Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Protestat ndezin përplasjet brenda PS, BIRN: Reagimi i Edi Ramës ndaj protestuesve shkakton pakënaqësi edhe në radhët e socialistëve
Politikë

Protestat ndezin përplasjet brenda PS, BIRN: Reagimi i Edi Ramës ndaj protestuesve shkakton pakënaqësi edhe në radhët e socialistëve

• 1 Korrik, 2026 • 7 min lexim • 👁 34
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në mesin e qershorit, ndërsa protestuesit marshonin kundër qeverisë shqiptare, deputetja më e re e Kuvendit bëri një njoftim. “Prej sot jam deputete e pamvarun,” shkroi në Facebook 26-vjeçarja Marjana Koçeku. “Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojnë kufijtë.”

Vendimi i Koçekut për t’u larguar nga Partia Socialiste në pushtet e kryeministrit Edi Rama përbën deri tani shenjën më të fortë të thellësisë së pakënaqësisë brenda partisë lidhur me mënyrën se si Rama i ka trajtuar protestat.

Disa ditë më vonë, duke e bërë situatën edhe më të sikletshme për partinë, Koçeku u pa mes protestuesve.

Ajo nuk është e vetmja zyrtare aktuale apo ish-zyrtare e Partisë Socialiste që ka kritikuar qasjen armiqësore që Rama ka adoptuar ndaj një shpërthimi të zemërimit popullor për akuzat se ligjet janë ndryshuar në mënyrë të tillë për t’i hapur rrugë një projekti luksoz turistik të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump.

Megjithëse zhvillimi i planifikuar në një lagunë kryesisht të paprekur dhe më parë të mbrojtur ishte shkëndija që ndezi protestat, ato kanë nxjerrë në pah pakënaqësi të rrënjosura prej kohësh lidhur me qasjen e Partisë Socialiste ndaj sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit, lirisë së medias dhe mbrojtjes së mjedisit që nga ardhja e saj në pushtet në vitin 2013.

Katër fitoret radhazi të Edi Ramës në zgjedhje janë të paprecedenta në Shqipërinë postkomuniste, por kurrë më parë ai nuk ishte përballur me zëra kritikë që vinin nga brenda partisë së tij. Kjo deri më tani.

Read more:Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja/ GJKKO dënon me burg përjetë Plaurent Dervishajn! 35 vite për Julian Meçajn

“Kritika është përvetësuar dhe internalizuar aq shumë nga partia, sa duket sikur qeveria ka marrë përsipër të jetë vetë opozita e saj,” tha Koçeku, e cila përfaqëson qarkun verior të Shkodrës.

“Nuk doja të bëhesha pjesë e një valleje të tillë vetëkritike brenda partisë. Zgjodha t’i shpreh mendimet e mia si deputete e pavarur. Besoj se kjo është më e vështirë.”

“Qëllimet e mia kanë qenë dhe mbeten të lidhura me mbrojtjen e mjedisit, politikat për identitetin kulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm,” tha ajo. “Mendoj se si deputete e pavarur mund t’i ngre më mirë këto çështje.”

Diskreditim dhe shpërqendrim

Me sa duket, i befasuar nga përmasat e protestave, Rama ka kaluar nga fajësimi i algoritmeve të rrjeteve sociale te sulmet ndaj Iranit, Greqisë dhe kundërshtarëve të paidentifikuar të zhvillimit të Shqipërisë.

Ai madje ka veçuar protestues të caktuar dhe i ka sulmuar publikisht në faqen e tij në Facebook, e cila numëron 1.6 milionë ndjekës.

Read more:Protesta në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë në shi, përsëriten kërkesat drejtuar Ramës: Jep dorëheqjen

Ekspertët e komunikimit thonë se strategjia e Ramës ka qenë të diskreditojë protestuesit dhe të largojë vëmendjen nga thelbi i ankesave të tyre. Megjithatë, kjo është një strategji që nuk është pritur mirë nga disa aleatë të tij, aktualë dhe të mëparshëm.

“Protestuesit nuk udhëhiqen as nga Irani, as nga algoritmet dhe as nuk protestojnë për mungesë qëllimesh,” tha Ditmir Bushati, i cili shërbeu si ministër i Jashtëm në qeverinë e parë të Ramës, nga viti 2013 deri në vitin 2019.

“A Janë shqiptarë të revoltuar nga trajtimi i atdheut si plaçkë. Të vetëdijësuar për pasojat e aleancës së dëmshme mes politikës, oligarkisë, medias dhe krimit të organizuar,” shkroi Bushati në Facebook më 21 qershor.

“Janë qytetarë që besojnë se Shqipëria meriton më shumë: më shumë drejtësi, më shumë dinjitet, më shumë shpresë dhe më shumë mundësi për të gjithë.”

“Ky është një moment që kërkon reflektim të thellë, urtësi dhe përgjegjësi.”

Dy ditë më vonë, deputetja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali, një tjetër ish-ministre, reagoi gjithashtu në Facebook, duke shkruar: “Shqipërinë që duam të ndërtojmë, duhet ta bëjmë, dhe do ta bëjmë, më të hapur, më të drejtë, më meritokratike, më europiane.”

Read more:Rama vendosi flamingot si foto profili në Facebook, Marjana Koçeku e ironizon me kullën që i ngjan: Mund t’ia sugjeroni

Ajo i bëri thirrje Partisë Socialiste në pushtet që të “vetëpastrohet” dhe të bëhet “më dinamike dhe më demokratike”.

Veterania e Partisë Socialiste, Arta Dade, një tjetër ish-ministre, kritikoi vendimin e Ramës për të mbledhur mbështetësit e tij më 12 qershor në të njëjtin vend ku zhvilloheshin protestat, zyrtarisht për të shënuar 35-vjetorin e themelimit të partisë.

“Mënyra se si kryeministri i vendit e ka menaxhuar këtë situatë shkon përtej asaj që pritet normalisht nga një kryeministër që ndihet i sigurt dhe nuk ka arsye të fshihet pas retorikës boshe,” tha Dade.

“Duke përdorur forumet e Partisë Socialiste dhe takimet me mbështetësit e saj gjatë festimeve me rastin e 35-vjetorit të themelimit, për të fyer dhe intimiduar protestuesit, si edhe të rinjtë e rejat që marrin pjesë në protesta, ai e përdhos vetë Partinë Socialiste, e keqpërdor atë dhe i bën bashkëfajtorë të gjithë ata që e dëgjojnë dhe shtiren sikur e miratojnë.”

“Është urgjente që qeveria të vendosë komunikim me përfaqësuesit e protestuesve dhe të shfuqizojë ligjet që përbëjnë shqetësimin kryesor të tyre.”

Read more:Tone kërcënuese në protestë, organizatori Kola: Nga sot nuk mbajmë përgjegjësi për veprimet e popullit! Turma te Kryeministria shtyn dhe lag me ujë një grua (VIDEO)

“Të papërfaqësuar dhe të përjashtuar”

Kulti i individit mbetet ende i fortë në politikën shqiptare: Edi Rama, 61 vjeç, është fytyra e Partisë Socialiste po aq sa Sali Berisha, 81 vjeç, është fytyra e Partisë Demokratike në opozitë.

Ekspertët thonë se kjo besnikëri e pakushtëzuar ndaj një lideri të vetëm ka mbytur kritikën dhe reformat në të dyja partitë.

“Në 13 vitet e fundit që Rama ka qenë në pushtet, ka qenë e vështirë të shprehësh kritika ndaj partisë,” tha gazetari Armand Shkullaku, i cili mbulon politikën shqiptare prej gati tre dekadash. “Nuk mbajmë mend as një zë të fortë dhe as një zë të qetë që t’i jetë kundërvënë Edi Ramës.”

Sipas tij, kjo nuk ka qenë gjithmonë kështu. Para ardhjes së Ramës në krye të Partisë Socialiste, ajo shihej si “një alternativë moderne, ku mendimi kritik mund të ekzistonte”.

“Zhdukja e demokracisë së brendshme ka çuar në një krizë përfaqësimi”, tha Shkullaku për BIRN. “Qeveria e Ramës sot është pothuajse anonime; ata nuk janë individë që përfaqësojnë shoqërinë, por nga individë që Rama i ka përzgjedhur vetë.”

Read more:“Administrata Trump me rezerva”/ Reuters: Samiti i NATO-s në pikëpyetje, mund të mos mbahet në Shqipëri!

Ai i cilësoi protestat si një “revolucion i të papërfaqësuarve dhe të përjashtuarve”.

Edhe Dade u shpreh se Partia Socialiste dikur ishte më e hapur.

“Llogaridhënia e qeverisë duhet të jetë e përhershme,” tha ajo. “Kështu funksionojnë shumicat që kanë marrë mandatin për të qeverisur vendin në një shoqëri demokratike.”

Një tjetër deputet i Partisë Socialiste, Petro Koçi, tha se reagimi ndaj protestave “duhet të jetë reflektues dhe vetëkorrigjues”.

“Besoj se energjia e krijuar nga protesta duhet të orientohet drejt korrigjimit të sistemit tonë demokratik, i cili në disa aspekte ka pësuar deformime të rëndësishme,” tha Koçi për BIRN./Reporter.al

Lexo edhe
Politikë

Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi

Politikë

Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!

Tags: #Deputet #Deputete #Ditmir bushati #Donald Trump #Edi Rama #Elisa spiropali #Facebook #Irani

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
Nga të njëjtat tag-e
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
  • Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Politikë Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë! 8 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO) 4 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO) 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi

Bruce Blakeman, kandidat për guvernator të New York-ut dhe bashkëpunëtor i afërt i Donald Trump, ka komentuar qëndrimin…

• 22 orë më parë • 7 min lexim
Politikë

Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!

Protesta e zhvilluar këtë të shtunë, më 24 tetor, në Tiranë ka marrë vëmendjen edhe të medias së…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin