Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Nëna e tre fëmijëve të mitur në burgun e Pojskës, me të edhe foshnja 1-vjeçe! Nesër seancë urgjente në Gjykatën e Tiranës! Begaj vë në dispozicion faljen presidenciale
Kronikë

Nëna e tre fëmijëve të mitur në burgun e Pojskës, me të edhe foshnja 1-vjeçe! Nesër seancë urgjente në Gjykatën e Tiranës! Begaj vë në dispozicion faljen presidenciale

• 22 Korrik, 2026 • 6 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në krevatin e vendosur brenda ambienteve të posaçme të burgut të Pojskës në Pogradec do të kalojë sonte natën një foshnje vetëm 1 vjeç. I vogli i është dërguar nënës së tij 34-vjeçare, e cila u transferua në qeli një ditë më parë pasi ndaj saj rëndon një dënim i formës së prerë me 2 muaj burg, dhënë nga Gjykata e Tiranës për dhunë në familje.

Nëna, disa ditë më parë hyri në Shqipëri nga pika kufitare e Muriqanit, tekksa kthehej me familjen e saj nga Germania, në padijeni totale për dënimin e saj. Me të mbërritur në shtëpi, kthimin e të resë e mëson oficeri i policisë që mbulon zonën ku ajo banonte dhe e telefonin duke e vënë në dijeni për vendimin e gjykatës, duke i kërkuar të paraqitej në Komisariatin nr. 6 në kryeqytet.

Vullnetarisht 34-vjeçarja me emrin Dorina paraqitet vetëm pak orë më pas, me foshnjën 1-vjeçe, e shoqëruar nga bashkëshorti. Dy fëmijët e tjerë të mitur, më i madhi 7-vjeçar e tjetri 2-vjeç e gjysmë ishin lënë në banesë, në shoqërinë e gjyshërve.

Read more:‘Metamorfoza 2’/ SPAK çoi për gjykim Ervis Martinajn e 8 të pandehur të tjerë, zbardhen akuzat

Duke qenë se uniformave blu u dilte në sistem dënimi i formës së prerë për 34-vjeçaren, ajo u dërgua në ambientet e bllokut të sigurisë në Tiranë, dhe vetëm pak orë më pas vjen një urdhër ekzekutimi nga prokuroria dhe e reja niset menjëherë drejt burgut të grave në Pogradec. Në këtë interval kohor djalë vetëm 12 muajsh është sjellë te nëna për t’u ushqyer me gji nga gjyshja e tij.

Në Ponjske autoritetet ia dërguan vetëm 24 orë më pas djalin 1-vjeçar, i shoqërtuar nga babai i tij, ndërkohë që dy të vegjlit e tjerë mbetën sërish në shtëpi, pa nënën.

Read more:“Në 1 vit, vetëm 1 km është bërë!”/ I riu denoncon nga protesta: Si po shkatërrohet natyra me ndërtimin e rrugës Elbasan-Pogradec

Dënimi për të cilin Report Tv mëson ekskluzivisht se ka marrë formë të prerë vetëm muajin e kaluar lidhet me një ngjarje të disa viteve më parë, për një rast dhune në familje, konflikt i të resë me vjehrrin e saj. I gjithë procesi ka qenë në mungesë dhe 34-vjeçarja nuk është paraqitur në asnjë seancë gjyqësore.

Kjo mungesë është konsideruar nga gjykata si largim nga drejtësia dhe e ka dënuar të renë me burgim, duke mos i dhënë të drejtën e shërbimit të provës. Për këtë arsye ajo nuk ka mundur të përfitojë as nga të dyja amnistitë e këtyre viteve, atë të 2024-s dhe nga kjo e fundit e para pak javëve.

Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se nisur nga situata e veçantë, Gjykata e Tiranës ka vendosur një seancë urgjente, nesër ora 10:45, për të shqyrtuar kërkesën e 34-vjeçares për rivendosje në afat të çështjes gjyqësore. Pra prishje të vendimit të formës së prerë së Apelit dhe ridërgimin e çështjes në të njëjtën gjykatë, për shkak se procesi është bërë në mungesë. Kjo do ta lironte menjëherë nënën e tre fëmijëve të mitur.

Read more:Gjykata Penale e dënon me 12 vjet burg Stojançe Jovanovskin për dhunë në familje dhe nxitje për vetëvrasje

Përveç opinionit publik për ngjarjen kanë reaguar edhe institucionet më të larta në vend. Avokati i Popullit Shabani ka vizituar nënën në ambientet e burgut, dhe kërkoi një hetim të hollësisshëm nga institucionet për çfarë ka ndodhur. Burime nga Presidenca i thanë Report Tv se edhe kreu i Shtetit është interesuar pranë Ministrisë së Drejtësisë. Sipas të njëjtave burime Begaj ka vënë në dispozicion edhe faljen presidenciale që çështja të zgjidhet menjëherë.

Sa i përket foshnjës, që ndodhet në ambientet e burgut të Ponjskës, Report Tv kontaktoi me autoritetet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të cilët garantuan se kushtet janë optimale

Read more:“Çdo lamtumirë në aeroport më copëtoi zemrën”/ Protestuesit “pushtuan” mbrëmë Tiranën, pankartat pikante të ditës së 21 të revoltës: Rama ik, Shqipëria s’pret më!

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 17:41

Avokati i Popullit viziton 34-vjeçaren me foshnjën në burgun e Pojskës: Nëse nesër nuk lirohet, jemi në shkelje të procedurave

Avokati i Populli ka inspektuar sot ambientet e burgut të Ponjskës ku po mbahet nëna 34-vjeçare dhe foshnja e saj.

Në një prononcim për mediat Endri Shabani tha se e reja duhet të lirohet nesër, dhe se nëse kjo nuk ndodh, po shkelen procedurat.

Read more:Berat/ Po ndihmonte të atin në arë dhe u fut në lumë për t’u larë, mbytet 15-vjeçari (EMRI+VIDEO)

“Që kur jemi vënë në dijeni dje, kemi nisur hetimin e çështjes. Kemi çuar një grup inspektimi në Komisariatin Nr. 6 dhe në bllokun e sigurisë për të verifikuar fazën e parë, ku ne dyshojmë që mund të jemi para shkeljes së procedurës. Duhet kuptuar a është problem sistemik apo është vetëm një rast, sepse një nënë me fëmijën në gji është mbajtur në bllokun e sigurisë për 72 orë, mbase ka dalë një vendim i formës prerë, ka qenë e panevojshme.

Në bindjen time, ditën e nesërme nëna do të lirohet. Nëse nuk lirohet, do të jemi para shkeljeve procedurale sepse nuk mund të mbahet është e pamundur, qoftë nga dispozitat e Kodit Penal, qoftë nga dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, është e pamundur që për veprën për të cilën është dënuar, fëmija që ka në gji të mbahet në këtë IEVP”, tha ai.

Lexo edhe
Kronikë

Konstatoi shkelje disiplinore, ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren Suela Dashi

Kronikë

Konflikti mes dy familjeve në Pukë, në pranga babë e bir dhe një tjetër, 2 nën hetim (VIDEO)

Tags: #Avokati i popullit #Babai #Burg #burgu i pojskes #Dhune #Dhunë në familje #Djalë #Gjykata e Tiranes #pogradec

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Konstatoi shkelje disiplinore, ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren Suela Dashi
  • Konflikti mes dy familjeve në Pukë, në pranga babë e bir dhe një tjetër, 2 nën hetim (VIDEO)
  • Gjyqi në GJKKO/ Nis seanca për Metën dhe Kryemadhin, rrëzohet sërish kërkesa e ish-presidentit për qëndrimin jashtë kafazit të xhamit
  • Gjyqi në GJKKO/ Kërkuan pavlefshmëri provash, sot seanca e radhës për Metën dhe Kryemadhin
  • Prokurori i SPAK Adnan Xholi futet në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm! Dorëzon aplikimin në KLP
Nga të njëjtat tag-e
  • Spahiu: Çështja e Erjon Veliajt nuk është a do e lirojë Strasburgu, por a do jepet vendimi para zgjedhjeve lokale apo jo
  • Avokatët zbërthejnë hetimin për Veliajn, Duraj: Do të dalë nga burgu me vendimin e Gjykatës së Lartë! Haderi: Reforma ka dështuar, garancitë ligjore larg standardeve!
  • “Të bëhemi 3 milionë shqiptarë dhe t’i themi boll është boll”/ Aktivisti: E votova në 2013, por kuptova se ishte tradhtar. E kanë vendin në burg
  • Rezistencë, vendosmëri! Revolta e 59 kundër klasës politike, shqiptarët nuk ndalen: Rama n’burg, Berisha n’burg!
  • “E vetmja gjë që na shpërndan është dorëheqja e Ramës dhe gjithë qeverisë”/ Nën thirrjet për burgosjen e Ramës qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do luftoj kundër qeverisë korruptive, edhe nëse duhet të rrëmbej të drejtat”/ Agron Shehaj: Duhet të informohemi për çfarë votojmë! Balla e Rama dërguan njerëz para shtëpisë time… 27 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Mllefi është i madh, uroj mos ta zërë vjeshta Ramën!”, pensionistja: Kryeministri, Berisha e Balluku, si gjarpërinjtë! 19 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama kriminalizoi ekonominë dhe politikën”/ Ish-ministri Malaj: Për të mbijetuar po nxit urrejtjen, qëndrimi i një politikani në panik 16 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Konflikte për motive pronësie mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, një i shoqëruar (EMRI) 11 lexime · 14 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur 9 lexime · 12 orë më parë
  6. 06
    Politikë Dita e 58 e revoltës qytetare! Protestuesi thirrje policisë: Dorëzojeni Ramën, fatin e tij ta vendosë populli! 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “I dhe 10 deputetë Ergys Agasit në zgjedhje”/ Aktivisti Ramës: Jemi sorra dhe korba, por jo krimba si ty dhe Saliu që mbyllët sistemin zgjedhor në 2008 8 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Konstatoi shkelje disiplinore, ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren Suela Dashi

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka propozuar ulje me 40% të pagës për një vit për gjyqtaren Suela…

• 9 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Konflikti mes dy familjeve në Pukë, në pranga babë e bir dhe një tjetër, 2 nën hetim (VIDEO)

3 persona janë vënë në pranga dhe 2 janë nën hetim për konfliktin e pronësisë mes dy familjeve…

• 9 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Gjyqi në GJKKO/ Nis seanca për Metën dhe Kryemadhin, rrëzohet sërish kërkesa e ish-presidentit për qëndrimin jashtë kafazit të xhamit

Sot mbahet seanca e radhës për gjyqin ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ku pritet që SPAK të…

• 23 minuta më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by