Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Ekskluzive/ U mor peng nga ish-burri, rrëfehet polici që liroi Rozalinda Plakën: Buzi kërkoi vetë të afrohesha, i paarmatosur! Më tha jo më shumë se 2 metra ose do të vetëvritej (VIDEO)
Kronikë

Ekskluzive/ U mor peng nga ish-burri, rrëfehet polici që liroi Rozalinda Plakën: Buzi kërkoi vetë të afrohesha, i paarmatosur! Më tha jo më shumë se 2 metra ose do të vetëvritej (VIDEO)

• 27 Korrik, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, shefi i stacionit policor të Roskovecit, Mariglen Koroveshaj ka rrëfyer momentet e negociatave me autorin e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Vidhishtë të Roskovecit, Refit Buzin, për lirimin e ish të fejuarës, Rozalinda Plaka.

“Kemi qenë në komunikime të vazhdueshme për disa orë me autorin deri në momentin që autori është bindur dhe ka kërkuar që unë personalisht të afrohem në vendin ku ai ndodhej së bashku me pengun. Ka qenë zgjedhja e tij nga negociatat që janë bërë për rreth dy orë, nga momenti që autori është kontaktuar”, tha Koroveshaj.

Koroveshaj tregon se ka qenë zgjedhja e autorit që pranë automjetit të afrohej pikërisht shefi i stacionit policor duke iu përgjigjur kërkesave të tij, të mos jetë i armatosur.

Read more:I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin, vihet në pranga! Arrestohet edhe 18-vjeçari e i ati (VIDEO)

“Unë jam afruar në vendin ku ai ndodhej dhe përsëri ka refuzuar ta lëshonte vajzën sepse e shikonte si garanci që mos t’i ndodhte gjë. Në ato momente më ka kërkuar që të afrohem i paarmatosur dhe i vetëm. E kam zbatuar kërkesën e autorit. Në momentin që i jam afruar, ka kërkuar sërish të më shikonte nëse jam i armatosur. E kam zbatuar kërkesën e tij, duhet të bënim çdo gjë që ai të mos agravohej apo acarohej më tepër sepse qëllimi ishte shpëtimi i jetës së tij dhe pengut”, thotë polici.

Ai thotë se distanca më e afërt që i është afruar automjetit është 2 metra dhe se e gjithë situata është monitoruar nga forcat RENEA teksa ka theksuar se çdo sekondë ishte vendimtare.

Read more:U vranë me armë gjahu nga ish-dhëndri, përcillen në banesën e fundit bashkëshortët në Roskovec

“Në momentin që jam afruar më ka thënë mos bëj më asnjë lëvizje të afrohesh se do të vras veten. Jam tërhequr, kam bërë negociatat derisa është bërë e mundur që autori të lironte pengun. Ishte një moment i rrezikshëm, në ato momente mendon si të shpëtoosh një jetë njeriu, çdo sekondë është vendimtare. Veprimet duheshin kryer sa më shpejt pasi gjendja e rënduar që ndodhej autori mund të agravonte dhe të rëndonte situatën. Kemi menduar për shpëtimin e jetës së vajzës”, rrëfen Korveshaj.

Sipas tij vajza ka qenë jo vetëm e traumatizuar, por edhe me lëndime fizike ndaj nuk mund të ecte, çka ka bërë që t’i vijë në ndihmë duke e marrë në krahë.

Read more:Nis aplikimi online në U-Albania, Kumbaro mesazh maturantëve: Zgjidhni me besim 10 preferencat tuaja për studimet universitare

“Vajza ishte në gjendje shumë të rëndë psikologjike dhe fizike, kishte dëmtime në pjesën e trupit që ishin shkaktuar nga autori në momentin që e ka marrë me forcë nga banesa. Kishte shumë dëmtime fizike që e bënin të pamundur të ecte. Në ato momente që ka dalë nga automjeti, duhet të largohej sa më shpejt nga zona e rrezikut. Jam rikthyer te autori për të vazhduar negociatat që të lironte armën dhe mos të vazhdonte më me situatën”, tha shefi i komisariatit.

Për shefin e stacionit policor ky ka qenë momenti më i vështirë i karrierës së tij 12-vjeçare.

Lexo edhe
Kronikë

Pjesë e grupit që trafikoi drogë nga Spanja e Holanda drejt Finlandës, Apeli i Posaçëm liron nga qelia Erind Agalliun

Kronikë

Lezhë/ 54-vjeçari shkon me armë në spital, i bie nga çanta dhe shkrepet! I biri e fsheh, shpallet në kërkim! Në hetim punonjësi i IT

Tags: #Banesa #Fier #jetë #Mariglen Korroveshaj #nertil buzi #Renea #report tv #Roskovec #Rozalinda Plaku #Video

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Pjesë e grupit që trafikoi drogë nga Spanja e Holanda drejt Finlandës, Apeli i Posaçëm liron nga qelia Erind Agalliun
  • Lezhë/ 54-vjeçari shkon me armë në spital, i bie nga çanta dhe shkrepet! I biri e fsheh, shpallet në kërkim! Në hetim punonjësi i IT
  • Zjarri në pyllin e Sodës, 5 hektarë me pisha të djegura! Vatra të vogla në disa pjesë, dyshohet se ishte i qëllimshëm
  • Rrezikoi pushuesit me manovra të rrezikshme, 10 mijë lekë gjobë për drejtuesin e Jet Ski në Gjirin e Livadhit! I bllokohet mjeti lundrues
  • Kapsolle drejt policëve në protestën e së enjtes te Kuvendi, lirohen nga qelia dy protestuesit! Gjykata cakton masën ndalim dalje jashtë vendit
Nga të njëjtat tag-e
  • VIDEO/ Momente paniku gjatë protestës, fëmijë të frikësuar pasi policia tenton të shpërndajë qytetarët
  • Pjesë e grupit që trafikoi drogë nga Spanja e Holanda drejt Finlandës, Apeli i Posaçëm liron nga qelia Erind Agalliun
  • Përfundon greva në Greqi, rikthehet lëvizja në 4 pikat kufitare me Shqipërinë
  • Një program për bletët/ Fieraku ndërton pajisjen që kontrollon temperaturën, lagështinë dhe peshën e kosheres
  • “Jam kërcënuar me jetë nga një civil”/ Denoncimi i Gent Prognit: Isha duke filmuar, nxori thikën dhe… Do bëj kallëzim, kam foto të personit (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Ish-ministrja Meksi i përgjigjet Ramës: Besa nuk fitohet me slogane, por me qeverisje që jep llogari 21 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Qëlloi me armë për të kanosur 6 persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër! 9 të tjerë nën hetim 21 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Po riparonte një defekt, humb jetën elektriçisti 60-vjeçar në Pogradec (EMRI+VIDEO) 17 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Kauza nuk ndalet”/ Sazan Guri: Protesta do të vazhdojë deri në kthimin e pasurive publike të vjedhura 14 lexime · 19 orë më parë
  5. 05
    Sociale Ngrihet Aleanca për Mbrojtjen e Prrenjasit, banorët peticion kundër ndryshimeve territoriale (VIDEO) 12 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Ata që e shohin tokën veç si truall për kulla shumëkatshe…”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën: Nuk ia ka idenë çka asht besa 12 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- “Arrestoni Ramën”, jehon thirrja në shesh/ Protestuesi: Çfarë dreq qeverie është kjo kur nuk zbaton të drejtat themelore të njeriut, të largohet 11 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Pjesë e grupit që trafikoi drogë nga Spanja e Holanda drejt Finlandës, Apeli i Posaçëm liron nga qelia Erind Agalliun

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka liruar nga qelia Erind Agalliun, i…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Lezhë/ 54-vjeçari shkon me armë në spital, i bie nga çanta dhe shkrepet! I biri e fsheh, shpallet në kërkim! Në hetim punonjësi i IT

LEZHË– Një 54-vjeçar ka hyrë i armatosur në ambientet e Spitalit të Lezhës, ku kishte shkuar për të…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Zjarri në pyllin e Sodës, 5 hektarë me pisha të djegura! Vatra të vogla në disa pjesë, dyshohet se ishte i qëllimshëm

Rreth 5 hektarë pyll me pisha në zonën e Pyllit të Sodës u dogjën nga zjarri që shpërtheu…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by