Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Administrata Trump me rezerva”/ Reuters: Samiti i NATO-s në pikëpyetje, mund të mos mbahet në Shqipëri!
Politikë

“Administrata Trump me rezerva”/ Reuters: Samiti i NATO-s në pikëpyetje, mund të mos mbahet në Shqipëri!

• 1 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Planet për zhvillimin e samitit të NATO-s në Shqipëri në vitin 2027 janë vënë në pikëpyetje, për shkak të rezervave të administratës së presidentit amerikan Donald Trump dhe pakënaqësisë së disa vendeve anëtare me nivelin e shpenzimeve të mbrojtjes të Tiranës.

Kështu raportoi Reuters, duke cituar një diplomat të NATO-s, një zyrtar evropian dhe tre burime të njohura me diskutimet.

Sipas raportit, projekt-deklarata e samitit të NATO-s që do të mbahet javën e ardhshme në Ankara nuk përmend zhvillimin e samitit pasues në Shqipëri, ndryshe nga deklaratat e mëparshme të aleancës, ku vendi ishte përcaktuar si mikpritës i takimit të vitit 2027.

Read more:Tri javë pas incidentit, Athina notë proteste Ukrainës për dronin detar me eksploziv

Burimet thonë se administrata Trump ka shprehur shqetësime lidhur me nivelin e ulët të investimeve të Shqipërisë në mbrojtje. Një prej tyre tha se organizimi i samitit në një vend që ende nuk ka përmbushur objektivat e NATO-s për shpenzimet ushtarake mund të krijonte tensione politike dhe reagime negative nga presidenti amerikan.

Në të njëjtën kohë, Reuters kujton se NATO po shqyrton edhe mundësinë e heqjes dorë nga praktika e mbajtjes së samiteve çdo vit, një ide që ishte raportuar edhe më herët dhe që synon të shmangë përplasje të mundshme politike gjatë mandatit të Trump.

Nga ana tjetër, qeveria shqiptare minimizoi rëndësinë e mungesës së Shqipërisë në projekt-deklaratë.

Read more:Vetëm 3 protestues e gdhinë përsëri poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama

“Draftet janë drafte, jo vendime”, deklaroi një zëdhënës i qeverisë për Reuters, duke theksuar se dokumenti është ende në proces negociatash dhe mund të ndryshojë.

Në një deklaratë për agjencinë, qeveria shqiptare bëri të ditur se po finalizon masat fiskale për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në përputhje me angazhimet e marra në Samitin e Hagës. Sipas saj, gjatë vitit 2026 shpenzimet për mbrojtjen dhe sigurinë do të arrijnë në 2.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ku 2.2% do të dedikohet për mbrojtjen bazë dhe 0.4% për sektorë të lidhur me mbrojtjen dhe sigurinë.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar së fundmi se Shqipëria, së bashku me Çekinë dhe Slloveninë, ka premtuar të kalojë pragun prej 2% të PBB-së për mbrojtjen gjatë këtij viti.

Read more:Rama shan protestuesit: Kush më akuzon se jam “Kumbari” i them “F*ck You”!

Megjithatë, sipas një diplomati evropian të cituar nga Reuters, mbetet ende e mundur që Shqipëria të jetë mikpritëse e samitit të NATO-s.

“Ata po rrisin ritmin e përmbushjes së angazhimeve. Do të shohim ku do të përfundojë procesi, por unë ende besoj se samiti i ardhshëm do të mbahet në Shqipëri”, tha ai.

Lexo edhe
Politikë

Aktivisti Artan Daci nga Londra: Më 12 shtator autokolona e diasporës vjen në Tiranë, protesta do të ketë formate të tjera

Politikë

Rama kundër Ramës/ ”Problemi janë ata që me pushtetin politik kthehen në miliarderë” – Metamorfoza e premtimeve të kryeministrit, nga opozita në pushtet

Tags: #Donald Trump #jetë #Mark rutte #Nato #PBB #Presidenti #Projekt #qeveria

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aktivisti Artan Daci nga Londra: Më 12 shtator autokolona e diasporës vjen në Tiranë, protesta do të ketë formate të tjera
  • Rama kundër Ramës/ ”Problemi janë ata që me pushtetin politik kthehen në miliarderë” – Metamorfoza e premtimeve të kryeministrit, nga opozita në pushtet
  • Veliaj e shkarkoi nga burgu, reagon Anuela Ristani: Koha, gjykatësi më i drejtë, më i paanshëm dhe më i pakapshëm. Largohem sot me krenari!
  • Tedi Blushi: Greqia po ul çmimet, Rama po rrit taksat! TVSH-ja për ushqimet duhet të zbresë në 5%
  • “Protesta s’do as Ramën as Berishën! Partitë të gjejnë një figurë të re që i përbashkon”, Agim Baçi: Opozita, duhej të ishte institucioni i shpresës, por ka rënë!
Nga të njëjtat tag-e
  • “Protesta s’do as Ramën as Berishën! Partitë të gjejnë një figurë të re që i përbashkon”, Agim Baçi: Opozita, duhej të ishte institucioni i shpresës, por ka rënë!
  • “Pushteti i kryeministrit është dobësuar, politikanët po i fshihen protestuesve. Iu shmangen dhe kafeneve”, aktivisti paralajmëron: Më 12 shtator në shesh, deri në rrëzimin e Ramës. Duhet të mobilizohemi për mosbindje civile!
  • ‘Fute te spitali i Elbasanit se na iku’, 37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës! Familjarët padisin mjekët (VIDEO)
  • “Shokuese, tmerr”, Korreshi publikon pamjet nga njësia Ballagat: As në Gaza nuk sheh kështu
  • “Greqia ul çmimet, qeveria shqiptare 0 reagim”/ Berisha: Të hiqet urgjentisht TVSH për ushqimet! Rama jeton në kullën e fildishtë të pushtetit, nuk ka prioritet qytetarët
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Makina përplas motorin në Gosë të Kavajës, humb jetën 49-vjeçari (EMRAT) 23 lexime · 7 orë më parë
  2. 02
    Politikë “E ka vendosur pa pyetur publikun!”/ Ina Zhupa: “The Albanian Files”, projekti i Ramës për një Shqipëri kundra shqiptarëve 13 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Sociale Legjenda e vajzës që ndërtoi një urë për dashurinë, Rama sjell pamje nga ‘xhevahiri’ i fshehur i Matit (VIDEO) 8 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Ministrat e tu vjedhin e s’i kontrollon dot! Jep dorëheqjen”, aktivisti tregon mesazhet që shkëmbeu me kryeministrin 8 lexime · 7 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Pushteti i kryeministrit është dobësuar, politikanët po i fshihen protestuesve. Iu shmangen dhe kafeneve”, aktivisti paralajmëron: Më 12 shtator në shesh, deri në rrëzimin e Ramës. Duhet të mobilizohemi për mosbindje civile! 7 lexime · 3 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Mirditë/ 20-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në greminë, vdes pasagjeri! Shoferi dhe një i mitur në gjendje të rëndë te Trauma (FOTOT+VIDEO) 7 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Veliaj shkarkon Ristanin, Rama mbledh drejturesit politikë”/ Muçollari: Bashkia Tiranë, model i kapjes së pushtetit! Ja mesazhi që do t’i dërgojë kryeministri, kryetarit në qeli 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Aktivisti Artan Daci nga Londra: Më 12 shtator autokolona e diasporës vjen në Tiranë, protesta do të ketë formate të tjera

Në një intervistë për News24, aktivisti shqiptar në Londër, Artan Daci, ka komentuar situatën politike dhe zhvillimin e…

• 7 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Rama kundër Ramës/ ”Problemi janë ata që me pushtetin politik kthehen në miliarderë” – Metamorfoza e premtimeve të kryeministrit, nga opozita në pushtet

Pamjet e fjalimeve të Edi Ramës gjatë periudhës në opozitë vendosin përballë deklaratat e tij politike të atëhershme…

• 37 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

Veliaj e shkarkoi nga burgu, reagon Anuela Ristani: Koha, gjykatësi më i drejtë, më i paanshëm dhe më i pakapshëm. Largohem sot me krenari!

Anuela Ristani ka reaguar pas shkarkimit nga detyra, vendim i marrë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, teksa ky i…

• 37 minuta më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by