Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Vrasja e Elton Mermalit, dëshmon babai i viktimës: S’e vë dot gishtin, s’i ruhej askujt! Laert Haxhiu hante bukë në shtëpinë time, e strehoja kur e rrihte i ati
Kronikë

Vrasja e Elton Mermalit, dëshmon babai i viktimës: S’e vë dot gishtin, s’i ruhej askujt! Laert Haxhiu hante bukë në shtëpinë time, e strehoja kur e rrihte i ati

• 22 Korrik, 2026 • 5 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Babai i Elton Mermalit, i cili u vra nga Artan Tafani me porosi të Laert Haxhiut, po dëshmon në GJKKO. Kreu i bandës kriminale të Lushnjes ishte i bindur se Mermali, i njohur edhe si “Kinezi”, kishte gisht në vrasjen e djalit të xhaxhait të tij.

Kujtim Mermali dëshmon se i biri doli një natë para ngjarjes dhe nuk u kthye më kurrë në shtëpi. Fillimisht ishte lajmëruar vajza e madhe prej së cilës e mori vesh edhe familja që Eltoni ishte vrarë. Babai thotë se nuk ka asnjë ide se kush mund ta ketë kryer dhe as nëse ka lidhje me vrasjen e Artan Sulçes e Bledar Haxhiut në 1997, kohë gjatë së cilës Mermali ndodhej në Shqipëri. Në bindjen e tij, nëse i biri do të kishte gisht, haku do të ishte marrë asokohe.

Read more:Tabaku nga Spaçi: Shteti ka dështuar të gjejë viktimat e diktaturës, asnjë familje nuk duhet të mbetet pa përgjigje

Kujtim Mermali thotë se djali s’i ka përmendur asnjëherë nëse ka qenë i kërcënuar apo të frikësohej. Për Laert Haxhiun thotë se ka ngrënë në shtëpinë e tij ku edhe është strehuar kur i ati e rrihte.

Read more:I forti i Lushnjës nuk përballet me ish-‘ushtarin’ që u bë ‘pentito’! Tafani rrëfehet në GJKKO: Si më urdhëronte Haxhiu për atentate me tritol, më jepte 1 mijë €

Pas daljes nga burgu në maj 2021, shton ai, Elton Mermali kishte ndërruar emrin në Alban Semaku.

Kujtim Mermali:Elton Mermalin e kam djalë. Një natë para ngjarjes, ditën e shtunë në darkë doli dhe nuk u kthye më në shtëpi. U njoftuam për vrasjen e djalit, kishin gjetur trupin. Fillimisht e çuam në Peqin, më pas në morgun e Elbasanit. Policia kishte lajmëruar vajzën e madhe që jeton në Itali, ajo më mori mua në telefon. Ika nga puna, shkova në morg , mora trupin e djalit dhe e solla në shtëpi. Motivet nuk i dija fare. Unë nuk vë dot gishtin se kush e ka bërë, sepse nuk e di. Eltoni ishte fëmija im i dytë, nuk punonte. Pasi bëri burgun, nuk ishte në terezi dhe nuk punonte. Se për çfarë u fut në burg, nuk e di. Djali është arrestuar në 2004 në Itali, fillimisht. Ndenji 2 muaj në burg, mbas gjyqit e kanë nxjerrë ne arrest shtëpie për dy vite. Gabimi i tij që theu arrestin e shtëpisë dhe pastaj e sollën këtu. E arrestuan atje sepse akuzohej për vrasje këtu në Shqipëri. Për vrasjen e Artan Sulçes. Në 1997 djali ka qenë në Shqipëri. Në dijeninë time djali nuk ka qenë i përfshirë, sepse do merrej haku që në atë kohë, siç u mor për të gjithë. Djali ka qenë i akuzuar bashkë me grupin e Aldo Bares. Laert Haxhiun e njoh shumë mirë, sepse hante bukë në shtëpinë time. E kam strehuar kur e rrihte i ati. Nuk di të them nëse vrasja e djalit tim është kryer për motive hakmarrje për shkak të vrasjes së Artan Sulçes e Bledar Haxhiut në 1997. Djali im nuk i ruhej askujt. Doli nga burgu i Peqinit në 6 maj 2021, në 17 tetor 2021 u vra. Kur doli nga burgu djali nuk ishte mirë, nuk e mora vesh se kush i fuste lëndë narkotike brenda burgut. Në shtëpi nuk pinte ndonjëherë lëndë narkotike. Sjellja e djalit në raport me mua ishte shumë e mirë, nuk ishte agresiv. Nuk më përmendi asnjëherë nëse kërcënohej nga dikush në burg, apo se me kë e ndau qelinë. Djali njihej me pseudonimin “Kinezi” sepse ka patur sytë e vegjël, kështu i thërrisnin që i vogël. Kur doli nga burgu, shkoi në gjendje civile ndërroi emrin, e bëri Alban Semaku. Artan Tafani do t’i gjente punë djalit kur ta takonte. Kështu më ka thënë djali.

Read more:Grupi i Laert Haxhiut/ I penduari Artan Tafani rrëfen detaje për vrasjen e Rexhep Ginës: E planifikuam në Athinë, konflikti ishte për çështje pronash

Sipas dëshmisë së dhënë nga Artan Tafani në gjykatë qershorin e vitit të kaluar, Laert Haxhiu u kishte thënë se do t’u sillnin Elton Mermalin, të cilin e përshkroi si ish-anëtar të bandës së Aldo Bares dhe përdorues droge.

Read more:Nis seanca në GJKKO, Veliaj dhe asnjë nga të pandehurit nuk është i pranishëm në sallë, avokatët kërkojnë shtyrje të procesit

Tafani tha se bashkë me Lulëzim Arapin u nisën për në Lushnje dhe merrnin gjithë kohës udhëzime nga kreu i bandës. Pasi e gjeti Mermalin pranë shtëpisë së tij, i tha që ta shoqëronte dhe të merrnin “mallin” te Arapi, duke gënjyer se e kishin fshehur në ferra.

Read more:Kukës/ Kultivoi 215 bimë kanabisi bashkë me djalin, arrestohet 63-vjeçari i shpallur në kërkim, procedohet edhe bashkëshortja

Aty Tafani qëlloi Mermalin me një plumb dhe dy të tjerë Arapi. Në largim e sipër, ky i fundit u vetëplagos aksidentalisht, ndërsa i penduari i drejtësisë dëshmoi se rrugës hodhi karikatorin, silenciatorin dhe armën në vende të ndryshme.

Lajm në përditësim…

Lexo edhe
Kronikë

Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’

Kronikë

Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria

Tags: #Artan Tafani #Babai #Burg #burgu i peqinit #Djalë #djali #Elton Mermali #GJKKO #kujtim mermali #Laert Haxhiu

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’
  • Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria
  • Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut
  • U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve
  • Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!
  • Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut
  • As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide
  • Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë 5 lexime · 10 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Financial Times: Pronari i Politico dhe Telegraph dëshiron të blejë aksione në TikTok-un evropian 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’ 2 lexime · 11 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’

Debati mbi financimin e protestës së njohur si “revolucioni Flamingo” në Tiranë i çon gjurmët te Guerrilla Foundation.…

• 11 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria

Në një lidhje direkte me Report Tv nga SHBA, ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, tha se…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në burg Ardit…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin