Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Rama përdor familjen për të nxjerrë jashtë vendit paratë e krimit”, Albana Vokshi: Do kërkojmë ngritjen e një komisioni hetimor për udhëtimet e tij
Politikë

“Rama përdor familjen për të nxjerrë jashtë vendit paratë e krimit”, Albana Vokshi: Do kërkojmë ngritjen e një komisioni hetimor për udhëtimet e tij

• 22 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 15
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se ai po përdor familjen për të nxjerrë jashtë vendit para të lidhura me krimin. Ajo njoftoi gjithashtu se PD do të rikthejë kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për udhëtimet e kryeministrit me charter.

Në një deklaratë për mediat, Vokshi iu referua edhe qëndrimeve të eurodeputetit të Parlamentit Europian, Tomáš Zdechovský, i cili, sipas saj, ka ngritur shqetësime për korrupsionin dhe funksionimin e institucioneve në Shqipëri pas një misioni faktmbledhës të Komisionit për Kontrollin e Buxhetit të Parlamentit Europian.

Sipas Vokshit, raportimet e këtij misioni kanë evidentuar shqetësime për korrupsion të përhapur, lidhje të mundshme me krimin e organizuar, probleme me prokurimet publike, presion politik ndaj institucioneve mbikëqyrëse dhe keqpërdorim të fondeve europiane.

Read more:LIVE- Revolta e 52-të kundër Ramës, pas fjalimeve te Kryeministria nis marshimi në rrugët e Tiranës: Rama në burg, Berisha në burg

Vokshi pretendoi gjithashtu se institucionet europiane po ndjekin lëvizje financiare dhe po verifikojnë pretendime për transferim pasurish dhe parash jashtë vendit përmes familjarëve të kryeministrit. Ajo i cilësoi këto si akuza shumë të rënda dhe kërkoi reagim publik nga Edi Rama.

Deklarata e Plotë:

Deklarata e eurodeputetit të Parlamentit Europian, Tomáš Zdechovský, anëtar i Grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), është një nga sinjalet më serioze që ka marrë ndonjëherë qeveria shqiptare nga një përfaqësues i institucioneve europiane.

Read more:“Balla, propagandës i ka dalë boja”/ Andi Tepelena: Në ditën e 52 vijojmë të kemi mbështetje ndërkombëtare. SPAK-u duhet të nisë hetimet për pastrim parash ndaj Ramës

Zoti Zdechovský ka qenë pjesë e misionit zyrtar faktmbledhës të Komisionit për Kontrollin e Buxhetit të Parlamentit Europian në Shqipëri, në shtator 2025, të cilët pas takimeve të zhvilluara me qeverinë shqiptare arriën ne konkluzione shqetësuese duke konstatuar korrupsion te përhapur e te rrënjosur, lidhje me krimin e organizuar, prokurime me vonesa kronike në infrastrukturë, presion politik mbi organet mbikëqyrëse, ndjekje te dobët gjyqësore, margjinalizim te shoqërisë civile dhe keqpërdorim te fondeve të BE-së.

Në një intervistë publike, te dy diteve me pare Zdechovský shkoi edhe më tej, duke thënë hapur se korrupsioni nuk do të jetë kurrë pjesë e Bashkimit Europian, dhe se nëse Edi Rama vazhdon të keqpërdorë pushtetin në mënyrë antidemokratike, Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së. Ai shtoi se i njëjti mesazh i është përcjellë Ramës edhe nga Ambasada Amerikane dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë. Më tej, ai zbuloi se institucionet europiane po ndjekin lëvizje financiare dhe po verifikojnë pretendime për transferim pasurish e parash jashtë vendit nëpërmjet familjarëve të Kryeministrit. Ai tha se ky eshte mesazhi, dhe Edi Rama e kupton shume mire kete mesazh.
Keto jane akuza jashtëzakonisht të rënda, të bëra publikisht nga një zyrtar i lartë europian.
MEsazhi i qarte per qytetaret, edi rama po pengon procesin e integrimit.

Read more:Rrëzoi kërkesën e PD për ngritjen e komisionit hetimor për ‘McGonigal’ dhe pranoi atë të 11 majit, zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

E megjithatë, deri më sot, Kryeministri Rama vazhdon të heshtë, si asnjehere tjeter.

Partia Demokratike kërkon: sqarim publik nga Edi Rama;
Nisjen e hetimit të SPAK në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë;
bashkëpunim të plotë të institucioneve shqiptare me autoritetet europiane;
dhe rikthimin e kërkesës për Komision Hetimor Parlamentar mbi udhëtimet me charter të Kryeministrit.

Read more:“News24 na ndoqi nga dita 1, shteti e ka kërcënuar”/ Sulmi arbitrar i Tatimeve ndaj “Prestige Resort”, aktivisti Ilir Xhemalaj paralajmëron Ramën: Mos i bëj presion medias

Shqiptarët kanë të drejtën e së vërtetës: nëse akuzat janë të pavërteta, le të provohet me transparencë;
Por nëse janë të vërteta, askush nuk mund të jetë mbi ligjin.

Lexo edhe
Politikë

VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Noka dhe gazetari Muka shtrëngojnë duart dhe kërkojnë falje

Politikë

Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Tags: #Ambasada amerikane #Edi Rama #jetë #Komision #korrupsion #Mediat #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Noka dhe gazetari Muka shtrëngojnë duart dhe kërkojnë falje
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
  • “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
Nga të njëjtat tag-e
  • Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale – Ide
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)
  • Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide
  • Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale – Ide 5 lexime · 5 orë më parë
  3. 03
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 4 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Noka dhe gazetari Muka shtrëngojnë duart dhe kërkojnë falje 2 lexime · 7 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Raporti i vitit 2026, Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit 1 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Noka dhe gazetari Muka shtrëngojnë duart dhe kërkojnë falje

Pas debatit të tensionuar dhe gati në përplasje fizike në studion e emisionit “Prime News24”, Sekretari i Përgjithshëm…

• 7 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Studentët në protestë kanë njoftuar zhvillimin e protestës së radhës kombëtare këtë të shtunë, më 7 nëntor, në…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

Deputetja e pavarur dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka komentuar në emisionin “Prime News24” përplasjen mes…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin