Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. ‘Metamorfoza 2’/ SPAK çoi për gjykim Ervis Martinajn e 8 të pandehur të tjerë, zbardhen akuzat
Kronikë

‘Metamorfoza 2’/ SPAK çoi për gjykim Ervis Martinajn e 8 të pandehur të tjerë, zbardhen akuzat

• 22 Korrik, 2026 • 7 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për fraksionin e ndarë të dosjes “Metamorfoza”, për 9 të pandehur, të cilët janë hetuar në mungesë, pasi masat e sigurisë për ta nuk janë ekzekutuar nga Policia e Shtetit prej gati 3 vitesh.

Prokurorët Arben Kraja dhe Bledar Maksuti mbyllën hetimet për Ervis Martinajn, një prej personave më të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, për Denis Bajrin, Klaodor Hakajn, Prekë Kodrën, Aleks Ndrekën, Bardhyl Mavrajn, Eljon Haton dhe Arsad Bashlin.

Hetimet u mbyllën edhe për Nuredin Dumanin, person që po gjykohet edhe në megaoperacionin “Plumbi i Artë”. Ky i fundit mbahet në masën e sigurisë “arrest në burg” dhe ka statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim, procedimin penal nr.9/2 të vitit 2023 në ngarkim të të pandehurve:

1. Ervis Martinaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Vrasje me paramendim”, në dëm të viktimës Gjin Ndoj (Borici), e kryer në datën 09.8.2020 në qytetin e Shkodrës, në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal.

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu, e kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334 të Kodit Penal.

Read more:“Jetonte me mua deri ditën kur u zhduk”/ Dëshmia e babait të Ervis Martinajt në GJKKO: Merrej me pika llotosh me licencë, Elio Hatos i fali banesën sepse i shpëtoi jetën

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

2. Denis Brajoviq, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Vrasje me paramendim”, në dëm të viktimës Gjin Ndoj (Borici), finalizuar në datën 09.08.2020 në qytetin e Shkodrës, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”,parashikuar nnga nenet 78/2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

“Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” , “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

3. Klaodor Hakaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334 të Kodit Penal.

Read more:‘Metamorfoza 2’/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për seancë paraprake

4. Prekë Kodra, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334 të Kodit Penal.

5. Aleks Ndreka, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334 të Kodit Penal.

6. Nuredin Dumani, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formë të veçantëbashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334 të Kodit Penal.

Read more:Kukës/ Kultivoi 215 bimë kanabisi bashkë me djalin, arrestohet 63-vjeçari i shpallur në kërkim, procedohet edhe bashkëshortja

7. Eljon Hato, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim në dëm të shtetasit Tauland Pepa, ndodhur me datë 21.2.2021 në qytetin e Shkodrës, parashikuar nga nenet 78, 22, 25, i Kodit Penal.

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 278 dhe 25 të Kodit Penal.

“Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 i Kodit Penal.

8. Arsad Bashli, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim në dëm të shtetasit Taulant Pepa, ndodhur me datë 21.2.2021 në qytetin e Shkodrës, të parashikuar nga nenet 78, 22, 25, i Kodit Penal.

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 278 dhe 25 të Kodit Penal.

Read more:Vrasja e të miturit te shkolla “Fan Noli”/ Rama shfajëson Tik Tok-un pas mbylljes njëvjeçare: Fajin e ka algoritmi, rrugaçi i lagjes në xhepin e fëmijëve. “Smart City” përgjigjja jonë institucionale

“Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” , e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 i Kodit Penal.

9. Bardhyl Mavraj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 319 dhe 25 i Kodit Penal.

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli, Ibrahim Lici, kryer në formë të vecantë bashkëpunimi, atë të grupit të struktuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”,të parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal.

Ndërkohë, për bashkëpunëtorë të tjerë të mundshëm në kryerjen e veprave penale të mësipërme, si dhe për persona të tjerë të përfshirë në aktivitete kriminale, që kanë rezultuar gjatë veprimeve hetimore të bëra në kuadër të këtij procedimi penal, është vendosur ndarja e çështjes penale, e cila vazhdon të jetën në fazën e hetimeve paraprake.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Lajmi në përditësim…

Lexo edhe
Kronikë

Pjesë e grupit që trafikoi drogë nga Spanja e Holanda drejt Finlandës, Apeli i Posaçëm liron nga qelia Erind Agalliun

Kronikë

Lezhë/ 54-vjeçari shkon me armë në spital, i bie nga çanta dhe shkrepet! I biri e fsheh, shpallet në kërkim! Në hetim punonjësi i IT

Tags: #Aktivitete #Aleks Ndreka #Arsad Bashli #Bardhyl Mavraj #Burg #eljon hato #Ervis martinaj #GJKKO #Klaodor Hakaj #nuredin dumani #Prekë Kodra

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Pjesë e grupit që trafikoi drogë nga Spanja e Holanda drejt Finlandës, Apeli i Posaçëm liron nga qelia Erind Agalliun
  • Lezhë/ 54-vjeçari shkon me armë në spital, i bie nga çanta dhe shkrepet! I biri e fsheh, shpallet në kërkim! Në hetim punonjësi i IT
  • Zjarri në pyllin e Sodës, 5 hektarë me pisha të djegura! Vatra të vogla në disa pjesë, dyshohet se ishte i qëllimshëm
  • Ekskluzive/ U mor peng nga ish-burri, rrëfehet polici që liroi Rozalinda Plakën: Buzi kërkoi vetë të afrohesha, i paarmatosur! Më tha jo më shumë se 2 metra ose do të vetëvritej (VIDEO)
  • Rrezikoi pushuesit me manovra të rrezikshme, 10 mijë lekë gjobë për drejtuesin e Jet Ski në Gjirin e Livadhit! I bllokohet mjeti lundrues
Nga të njëjtat tag-e
  • Pjesë e grupit që trafikoi drogë nga Spanja e Holanda drejt Finlandës, Apeli i Posaçëm liron nga qelia Erind Agalliun
  • “Arresto Belindën”/ Protestuesit vijojnë marshimin drejt rrugës së Elbasanit, tensione me policinë: Mos ecni krah nesh!
  • Nga ‘ishulli i thesarit’ në burgun 313, historia e pabesueshme e Davide Pecorelli, si e inskenoi vrasjen e tij me priftin nga Shkodra: Kisha borxhe
  • “Pula në burg! Është fabrikë e ‘armëve’”/ 58 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, protestuesit ironi me pankarta
  • LIVE- “Shqipëria kërkon revolucion”, “Rama në burg Berisha në burg””!/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, protestuesit mbushin rrugët, përsërisin në kor kërkesat që i kanë nxjerrë në shesh
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Ish-ministrja Meksi i përgjigjet Ramës: Besa nuk fitohet me slogane, por me qeverisje që jep llogari 21 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Qëlloi me armë për të kanosur 6 persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër! 9 të tjerë nën hetim 21 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Po riparonte një defekt, humb jetën elektriçisti 60-vjeçar në Pogradec (EMRI+VIDEO) 17 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Kauza nuk ndalet”/ Sazan Guri: Protesta do të vazhdojë deri në kthimin e pasurive publike të vjedhura 14 lexime · 18 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Ata që e shohin tokën veç si truall për kulla shumëkatshe…”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën: Nuk ia ka idenë çka asht besa 12 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- “Arrestoni Ramën”, jehon thirrja në shesh/ Protestuesi: Çfarë dreq qeverie është kjo kur nuk zbaton të drejtat themelore të njeriut, të largohet 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- “Rama ka gënjyer, në Theth vetëm propagandë”/ I riu në protestë: Shqipëria e korruptuar dhe me banda, kjo qeveri të largohet 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Pjesë e grupit që trafikoi drogë nga Spanja e Holanda drejt Finlandës, Apeli i Posaçëm liron nga qelia Erind Agalliun

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka liruar nga qelia Erind Agalliun, i…

• 16 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Lezhë/ 54-vjeçari shkon me armë në spital, i bie nga çanta dhe shkrepet! I biri e fsheh, shpallet në kërkim! Në hetim punonjësi i IT

LEZHË– Një 54-vjeçar ka hyrë i armatosur në ambientet e Spitalit të Lezhës, ku kishte shkuar për të…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Zjarri në pyllin e Sodës, 5 hektarë me pisha të djegura! Vatra të vogla në disa pjesë, dyshohet se ishte i qëllimshëm

Rreth 5 hektarë pyll me pisha në zonën e Pyllit të Sodës u dogjën nga zjarri që shpërtheu…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by