Pamjet e fjalimeve të Edi Ramës gjatë periudhës në opozitë vendosin përballë deklaratat e tij politike të atëhershme me rrjedhën e qeverisjes së tij gjatë më shumë se një dekade në pushtet.
Zotimet e dikurshme kundër përdorimit të fondeve për lobime dhe kritikat ndaj shfrytëzimit të pushtetit për përfitime financiare apo blerje votash hyjnë sot në kontekstin e debateve dhe hetimeve të konsiderueshme politike e ligjore.
Po ashtu, denoncimet e bëra prej tij në vitin 2013 mbi dështimet e sistemit shëndetësor mbeten pikë krahasimi me problematikat dhe skandalet që vijojnë të shoqërojnë shërbimin spitalor në vend.
Sakaq, qytetarët shqiptarë prej më shumë se 3 muajsh kërkojnë përmes protestave largimin e menjëhershëm të tij dhe të kabinetit qeveritar.


