Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Kronologjia e pengmarrjes së Nertil Buzit në Londër 4 vite më parë, grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca! Pse prokuroria u tërhoq nga akuzat
Kronikë

Kronologjia e pengmarrjes së Nertil Buzit në Londër 4 vite më parë, grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca! Pse prokuroria u tërhoq nga akuzat

• 26 Korrik, 2026 • 8 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

“Ai ishte një djalë që kishte bërë shumë gola”, kështu shprehen në Londër disa shqiptarë, të cilët e kanë njohur Nertil Buzin.

Në zhargonin e përditshëm të grupeve kriminale, “bërja gol” nënkupton moskorrektësi në shitblerjen e drogës apo, më keq akoma, në grabitjen e shtëpive të barit.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, ndërton të gjithë dinamikën se si u mor peng katër vite më parë në Londër Nertil Buzi, i cili i dha fund jetës duke u vetëvrarë mbrëmjen e të premtes, pasi mori peng ish-të fejuarën dhe i vrau dy prindërit.

Gjithçka nisi në fund të shtatorit të vitit 2022.

Një grup kriminal me aktivitet në qytetin e Manchesterit mbërrin në Londër.

Mundën ta bindnin Nertil Buzin ta takonin në një hotel në Lindje të Londrës, si një zonë asnjanëse negocimi, pasi diçka nuk kishte shkuar mirë me disa shtëpi kanabisi të grupit nga Vlora.

Buzi ka pranuar pa e ditur se po shkonte drejt një kurthi të mirëmenduar pengmarrjeje.

Read more:LIVE- “Kërkon besën, asnjë premtim nuk ka mbajtur”, mesazhi i fortë i gazetarit Osman Stafa në shesh: Rama premtoi luftën kundër korrupsionit, por mbron korrupsionin e Belinda Ballukut. Paratë i mban për kopshtin Eden e Kanye West…

Sapo ka hyrë në dhomën e hotelit, e kanë lidhur me zinxhir te radiatori ngrohës i dhomës, duke i vendosur ngjitëse në gojë.

Kanë ngulmuar t’i paguante 400.000 stërlina, por gjatë dy ditëve të para kuptuan se këtë shumë Buzi nuk e dispononte në Angli.

Sipas tij, paratë i kishte dërguar në Shqipëri.

Pengmarrësit avancojnë me kërkimin e parave në familjen e Buzit në Shqipëri. Nga telefoni i Nertil Buzit i telefonojnë me video vëllait, ku e tregojnë atë të lidhur e të rrahur barbarisht. Kërkesa e njëjtë.

“Ose çoni në Vlorë 400.000 stërlina, ose Nertili do të vritej.”

Pengmarrësit mendonin se, duke përdorur telefonin e pengut, ishin të sigurt nga moszbulimi i vendndodhjes.

Disa orë më pas nga kjo kërkesë, një tjetër telefonatë, po me video call. Kësaj here, duke e torturuar me shkuljen e thonjve me një pincë. Në këtë moment, vëllai i Nertilit e kupton sa serioze është situata.

Read more:Donald Trump krijon video të re me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan

Shkon në Drejtorinë Vendore të Policisë së Fierit, duke dëshmuar për telefonatat e marra nga Londra. Kjo drejtori, përmes një shkrese me mbishkrimin “Sekret”, ia dërgon Drejtorisë për Marrëdhëniet me Jashtë në Policinë e Shtetit.

Menjëherë, Pëllumb Seferi, drejtor i kësaj drejtorie, mendon shpejt dhe inicion një operacion të përbashkët me partnerët britanikë. Përfshihet në këtë operacion edhe Neritan Nallbati, drejtor i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Koordinimi i operacionit në Londër ndodh nëpërmjet kanaleve të konsoliduara policore Shqipëri-UK. Britanikët reagojnë menjëherë. Vihet në lëvizje skuadra elitë e pengmarrjeve në Policinë Metropolitane, si dhe NCA, Agjencia Kombëtare Kundër Krimit.

Fillimisht, përmes numrit të telefonit të Nertil Buzit lokalizohet zona nga ku ky numër dërgonte sinjal. Dërgohet një skuadër vëzhgimi, e cila stacionohet jashtë hotelit. Dy agjente femra rezervojnë një dhomë në këtë hotel. Grupi i vëzhgimit arrin të fotografojë disa persona që hynin e dilnin në intervale të ndryshme kohe.

Fotot analizohen në zyrën e operacioneve të Met Police dhe arrihet në përfundimin se ata ishin shqiptarë. Analizohen duke u krahasuar me fotot në sistemin kombëtar të policisë angleze. Arrihet të zbulohet identiteti i vetëm njërit prej tyre. Më pas zbulohet numri i telefonit që përdorte dhe vihet në përgjim, veprim që çoi në identifikimin e anëtarëve të tjerë të grupit kriminal, mes tyre edhe një grua.

Ndërkohë, dy agjentet femra mision parësor kishin identifikimin e dhomës ku mbahej pengu, Nertil Buzi. Në fshehtësi të plotë, i kërkojnë menaxherit të hotelit pamjet e kamerave të sigurisë për 10 ditët e fundit, pa i treguar se në atë hotel po mbahej dikush peng. Pamjet e CCTV analizohen në zyrën operacionale të këtij operacioni. Zbulohet momenti kur Nertil Buzi mbërrin në hotel, merr ashensorin dhe i drejtohet një dhome.

Read more:Priten dallgë deri në 3.5 metra nga moti i keq në Vlorë, nga pasditja e së premtes Kapiteneria e Portit ndalon daljen në det të mjeteve të vogla lundruese në zonën Dhërmi–Himarë

Tashmë, kur Met Police kishte në dorë edhe ekzaktësisht vendndodhjen e pengut, nis hartimi i planit të shpëtimit. E panjohura më e madhe ishte nëse pengmarrësit ishin të armatosur apo jo. Vendoset të ndërhyhet përmes një skuadre të armatosur gjatë mesnatës. Ndërkohë, në Fier dhe Tiranë, telefonatat që vinin në telefonin e vëllait të Nertilit regjistroheshin dhe në kohë reale i dërgoheshin Policisë Metropolitane.

“Nëse nuk do të ndërhynim për ta liruar atë moment, Nertil Buzin do ta kishin vrarë, pasi nga bisedat e përgjuara grupi kriminal gjithnjë e më shumë po e kuptonte pamundësinë e marrjes së 400.000 stërlinave.”

Fillimisht, nga jashtë kanë lëshuar një granatë me gaz në dhomë dhe më pas është bërë neutralizimi i tre personave në dhomë. Nertil Buzi ishte në një gjendje gati kolapsi si pasojë e torturave dhe, nën mbrojtje policore, dërgohet në spital.

Atë kohë, në përfundim të operacionit, një zëdhënës i Met Police i tha Top Channel se për këtë pengmarrje ishin arrestuar me akuzat për pengmarrje, burgosje të rreme dhe kërcënim për të vrarë shtetasit shqiptarë.

Nelid Arapi, 26 vjeç, banues në Haringey, Londër, akuzohej për rrëmbim personi, burgosje të rreme, posedim me qëllim shitjeje të lëndës narkotike kanabis dhe kërcënim për të vrarë.

Njohur me pseudonimin “Kid Vlonjati”, me precedentë penalë në Shqipëri prej moshës 19 vjeç.

Xhon Guveli, 28 vjeç, akuzohej për rrëmbim personi, burgosje të rreme.

Read more:Dështojnë 7 orë negociata me RENEA, vret veten 35-vjeçari Refit Buzi! Në mëngjes vrau ish vjehrrin dhe plagosi ish vjehrrën! Liroi pas disa orësh pengmarrje ish bashkëshorten (EMRAT+VIDEO)

Fation Arapi, 27 vjeç, banues në Peterborough, akuzohej për rrëmbim personi, burgosje të rreme.

Armando Brahashaj, 26 vjeç, banues në Brent, Londër, akuzohej për rrëmbim personi, burgosje të rreme.

Eduart Çepele, 30 vjeç, banues në Manchester, akuzohej për rrëmbim personi, burgosje të rreme.

Emanuela Arapi, 28 vjeçe, banuese në Barrington Street, Manchester, akuzohej për burgosje të rreme.

Pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, Nertil Buzi bashkëpunoi me policinë, duke dëshmuar për të gjitha rrethanat e pengmarrjes.

Ai u mbajt në një “safe house”, shtëpi të sigurt, prej Met Police si dëshmitari kyç i prokurorisë në procesin që do të pasonte në gjykatë. Buzi fillimisht pranoi të dëshmonte kundër pengmarrësve të tij.

Read more:Dështojnë 7 orë negociata me RENEA, vret veten 35-vjeçari Refit Buzi! Në mëngjes vrau ish vjehrrin dhe plagosi ish vjehrrën! Liroi pas disa orësh pengmarrje ish bashkëshorten (EMRAT+VIDEO)

Dy vite pasi të gjashtë të arrestuarit do të dilnin në Harrow Crown Court, prokuroria u tërhoq nga akuzat për pengmarrje, burgosje të rreme dhe kërcënim për të vrarë ndaj të pestëve.

Pesë prej tyre u liruan automatikisht nga salla e gjyqit, ndërsa më 15 prill 2024, Harrow Crown Court dënoi Nelid Arapin me 16 muaj burg për posedim kanabisi me qëllim shitjeje.

Dy janë hipotezat e mundshme përse kolapsoi ky proces pengmarrjeje.

E para, Nertil Buzi mund të jetë tërhequr nga fjala e dhënë për të dëshmuar kundër pengmarrësve të tij.

E dyta, prokurorët janë njohur me strategjinë e mbrojtjes, e cila do ta diskreditonte përpara gjykatës Buzin me të dhëna si i përfshirë në aktivitete kriminale.

E nëse kjo do të ndodhte, atëherë do të ishte një turpërim publik për prokurorët dhe, si pasojë e këtij rreziku, tërhoqën akuzat. E gjitha kjo, një zhgënjim për ata që u përfshinë në Tiranë dhe Londër në këtë operacion kompleks, me të vetmin ngushëllim lirimin e pengut gjallë./Top Channel

Lexo edhe
Kronikë

Shpallet në kërkim autori i plagosjes së 22-vjeçarit në Kurbin, nën kërcënimin e armës i mori edhe mjetin (EMRI)

Kronikë

Furnizoi makinën me karburant dhe pagoi me euro false, arrestohet 24 vjeçari në Rrogozhinë! Sekuestrohen 13 kartëmonedha të falsifikuara (VIDEO)

Tags: #Aktivitet #Aktivitete #angli #Britani e Madhe #Burg #Djalë #Fier #Londër #nertil buzi #rrembim #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shpallet në kërkim autori i plagosjes së 22-vjeçarit në Kurbin, nën kërcënimin e armës i mori edhe mjetin (EMRI)
  • Furnizoi makinën me karburant dhe pagoi me euro false, arrestohet 24 vjeçari në Rrogozhinë! Sekuestrohen 13 kartëmonedha të falsifikuara (VIDEO)
  • Qëlloi me armë për të kanosur 6 persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër! 9 të tjerë nën hetim
  • I dyti brenda pak ditëve, vdes në detyrë elektricisti në Pogradec! Po ndërronte një llambë në fshat (EMRI+VIDEO)
  • Divjakë/ Zbulohet lokali i përshtatur për lojëra fati, në pranga pronari dhe kamerieri (EMRAT+VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • 150 vullnetarë për pastrimin e bregdetit në Porto Palermo, Rama: Shembull i bukur i kujdesit për mjedisin (VIDEO)
  • Divjakë/ Zbulohet lokali i përshtatur për lojëra fati, në pranga pronari dhe kamerieri (EMRAT+VIDEO)
  • Për herë të parë në një spital publik, ‘Memoriali’ i Fierit kryen me sukses ndërhyrjen e avancuar në zemër
  • Aksident i rëndë në Vlorë, furgoni me punëtorë ndërtimi del nga rruga! 1 i vdekur dhe 4 të plagosur rëndë (EMRAT+ VIDEO)
  • Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë (FOTOT)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “I kemi marrë Ramës torren, por do t’i marrim edhe mbretëreshën”/ Ahmeti: Quan sorrë shqiponjën në flamur! Edhe Balla të tërheqë fjalën terroristë, jem djem të këtij vendi 26 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Hipokrizi, demagogji, përçmim dhe mashtrim janë zgjidhjet që jep Rama”/ Mediu: Tallet me qytetarët dhe Shqipërinë e sheh si plaçkë 23 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ish-ministrja Meksi i përgjigjet Ramës: Besa nuk fitohet me slogane, por me qeverisje që jep llogari 20 lexime · 18 orë më parë
  4. 04
    Politikë LIVE- “Paketa e maleve më shkatërrimtarja”, qytetari: Të shfuqizohet menjëherë, Rama po shkel të gjitha ligjet e shtetit shqiptar 15 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Qëlloi me armë për të kanosur 6 persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër! 9 të tjerë nën hetim 12 lexime · 3 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Ata që e shohin tokën veç si truall për kulla shumëkatshe…”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën: Nuk ia ka idenë çka asht besa 12 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- “Rama ka gënjyer, në Theth vetëm propagandë”/ I riu në protestë: Shqipëria e korruptuar dhe me banda, kjo qeveri të largohet 10 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Shpallet në kërkim autori i plagosjes së 22-vjeçarit në Kurbin, nën kërcënimin e armës i mori edhe mjetin (EMRI)

KURBIN – Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 25 korrikut në Kurbin, ku mbeti i plagosur…

• 54 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Furnizoi makinën me karburant dhe pagoi me euro false, arrestohet 24 vjeçari në Rrogozhinë! Sekuestrohen 13 kartëmonedha të falsifikuara (VIDEO)

Një pagesë me euro false në një pikë karburanti në Rrogozhinë çoi në arrestimin e një 24-vjeçari ditën…

• 3 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Qëlloi me armë për të kanosur 6 persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër! 9 të tjerë nën hetim

DIBËR – Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Dibrës, pasi dyshohet se ka qëlluar në ajër me…

• 3 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by