhe në mbrojtjen e identitetit natyror e kulturor.

Read more:Qytetarët mbushin sheshet për dorëheqjen e tij, Rama mbledhje të zgjeruar me socialistët të premten. Detajet

“Sot po shkatërrojmë atë që na bën unikë, duke ndërtuar projekte që mund të gjenden kudo në botë. Shqipëria nuk ka nevojë të jetë një kopje e vendeve të tjera”, shprehet ajo.

Koçeku ndalet edhe te protestat qytetare që kanë nisur në fund të muajit maj, të cilat i cilëson si një lëvizje të re shoqërore.

“Kjo protestë është manifesti qytetar më i bukur që kam parë ndonjëherë dhe, besoj, edhe Europa ka parë kohët e fundit. Është një revolucion energjie, krijues dhe i vetëdijshëm për atë që duam të bëhet vendi ynë”, thotë ajo.

Read more:Protestat ndezin përplasjet brenda PS, BIRN: Reagimi i Edi Ramës ndaj protestuesve shkakton pakënaqësi edhe në radhët e socialistëve

Lidhur me procesin e integrimit europian, deputetja shprehet se Bashkimi Europian nuk duhet të kufizohet vetëm te raportet e qeverisë, por duhet të dëgjojë edhe shoqërinë civile dhe qytetarët.

“Shqiptarët janë fuqimisht pro Bashkimit Europian, por kjo nuk do të thotë se mbështesin qeverinë. Integrimi europian duhet të garantojë demokraci, transparencë, llogaridhënie dhe sundim të ligjit”, deklaron Koçeku.

Në fund të intervistës, ajo konfirmon se do të vijojë angazhimin e saj politik si deputete e pavarur, duke u fokusuar te mbrojtja e mjedisit, forcimi i demokracisë dhe përfaqësimi i brezit të ri në jetën politike të vendit.

Lexo edhe
Politikë

“Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin

Politikë

Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve

Tags: #Bashkimi Europian #Deputete #Edi Rama #Europa #Integrimi #integrimi europian #Internet #jetë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin
  • Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve
  • Greta Thunberg krah protestuesve në Tiranë, Reuters i bën jehonë pjesëmarrjes së aktivistes së njohur në revoltën e shqiptarëve
  • Policia shoqëron me dhunë 17-vjeçarin jetim që preku zemrat e shqiptarëve. Erindi u gjobit disa ditë më parë me 5 mijë euro, për të u mblodhën 140 mln lekë në GoFundMe (VIDEO)
  • Votim në mesnatë/ Kuvendi miraton në parim projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Kalojnë edhe 5 projektligje që lidhen me paketën e re fiskale
Nga të njëjtat tag-e
  • Miti i liderit të pazëvendësueshëm – Ide
  • Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla
  • “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin
  • Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve
  • Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Teknologji Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla 6 lexime · 11 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Sociale Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve 4 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga 2 lexime · 13 orë më parë
  6. 06
    Editoriale Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Teknologji Arritje historike për SpaceX, Mechazilla kap për herë të parë anijen Starship gjatë kthimit nga hapësira 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin

Kryeministri Edi Rama përmbylli vizitën e tij në Manastir, me rastin e 118-vjetorit të Kongresit të Alfabetit Shqip,…

• 12 orë më parë • 6 min lexim
Politikë

Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve

Përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, po reflektohet gjithnjë e më shumë në…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

Greta Thunberg krah protestuesve në Tiranë, Reuters i bën jehonë pjesëmarrjes së aktivistes së njohur në revoltën e shqiptarëve

Aktivistja suedeze për klimën, Greta Thunberg, iu bashkua studentëve dhe protestuesve në Tiranë, në protestën e të rinjve…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin