Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Diplomimi i 67 oficerëve të rinj, Rama: Sot kemi ushtarakët më të mirëpaguar në rajon! Deri në 2030 paga si të NATO-s
Kronikë

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj, Rama: Sot kemi ushtarakët më të mirëpaguar në rajon! Deri në 2030 paga si të NATO-s

• 22 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryeministri Edi Rama mori pjesë mbrëmjen e sotme në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura, një institucion në rrugën e transformimit sipas standardeve euroatlantike.

Ndërsa uroi prindërit e diplomuarve dhe vlerësoi përkushtimin e të rinjve që nisën zyrtarisht shërbimin në uniformë për Shqipërinë dhe Kosovën, kreu i qeverisë theksoi se dita e sotme është një ditë krenarie duke sjellë vëmendje kushtet e vështira në të cilat ndodheshin Forcat e Armatosura në të kaluarën.

Read more:“Edhe ajrin po e vjedhin!”/ Kur arkitekti i njohur Maks Velo akuzonte Ramën: Të përdor! Problemi i tij, të thuash atë që ai do!

“Një ceremoni që për 67 oficerë dhe oficeret që sot ne jemi këtu për të kremtuar, është një ditë e paharrueshme. Dua ta nis fjalën time me një urim dhe me një shkrehje respekti për të gjithë prindërit e tyre. Jam i bindur që nëse për vajzat dhe djemtë që sot hynë në rrugën e shërbimit, është emocion, për prindërit është një emocion shumë i veçantë. Fëmijët e tyre sot janë shërbëtorë në uniformë në shërbim të atdheut, Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës.

Nuk e ekzagjeroj kur them se sot është një ditë krenarie për Forcat Armatosura për trupën pedagogjike, Shtabin e përgjithshëm. Është krenari sepse dihet në çfarë situate ka nisur ringritja e FA-së. Kjo fushë që na mirëpret ka qenë një fushë dheu e papërdorshme. Sot FA janë të mbështetura të motivuara, jo vetëm me fjalë”, tha Rama.

Read more:Tensione gjatë hyrjes në seancë! Protestuesit qëllojnë me vezë Vangjel Dulen: O hajdut me syze!

Ai shtoi se dikur ushtarakët ishin më të keqpaguarit në rajon, ndërsa sot është e kundërta. Rama nënvizoi gjithashtu se rritja e pagave do të vijojë me objektivin që deri në vitin 2030 niveli i tyre të arrijë mesataren e NATO-s.

Ndërkohë në fund të fjalimit Rama shtoi se po punohet në raundin e fundit për miratimin e statusit të ushtarakut, i cili pritet të zyrtarizohet së shpejti.

Read more:Forcat e armatosura të Shqipërisë stërvitje të përbashkët me instruktorët e Forcave Speciale të SHBA-së, NATO publikon fotot e ushtarëve shqiptarë

“Kur kjo fushë ishte një pasqyrë dheu, Forcat e Armatosura mbaheshin në këmbë vetëm nga pasioni dhe edukata. Ishin më të keqpaguarit në rajon dhe kishin një buxhet qesharak dhe nuk kishin asnjë perspektivë se gjërat do të ndryshonin. Sot kemi forcat më të mirëpaguara dhe nuk do të ndalemi asnjë vit. Objektivi ynë është që deri në vitin 2030 është që Forcat e Armatosura të jetë të paguara mesatarisht sa të NATO-s. Kemi një zotim për statusin e tyre, është raundi i fundit. Edhe këtë së shpejti do ta japim si lajm”, tha Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 21:56

Rama: Ushtarakët dikur të nënvlerësuar, askush nuk e di çfarë sakrifice përbën për ata që veshin uniformën

Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e 67 oficerëve të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura, vuri në dukje se dikur ushtarakët nënvlerësoheshin, por sot kjo gjë ka ndryshuar.

Read more:“10 mijë lekë në muaj nuk dalin as për ilaçe”/ Thirrja e pensionistit: Të vendoset minimumi jetik. Po mos të na ndihmojnë fëmijët nuk ia dalim dot

“Dukej sikur ushtria nuk ishte më e nevojshme, se do na mbronin të tjerët, ushtarakët, pavarësisht të gjithave, vazhdonin t’i shërbenin detyrës dhe atdheut. Është jetë që përpiqem ta parapërfytyroj. Askush nuk e di çfarë sakrifice përbën për ata që veshin uniformën, bashkëshortët dhe fëmijët e tyre, sepse detyra mund t’i dërgojë në fronte dhe situata të vështira. Kur shoh sot sesi ndryshon rritja dhe numri i vajzave dhe djemve që po vihet në rreshtat e aplikantëve, mendoj se kjo është shenja më e sigurtë e një transformim që nuk ndalet më. Ushtarakët në fund të karrierës, e kanë të jetuar sakrificën, por për një periudhë jo të shkurtër kohe ishin të nënvlerësuar. 67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën, nuk i shkëpus nga urimi për shëndet e mbarësi. Të gjithë atyre që janë para meje si fytyra shembullore të forcave të rilindura të Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, tha Rama.

Lexo edhe
Kronikë

Report Tv siguron pamjet kur shpëtohet 24-vjeçarja e marrë peng nga ish-partneri në Roskovec! Efektivi e merr në krah, autori brenda në makinë: Ta besoj ty vajzën (VIDEO)

Kronikë

SHBA trajnon ekspertë për poligrafin: Shqipëria, partnere në luftën kundër krimit ndërkombëtar

Tags: #Edi Rama #Edukata #Ermal Nufi #Fëmijët #Forcat e Armatosura #Institucion #jetë #ministria e mbrojtjes #Nato

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Report Tv siguron pamjet kur shpëtohet 24-vjeçarja e marrë peng nga ish-partneri në Roskovec! Efektivi e merr në krah, autori brenda në makinë: Ta besoj ty vajzën (VIDEO)
  • SHBA trajnon ekspertë për poligrafin: Shqipëria, partnere në luftën kundër krimit ndërkombëtar
  • Pas orësh negociata, Report Tv siguron pamjet kur shpëtohet 24-vjeçarja e marrë peng nga ish-partneri! Efektivi e merr në krah, autori brenda në makinë (VIDEO)
  • U vranë me armë gjahu nga ish-dhëndri, përcillen në banesën e fundit bashkëshortët në Roskovec! 35-vjeçarit do t’i jepet lamtumira nesër (VIDEO)
  • Dhuna në protestën te Kuvendi, nesër masa për 2 protestuesit! Njëri siguroi kapsollat, tjetri plagosi një polic me to
Nga të njëjtat tag-e
  • “Mega-aferat e Ramës nuk janë hetuar”/ Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për ‘drejtësinë e re’, por korrupsioni vetëm është rritur
  • Doganierët grekë në grevë, pika kufitare Kakavijë të hënën e pakalueshme nga ora 07:00 deri në 11:00
  • “Belinda me 300 apartamente nuk preket!”/ Berisha: Prokurori vendosi të zbatojë ligjin, por u përball me egërsinë e Ramës, Lubi Ballukut dhe bandave të tyre
  • “Babo erdhi hundë e buzë. ‘Unë do t’u ha ju’, tha”/ “Na tregon ne besën”, analiza satirike e Gjekmarkajt: Braçja ‘derdhi gotën’, Babo përmbysi tavolinën, e gjuajti me broke dhe…
  • Qytetarët i thonë “Jo” ‘besës’ së Ramës: Ke prerë në besë shqiptarët! Sot dita e 56 e revoltës, kërkohet dorëheqja e kryeministrit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “I kemi marrë Ramës torren, por do t’i marrim edhe mbretëreshën”/ Ahmeti: Quan sorrë shqiponjën në flamur! Edhe Balla të tërheqë fjalën terroristë, jem djem të këtij vendi 26 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Hipokrizi, demagogji, përçmim dhe mashtrim janë zgjidhjet që jep Rama”/ Mediu: Tallet me qytetarët dhe Shqipërinë e sheh si plaçkë 21 lexime · 24 orë më parë
  3. 03
    Politikë LIVE- “Paketa e maleve më shkatërrimtarja”, qytetari: Të shfuqizohet menjëherë, Rama po shkel të gjitha ligjet e shtetit shqiptar 11 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Politikë Protestuesit e kanë akuzuar për arrogancë, Rama “iu lëshohet” socialistëve: Prandaj nuk “zënë vend” të vërtetat tona, nuk i thoni me empati… 10 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Thirrjet e qytetarëve për arrestimin e Ballukut, SPAK…”/ Agim Baçi: Rama po tenton të zbehë protestën! Qëndrimi i Berishës? Po bën sikur s’e dëgjon thelbin e revoltës 9 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Shiste bizhuteri floriri dhe ora dore të vjedhura, arrestohet argjendari në Lezhë! Sekuestrohen sendet e çmuara, vlera arrin në 300 mijë euro (EMRI+VIDEO) 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Atë nënën e morën korbat dhe sorrat dhe e përdhunuan”/ Berisha reagon ashpër ndaj Ramës: Shpirt kërmë dhe ordiner 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Report Tv siguron pamjet kur shpëtohet 24-vjeçarja e marrë peng nga ish-partneri në Roskovec! Efektivi e merr në krah, autori brenda në makinë: Ta besoj ty vajzën (VIDEO)

Report Tv ka siguruar pamjet kur lirohet 24-vjeçarja Rozalinda Plakun, që u mor peng për disa orë nga…

• 37 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

SHBA trajnon ekspertë për poligrafin: Shqipëria, partnere në luftën kundër krimit ndërkombëtar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të mbështesin organet tona të drejtësisë, duke trajnuar ekspertë për poligrafin. Së…

• 37 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Pas orësh negociata, Report Tv siguron pamjet kur shpëtohet 24-vjeçarja e marrë peng nga ish-partneri! Efektivi e merr në krah, autori brenda në makinë (VIDEO)

Report Tv ka siguruar pamjet kur lirohet 24-vjeçarja Rozalinda Plakun, që u mor peng për disa orë nga…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by