Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. E rëndë në Roskovec/ 35-vjeçari vret me armë gjahu ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën! Merr peng edhe ish-gruan! RENEA drejt vendgjarjes (EMRAT)
Kronikë

E rëndë në Roskovec/ 35-vjeçari vret me armë gjahu ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën! Merr peng edhe ish-gruan! RENEA drejt vendgjarjes (EMRAT)

• 24 Korrik, 2026 • 5 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News
Roskovec-Fshati Vidhisht në Roskovec është zgjuar sot nën breshërinë e plumbave. Refit (Nertil) Buzi, 35-vjeç vrau këtë mëngjes me armë gjahu ish-vjehrrin Kosta Plakun dhe plagosi ish-vjehrrën Bejlere Plakun në banesën e tyre. Kjo e fundit ndodhtet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pas krimit të rëndë, autori gjakftohtë mori me vete peng ish-partneren e tij Rozalina Plakun 24-vjeçe dhe u largua pa gjurmë.

Të tronditur familjarët thonë për mikrofonin e Report Tv se i kishin dëgjuar të shtënat, por nuk kishin dalë jashtë shtëpisë pasi autori i kishte kërcënuar se do t’i vriste të gjithë. Ata thonë gjithashtu se 35-vjeçari ka kërcënuar edhe më herët të renë jo vetëm në fshat, por edhe në Tiranë ku Rozalina studionte për infermiere.

“Na tha hajdeni se do t’ju vras të gjithëve”tha vëllai i viktimës.

“Ngjarje e paralajmëruar, e kanë denoncuar disa herë në polici”, tha nipi i viktimës.

Read more:“Ata që protestojnë nuk janë terroristë”/ Korreshi: E vetmja “armë kimike” janë vezët. Policët s’kanë uniforma, dalin me rroba me vrima, nuk iu jepni as orët shtesë

“Ai ka kërcënuar disa herë vajzën edhe në Tiranë me pistoletë. Vajza është studente për infermieri. Vajza ndjehej e kërcënuar gjithmonë nga ai. Rozalina kishte urdhër mbrojtje”, tha kunata.

Disa herë 35-vjeçari është denoncuar në polici nga familjarët për dhunë dhe kërcënime. Sipas burimeve ai ka qenë edhe në burg për një periudhë dhe më pas i është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Ndërkohë RENEA është nisur drejt Roskovecit për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Read more:E dënuar për dhunë, lirohet 34-vjeçarja që u burgos në Pojskë bashkë me foshnjën 1-vjeçe

Njoftimi i policisë

Rreth orës 06:00, në fshatin Vidhisht, Roskovec, dyshohet se shtetasi R. B., 35 vjeç, ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, shtetasin K. P., 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën e tij, shtetasen B. P., rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe janë vënë në ndjekje për kapjen e autorit të dyshuar. Vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, shtetasen R. P., duke marrë me vete edhe armën e gjahut.

Read more:Makina ‘fluturoi’ nga mbikalimi dhe u përplas me një mjet tjetër, përsëritet tragjedia te rrethrrotullimi i TEG! Tre vite më parë 3 të rinj vdiqën në të njëjtën dinamikë

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Lajm në përditësim…

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 09:20

Tragjedia në Roskovec, familjarët: Autori e ka kërcënuar vajzën me pistoletë në Tiranë

Kunata e viktimës e trembur pas ngjarjes shprehet se janë të shqetësuar për mbesën e tyre. Ajo tregon se autori edhe më parë e ka kërcënuar vjazën me pistoletë.

Read more:Banesa merr flakë në Kuçovë, komshinjtë shpëtojnë 90 vjeçaren që jetonte e vetme, fqinji tregon çastet e para

“I trembemi edhe një ngjarjeje tjetër, se nuk e dimë ku e ka çuar. Kanë bashkëjetuar disa vitesh, por kishin kohë që ishin ndarë. Ai ka kërcënuar disa herë vajzën edhe në Tiranë me pistoletë. Vajza është studente për infermieri. Vajza ndjehej e kërcënuar gjithmonë nga ai. Rozalina kishte urdhër mbrojtje. Ai qëndroi disa kohë në burg, pastaj doli dhe ka qenë në arrest shtëpie”, tha ajo.

Ora 08:46

Vrau ish-vjehrrin dhe mori peng ish-bashkëshorten, Report Tv siguron foton e autorit

1784875396_nertilbuzi.png

Report Tv ka siguruar foton e autorit 35-vjeçar që vrau ish-vjehrrin në Roskovec, plagosi ish-vjehrrën dhe mori peng ish-gruan.

Ora 08:38

Vrau ish-vjehrrin dhe mori peng ish-bashkëshorten, nipi dhe vëllai i viktimës: Na kërcënoi, tha hajdeni se do t’ju vras të gjithëve (VIDEO)

Pas ngjarjes tragjike në Fier, nipi dhe i vëllai i viktimës thanë për Report Tv, se autori ishte një person problematik dhe e kishin denoncuar disa herë në polici.

Read more:Kabina shkrumb e hi, digjet automjeti pranë nënstacionit elektrik në Lushnje

“E kanë denoncuar disa herë në polici. Ndjeva krismat në orën 05:00 në shëpinë e xhaxhait. Është ngjarje e paralajmëruar disa herë”, tha nipi.

“Dëgjuam zhurmë dhe bërtitje, thoshte hajde se do ju vras të gjithëve. Policia erdhi pas një ore”, tha vëllai i viktimës.

Lexo edhe
Kronikë

Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, plagosen 4 persona! Dy prej tyre me djegie të rënda në trup, nisen me urgjencë drejt Tiranës (EMRAT+VIDEO)

Kronikë

Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, plagosen 4 persona! Dy prej tyre me djegie të rënda në trup, nisen me urgjencë drejt Tiranës (EMRAT+VIDEO)

Tags: #Armë #automjet #Bejlere Plaku #Burg #Fier #grupi hetimor #Kosta Plaku #Refit Buzi #rozalina plaku #Vrasje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, plagosen 4 persona! Dy prej tyre me djegie të rënda në trup, nisen me urgjencë drejt Tiranës (EMRAT+VIDEO)
  • Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, plagosen 4 persona! Dy prej tyre me djegie të rënda në trup, nisen me urgjencë drejt Tiranës (EMRAT+VIDEO)
  • Zjarri në hotelin në Vlorë vë në lëvizje institucionet, shtohen kontrollet në hotele! Në fokus sistemet e sigurisë dhe masat kundër zjarrit, Gonxhja: Siguria e pushuesve, prioritet absolut!
  • Lufta me zjarret/ 7 vatra aktive në vend, mbi 550 efektivë në terren! Vijon ndërhyrja me 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor, Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka rrezik për banesat
  • Banorët e Marinzës kërkojnë ndërhyrjen e Bashkisë për qiratë e tokave! Bufi premton negociatat me ‘Bankers’
Nga të njëjtat tag-e
  • FOTOLAJM/ Protestuesit ‘gdhendin’ në sheshin para Kryeministrisë mesazhin e fortë: Rama në burg, Berisha në burg
  • LIVE- “Arresto Ballukun”/ Pas fjalimeve te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Edi Rama jepe dorëheqjen
  • Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, plagosen 4 persona! Dy prej tyre me djegie të rënda në trup, nisen me urgjencë drejt Tiranës (EMRAT+VIDEO)
  • Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Shqiptarët të bashkuar mund të mposhtin klasën e inkriminuar 36-vjeçare (VIDEO)
  • “Persona të paidentifikuar kanë dhunuar gjatë protestës, policia të bëjë detyrën”/ Aktivistja, Sidorela Vatnikaj: Asnjë incident s’mund të na përçajë. Rama në burg, Berisha në burg
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu përplas me makinë 66-vjeçarin në Durrës, ndërron jetë (EMRAT+VIDEO) 55 lexime · 11 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Qeveria të hapë krahun, pjesa më e madhe e ligjeve u delegjitimua”/ Aktivistja Silvana Xhaferi Hoxha: Rama demaskoi veten para mediave të huaja. Protestuesit i bashkojnë kërkesat 20 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama shumë shpejt do të përfundojë në Reç”/ I moshuari: Ka vdekur politikisht dhe moralisht. Duhet ta largojmë këtë bandë kriminale 17 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Dikur “ulërinte” kundër varfërisë dhe urisë së fëmijëve/ Në Shqipërinë e qeverisur prej tij 45% e familjeve me privim të rëndë ushqimor (VIDEO) 13 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Natë tmerri, digjet hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të plagosur, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë me djegie të rënda (VIDEO) 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “‘Besa’ e të pabesit është false”, Berisha publikon mesazhin: Dokumenti i Ramës është krijuar tërësisht me Inteligjencë Artificiale 10 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë 79 ditë rezistencë e qytetarëve, Hasimja: Protestuesit kanë thyer intimidimin dhe janë bashkuar tej ndarjeve politike! Duan shpërbërjen e sistemit të Ramës 10 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, plagosen 4 persona! Dy prej tyre me djegie të rënda në trup, nisen me urgjencë drejt Tiranës (EMRAT+VIDEO)

Katër persona kanë pësuar djegie në trup si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në Porto Palermo, ku…

• 3 orë më parë • 4 min lexim
Kronikë

Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, plagosen 4 persona! Dy prej tyre me djegie të rënda në trup, nisen me urgjencë drejt Tiranës (EMRAT+VIDEO)

Katër persona kanë pësuar djegie në trup si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në Porto Palermo, ku…

• 3 orë më parë • 4 min lexim
Kronikë

Zjarri në hotelin në Vlorë vë në lëvizje institucionet, shtohen kontrollet në hotele! Në fokus sistemet e sigurisë dhe masat kundër zjarrit, Gonxhja: Siguria e pushuesve, prioritet absolut!

Kontrolle më të forta në hotele dhe verifikim i masave kundër zjarrit në të gjitha strukturat akomoduese. Këto…

• 4 orë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by