Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Dështojnë 7 orë negociata me RENEA, vret veten 35-vjeçari Refit Buzi! Në mëngjes vrau ish vjehrrin dhe plagosi ish vjehrrën! Liroi pas disa orësh pengmarrje ish bashkëshorten (EMRAT+VIDEO)
Kronikë

Dështojnë 7 orë negociata me RENEA, vret veten 35-vjeçari Refit Buzi! Në mëngjes vrau ish vjehrrin dhe plagosi ish vjehrrën! Liroi pas disa orësh pengmarrje ish bashkëshorten (EMRAT+VIDEO)

• 24 Korrik, 2026 • 17 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Roskovec-Fshati Vidhisht në Roskovec u trondit mëngjesin e kësaj të premteje nga një krim i rëndë në familje. 35-vjeçari Nertil Buzi, i cili kishte ndryshuar emrin në Refit, shkoi në banesën e ish-partneres, Rozalinda Plaku dhe hapi zjarr me armë gjahu ndaj familjarëve.

“Dëgjova krisma në 5 të mëngjesit, ishim në gjumë dhe dola në ballkon dhe pashë që ishte nga shtëpia e xhaxhait. I bija telefonit të policisë dhe nuk përgjigjej” tha nipi i viktimës.

“Ne dëgjuam britmat, por nuk hynim dot brenda se ai bërtiste ‘do t’ju vras të gjithëve’. Djali im njoftoi policinë dhe policia ka ardhur pas një ore.” tha vëllai i viktimës

Nga breshëria, mbeti i vrarë Kosta Plaku, ish-vjehrri i autorit, ndërsa bashkëshortja e tij, Belere Plaku, u plagos rëndë. Pas sulmit, autori mori me forcë ish-të fejuarën dhe u largua me automjet drejt ish-fushes së aviacionit ne Kurjan.

“Ka vrarë babanë e ish-të dashurës dhe ka plagosur nënën. Ka marrë të dashurën me makinë dhe ka dalë në zonë periferike. Për shkak të rrezikshmërisë ka ardhur RENEA. Është bërë e mundur të lirohet e dashura e vet që ndodhet jashtë rrezikut. Jemi ende duke negociuar me autorin për t’u dorëzuar” tha Erion Ahmeti, drejtor i policisë së Fierit.

Të rinjtë, të cilët jetonin rreth 2 kilometra larg njëri-tjetrit, kishin qenë të fejuar para disa vitesh, por lidhja ishte ndërprerë nga Rozalinda. 24-vjeçarja vijonte studimet për infermieri në Tiranë, ndërsa autori ishte kthyer nga emigracioni pas disa vitesh në Angli. Familjarët pretendojnë se ai nuk e kishte pranuar ndarjen dhe e kercenonte vazhdimisht.

“Kjo është një ngjarje e paralajmëruar. Vajza e denonconte, policia e arrestonte dhe prokuroria nuk bënte asgjë dhe ai dilte prapë. Si çift nuk shkonin mirë dhe janë ndarë dhe ai nuk e pranonte këtë gjë. Ai ka kërcënuar me armë vajzën në Tiranë. E ka marrë policia dhe e ka nxjerrë pas një muaji” tha nipi i viktimës

“Kishin probleme në çift. Tre herë ka hyrë brenda ai dhe tre herë ka dalë. E mbajtën një muaj brenda, e nxorën në arrest shtëpie. I thoshte vajzës ‘ti pa mua nuk jeton’.” tba vëllai i viktimës.

Familjarët e autorit japin një tjetër version për konfliktin. Sipas tyre, përplasja mes çiftit lidhet edhe me një shumë parash që Buzi pretendon se ia kishte dërguar ish-partneres gjatë kohës që jetonte në Angli.

“Mua s’më thotë gjë, vetëm punë lekësh.. Iku çuni andej, pastaj u shkëputën. Ajo iku në Tiranë. Ky i dërgonte paratë që andej, nga Anglia. E denoncoi ajo, e futën çunin brenda dhe ndenji 4 muaj. Ata duheshin me njëri-tjetrin, por më pas u zunë. Ne kishim bërë dhe fejesën, por pastaj nuk donte më ajo. Nuk e di pse e la, por pse i mori lekët? Fliste në telefon me çupën dhe ajo i thoshte: nuk më lë babi me mamin të të jap lekët” thanë ata

Ndryshe familjaret e Rozalindës, thane se ai e perndiqte dhe e kishte kercenuar me arme ne Tirane, ndaj gjykata e kishte pajisur me urdher-mbrojtje.

Read more:Roskovec/ 35-vjeçari vret me armë gjahu ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën! Liron pas disa orësh ish-gruan e marrë peng! Rrethohet nga RENEA, negociata për dorëzim (EMRAT)

“I dhunshëm ka qenë ai. Vajza ishte e frikësuar. Gjithnjë e kërcënonte. E mori njëherë se e donte për nuse. Kishin disa vite bashkë, pastaj e la ajo. Edhe në Tiranë i ka dalë para vajzës me pistoletë. Vajza është studente për infermiere. Ndenji ca kohë ai në burg, por e nxorën në arrest shtëpie. Por ai s’rrinte brenda fare. Ajo kishte urdhër-mbrojtje” thotë kunata e viktimës

Megjithatë, drejtori i Policisë së Fierit i rrëzoi këto pretendime, duke thënë se në momentin e ngjarjes autori nuk rezultonte me masë aktive sigurie nga gjykata.

“Nuk ka qenë me masë sigurie. Ne po punojmë për ta neutralizuar, më pas do kryhen veprimet e nevojshme hetimore” tha drejtori i Policisë së Fierit

Me ndërhyrjen e policisë dhe RENEA-s, 32-vjeçari liroi ish-partneren, ndërsa vetë vrau veten pasi qëndroi i ngujuar në makinë për disa orë.

Emri i Nertil Buzit është përmendur në vitin 2022 nga mediat britanike, ku thuhet se është mbajtur peng nga disa bashkëkombës për një borxh prej 400 mijë paund.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 17:11

Policia tregon detajet e operacionit për kapjen e Refit Buzit në Roskovec: Refuzoi të dorëzohej, më pas qëlloi veten brenda në makinë (FOTOT)

Policia ka dhënë detaje shtesë për ngjarjen e rëndë në fshatin Vidhisht të Roskovecit. Sipas njoftimit, pasi ish-të dashura e 35-vjeçarit u lirua falë ndërhyrjes së Policisë, ekipi negociator i RENEA-s, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe nën drejtimin e prokurorit, vijoi negociatat me të për ta bindur të dorëzohej dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

Policia bën me dije se, pavarësisht negociatave që zgjatën që nga orët e para të mëngjesit, 35-vjeçari nuk iu bind thirrjeve për t’u dorëzuar dhe, rreth orës 16:35 është vetëvrarë me armën e gjahut që mbante me vete, brenda makinës.

Njoftimi i policisë

“Roskovec, Fier/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak për ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur në fshatin Vidhisht, Roskovec, ku shtetasi R. B., 35 vjeç, vrau me armë gjahu babanë e ish-të dashurës së tij, plagosi nënën e saj dhe mori peng ish-të dashurën, shtetasen R.P, ju informojmë se: Pas lirimit të saj falë veprimeve profesionale të Policisë, ekipi negociator i RENEA-s, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, nën drejtimin e Prokurorit, vijoi negociatat me 35-vjeçarin, me qëllim bindjen e tij për t’u dorëzuar dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Pavarësisht negociatave intensive, të zhvilluara që prej orëve të para të mëngjesit, 35-vjeçari nuk iu bind thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar dhe, rreth orës 16:35, dyshohet se është vetëvrarë me armën e gjahut që mbante me vete, brenda automjetit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.

Ora 17:01

Roskovec/ Pas vetëvrasjes së 35 vjeçarit Refit Buzi, zona rrethohet nga policia, mbërrin ambulanca (VIDEO)

Pamjet që sjell korrespondentja e Report TV, Marsela Topi, tregojnë momentet pas përfundimit të operacionit në Roskovec. Në video shihet automjeti ku ishte ngujuar 35-vjeçari, me dyert e hapura, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, forca të shumta policie dhe efektivë të RENEA-s.

Read more:E rëndë në Roskovec/ 35-vjeçari vret me armë gjahu ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën! Merr peng edhe ish-gruan (EMRAT)

Operacioni përfundoi pasi 35-vjeçari, i dyshuar për vrasjen e ish-vjehrrit, plagosjen e ish-vjehrrës dhe marrjen peng të ish-bashkëshortes, vrau veten. Zona vijon të mbahet e rrethuar, ndërsa priten veprimet e grupit hetimor dhe ekspertëve për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Ora 16:32

RENEA tentoi negociatat, pas disa orësh ngujimi në makinë, vetëvritet 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin dhe mori peng ish-bashkëshorten në Roskovec

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh negociata me forcat e policisë.

Ai ishte i rrethuar nga forcat speciale RENEA në zonën e ish-fushës së helikopterëve në fshatin Kurjan, ku qëndroi i ngujuar në automjetin e tij, ndërsa negociatorët tentuan disa herë ta bindnin të dorëzohej.

Më herët, 35-vjeçari dyshohet se vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plakun, plagosi ish-vjehrrën, Bejlere Plakun, dhe mori me forcë ish-të dashurën, Rozalinda Plakun. E reja u lirua disa orë më vonë gjatë operacionit të policisë.

Autoambulanca dhe forca të shumta policie janë afruar pranë automjetit ku ndodhet prej disa orësh 35-vjeçari.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

“Në vijim të informacionit paraprak për ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur në fshatin Vidhisht, Roskovec, ku shtetasi R. B., 35 vjeç, vrau me armë gjahu babanë e ish-të dashurës së tij, plagosi nënën e saj dhe mori peng ish-të dashurën, shtetasen R.P, ju informojmë se:

Pas lirimit të saj falë veprimeve profesionale të Policisë, ekipi negociator i RENEA-s, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, nën drejtimin e Prokurorit, vijoi negociatat me 35-vjeçarin, me qëllim bindjen e tij për t’u dorëzuar dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Pavarësisht negociatave intensive, të zhvilluara që prej orëve të para të mëngjesit, 35-vjeçari nuk iu bind thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar dhe, rreth orës 16:35, dyshohet se është vetëvrarë me armën e gjahut që mbante me vete, brenda automjetit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale”

Ora 15:24

U plagos nga ish-dhëndrri në tragjedinë e Roskovecit, 55-vjeçarja 5 orë në sallën e operacionit, gjendja vijon të jetë e rënduar

Pas një operacioni që ka zgjatur mbi 5 orë, Bejlere Plaka, e cila mbeti e plagosur gjatë sulmit me armë në banesën e saj në Vidhisht të Roskovecit, është në kujdesin intensiv të mjekëve Sipas informacioneve, 55 vjeçarja ka pësuar dëmtime të shumta në pjesën e barkut dhe po merr kujdes intensiv. Gjendja e saj mbetet e rëndë.

Plaka mbeti e plagosur mëngjesin e së premtes në banesën e saj në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi dyshohet se vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plakun. Pas ngjarjes, ai dyshohet se mori me forcë ish-të dashurën, Rozalinda Plakun, të cilën e liroi disa orë më vonë, ndërsa forcat RENEA e rrethuan dhe nisën negociatat për dorëzimin e tij. 24-vjeçarja, e cila u mbajt peng ndodhet aktualisht në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po merret në pyetje nga grupi hetimor.

Read more:Roskovec/ 35-vjeçari vret me armë gjahu ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën! Liron pas disa orësh ish-gruan e marrë peng! Rrethohet nga RENEA, negociata për dorëzim (EMRAT)

Ora 15:08

Mbyllur brenda makinës prej orësh, 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin nuk dorëzohet, RENEA e mban nën rrethim

Pamjet që sjell korrespondentja e Report TV, Marsela Topi, tregojnë automjetin ku është ngujuar autori i dyshuar, ndërsa forca të shumta policie dhe efektivë të RENEA-s kanë rrethuar zonën, duke mbajtur distancë.

Negociatat për ta bindur 35-vjeçarin të dalë nga automjeti dhe të dorëzohet pa lënduar veten vijojnë në fshatin Kurjan, ndërsa operacioni i policisë mbetet në zhvillim.

Sipas policisë, 35-vjeçari dyshohet se mëngjesin e sotëm vrau babanë e ish-të dashurës së tij, plagosi nënën e saj dhe mori peng ish-të dashurën, të cilën e liroi disa orë më vonë pas ndërhyrjes së forcave të rendit.

Ora 14:33

Negociatat dështojnë sërish, 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin dhe mori peng ish-bashkëshorten refuzon të dorëzohet! Snajperët e RENEA-s në gatishmëri (VIDEO)

Një tjetër përpjekje e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet ka dështuar pak minuta më parë. Ai vijon të refuzojë çdo thirrje të policisë dhe qëndron i vetëm brenda automjetit prej më shumë se tre orësh.

Forcat e rendit kanë tentuar disa herë ta bindin të vetëdorëzohet, por deri tani pa rezultat.

Ndërkohë, në terren janë pozicionuar edhe snajperët e forcave speciale RENEA, të cilët qëndrojnë në gatishmëri për të ndërhyrë nëse situata përshkallëzohet.

Operacioni policor vijon, ndërsa zona mbetet e rrethuar nga forca të shumta policore.

Ora 13:30

Snajperi merr pozicion nga larg, vijojnë negociatat me 35-vjeçarin në Roskovec ( VIDEO)

Pamjet e fimuara nga larg që sjell Report TV tregojnë një snajper të pozicionuar në distancë, ndërsa vijojnë negociatat me 35-vjeçarin e dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec.

Forcat speciale dhe efektivët e Policisë mbeten në terren, ndërsa operacioni është ende në zhvillim. Sipas policisë, negociatat po vazhdojnë me qëllim dorëzimin e autorit pa shkaktuar pasoja të tjera. Në zonë është vendosur një perimetër sigurie, ndërsa forcat e angazhuara vijojnë të monitorojnë çdo lëvizje.

Ora 12:43

‘I thashë shkëpute lidhjen”, prindërit e 35 vjeçarit që mori peng ish-bashkëshorten flasin për Report TV: Nuk na tregonte çfarë problemesh kishte, ishte i mërzitur për punë lekësh (VIDEO)

Prindërit e autorit të dyshuar të ngjarjes në Roskovec, Beraze dhe Ismail Buzi, kanë folur për Report TV, duke treguar për marrëdhëniet të mira me ish-bashkëshorten e djalit të tyre.

Read more:Roskovec/ 35-vjeçari vret me armë gjahu ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën! Liron pas disa orësh ish-gruan e marrë peng! Rrethohet nga RENEA, negociata për dorëzim (EMRAT)

“Të mos e donim vajzën, nuk do ta linim të afrohej te ne”, tha babai, Ismail Buzi, kur u pyet nëse e donin vajzën.

E ëma tregonse i biri nuk i kishte folur për problemet që kishte, por vetëm i kishte thënë se ishte i mërzitur për çështje lekësh.

“Mua s’më thoshte gjë. Jam mërzitur për punë lekësh, thoshte” tregon më tej.

“Ai thoshte që secili të qëndrojë në hallin e vet”, shton babai.

Sipas tij, në një moment i kishte kërkuar djalit që t’i jepte fund marrëdhënies.

“Atëherë i thashë shkëpute lidhjen, as mos e merr dhe as mos të të marrë”, tha ai.

Ora 12:36

‘Mos m’u afroni se do të vras veten’, autori i dyshuar i vrasjes në Roskovec nuk dorëzohet, flet drejtori i Policisë Fier: RENEA në negociata ( VIDEO)

“Mos m’u afroni se do të vras veten”, kjo është thirrja që, sipas Policisë së Fierit, po përsërit 35-vjeçari Refit Buzi, i dyshuar për vrasjen e ish-vjehrrit dhe plagosjen e ish-vjehrrës në Roskovec, ndërsa vijon të jetë i rrethuar nga forcat RENEA.

Drejtori i Policisë Fier, Erion Ahmeti, tha se autori vijon të bëjë rezistencë dhe nuk ka pranuar të dorëzohet dhe ndau detaje tw mwtejshme nga operacioni.

“Shtetasi Refit Buzi rreth 35 vjeç, për motive ende të paqarta, ka vrarë me armë gjahu babain e ish të dashurës dhe ka plagosur nënë e saj. Në kushtet e kësaj ngjarje ka marrë të dashurën në makinë dhe është larguar në drejtim të zonës periferike në dalje të Vilkdishtit. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, grupi hetimor ka organizuar punën në lidhje me lokalizimin e të gjitha strukturave policore, të vendeve fqinj dhe për shkak të rrezikshmërisë është njoftuar prezenca e forcave kombëtare RENEA. Falë profesionalizmit dhe përkushtimit të të gjithë drejtorisë vendore është bërë e mundur nëpërmjet negociatave që të mund të lirohet e dashura e tij e cila është jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Fierit. grupi i drejtorisë vendore dhe të RENEAS me autorin Ende po negociojmë për tu dorëzuar dhe për të bërë të mundur shmangien e viktimave të tjera. Jemi në largësi të autorit. Prokurori po heton dhe po analizon të gjitha shkaqet. Autori nuk ka qenë me masë sigurie. Jemi në kushtet e një debati të lindur me familjen e ish të dashurës. Nuk ka asnjë negociatë të familjarëve të autrorit përvec Reneas dhe grupit të policisë. Autori ka thënë gjithë kohën ‘mos mu afroni do vras veten’. Të gjithë forcat janë në vendngjarje për të parandaluar një viktimë tjetër” tha drejtori i policise Erion Ahmeti

Ora 10:37

RENEA rrethon vendin ku 35-vjeçari mbajti peng për disa orë ish-bashkëshorten! Negociata për dorëzim (VIDEO)

Forcat e RENEA-as dhe ato të policisë kanë rrethuar vendin ku 35-vjeçari mbajti peng për disa orë ish-bashkëshorten 24-vjeçe.

Read more:E rëndë në Roskovec/ 35-vjeçari vret me armë gjahu ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën! Merr peng edhe ish-gruan! RENEA drejt vendgjarjes (EMRAT)

Vijojnë negociatat për dorëzimin e Refit Buzit, që vrau ish-vjehrrin me armë gjahu.

Ora 10:15

I vrau babain dhe i plagosi nënën, 35-vjeçari liron ish-bashkëshorten e marrë peng

1784874560_vrasjanefier.png

Rozalinda Plaku e reja që u mor peng nga ish-bashkëshorti është liruar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon që edhe autori të dorëzohet.

Refit Buzi vrau mëngjesin e sotëm babain e 24-vjeçares me armë zjarri dhe plagosi nënën e saj.

Ora 09:20

Tragjedia në Roskovec, familjarët: Autori e ka kërcënuar vajzën me pistoletë në Tiranë

Kunata e viktimës e trembur pas ngjarjes shprehet se janë të shqetësuar për mbesën e tyre. Ajo tregon se autori edhe më parë e ka kërcënuar vjazën me pistoletë.

“I trembemi edhe një ngjarjeje tjetër, se nuk e dimë ku e ka çuar. Kanë bashkëjetuar disa vitesh, por kishin kohë që ishin ndarë. Ai ka kërcënuar disa herë vajzën edhe në Tiranë me pistoletë. Vajza është studente për infermieri. Vajza ndjehej e kërcënuar gjithmonë nga ai. Rozalina kishte urdhër mbrojtje. Ai qëndroi disa kohë në burg, pastaj doli dhe ka qenë në arrest shtëpie”, tha ajo.

Ora 08:46

Vrau ish-vjehrrin dhe mori peng ish-bashkëshorten, Report Tv siguron foton e autorit

1784880160_autori.jpg

Report Tv ka siguruar foton e autorit 35-vjeçar që vrau ish-vjehrrin në Roskovec, plagosi ish-vjehrrën dhe mori peng ish-gruan.

Ora 08:38

Vrau ish-vjehrrin dhe mori peng ish-bashkëshorten, nipi dhe vëllai i viktimës: Na kërcënoi, tha hajdeni se do t’ju vras të gjithëve (VIDEO)

Pas ngjarjes tragjike në Fier, nipi dhe i vëllai i viktimës thanë për Report Tv, se autori ishte një person problematik dhe e kishin denoncuar disa herë në polici.

“E kanë denoncuar disa herë në polici. Ndjeva krismat në orën 05:00 në shëpinë e xhaxhait. Është ngjarje e paralajmëruar disa herë”, tha nipi.

“Dëgjuam zhurmë dhe bërtitje, thoshte hajde se do ju vras të gjithëve. Policia erdhi pas një ore”, tha vëllai i viktimës.

Xh.K/E.H/Shqiptarja.com

    TAG:

  • Bejlere Plaku
  • Kosta Plaku
  • Fier
  • vrasje
  • Refit Buzi
  • Rozalinda Plaku
Lexo edhe
Kronikë

Ksamil/ Gjendet i vdekur në shezlongun e lokalit i riu francez! U vra me thikë nga 29-vjeçari nga Hasi (EMRAT+VIDEO)

Kronikë

Ksamil/ Gjendet i vdekur në shezlongun e lokalit i riu francez! U vra me thikë nga 29-vjeçari nga Hasi (EMRAT+VIDEO)

Tags: #ambulanca #angli #Anglia #Armë #automjet #Bejlere Plaku #Fier #Kosta Plaku #Refit Buzi #Rozalinda Plaku #Vrasje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ksamil/ Gjendet i vdekur në shezlongun e lokalit i riu francez! U vra me thikë nga 29-vjeçari nga Hasi (EMRAT+VIDEO)
  • Ksamil/ Gjendet i vdekur në shezlongun e lokalit i riu francez! U vra me thikë nga 29-vjeçari nga Hasi (EMRAT+VIDEO)
  • Ish i fejuari i vrau prindërit dhe e mori peng, dëshmia e Rozalinda Plakës: Zbrit, ose do të digjem me benzinë! Refiti më vuri 3 kushte
  • Ksamil/ Gjendet i vdekur në shezlongun e lokalit i riu francez! U vra me thikë nga 29-vjeçari nga Hasi (EMRAT)
  • Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, plagosen 4 persona! Dy prej tyre me djegie të rënda në trup, nisen me urgjencë drejt Tiranës (EMRAT+VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Ksamil/ Gjendet i vdekur në shezlongun e lokalit i riu francez! U vra me thikë nga 29-vjeçari nga Hasi (EMRAT+VIDEO)
  • Ish i fejuari i vrau prindërit dhe e mori peng, dëshmia e Rozalinda Plakës: Zbrit, ose do të digjem me benzinë! Refiti më vuri 3 kushte
  • Ksamil/ Gjendet i vdekur në shezlongun e lokalit i riu francez! U vra me thikë nga 29-vjeçari nga Hasi (EMRAT)
  • I riu përplas me taksi në trotuar 66-vjeçarin në Durrës, i moshuari ndërron jetë! Shpëtojnë mrekullisht 4 persona të tjerë (EMRAT+VIDEO)
  • Fier/Gurëzeza e harruar, 4 kilometra rrugë mbajnë larg turistët dhe besimtarët! Banorët: Lëvizim me gomerë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu përplas me makinë 66-vjeçarin në Durrës, ndërron jetë (EMRAT+VIDEO) 58 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Qeveria të hapë krahun, pjesa më e madhe e ligjeve u delegjitimua”/ Aktivistja Silvana Xhaferi Hoxha: Rama demaskoi veten para mediave të huaja. Protestuesit i bashkojnë kërkesat 20 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama shumë shpejt do të përfundojë në Reç”/ I moshuari: Ka vdekur politikisht dhe moralisht. Duhet ta largojmë këtë bandë kriminale 17 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Dikur “ulërinte” kundër varfërisë dhe urisë së fëmijëve/ Në Shqipërinë e qeverisur prej tij 45% e familjeve me privim të rëndë ushqimor (VIDEO) 13 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë 79 ditë rezistencë e qytetarëve, Hasimja: Protestuesit kanë thyer intimidimin dhe janë bashkuar tej ndarjeve politike! Duan shpërbërjen e sistemit të Ramës 10 lexime · 18 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Natë tmerri, digjet hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të plagosur, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë me djegie të rënda (VIDEO) 10 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “‘Besa’ e të pabesit është false”, Berisha publikon mesazhin: Dokumenti i Ramës është krijuar tërësisht me Inteligjencë Artificiale 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Ksamil/ Gjendet i vdekur në shezlongun e lokalit i riu francez! U vra me thikë nga 29-vjeçari nga Hasi (EMRAT+VIDEO)

Ksamil – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 05:15, ku një 20 vjeçar…

• 23 minuta më parë • 5 min lexim
Kronikë

Ksamil/ Gjendet i vdekur në shezlongun e lokalit i riu francez! U vra me thikë nga 29-vjeçari nga Hasi (EMRAT+VIDEO)

Ksamil – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 05:15, ku një 20 vjeçar…

• 36 minuta më parë • 5 min lexim
Kronikë

Ish i fejuari i vrau prindërit dhe e mori peng, dëshmia e Rozalinda Plakës: Zbrit, ose do të digjem me benzinë! Refiti më vuri 3 kushte

Ngjarja e rëndë ndodhur në Fier në muajin korrik, tronditi mbarë opinionin publik, kur Refit Buzi shkoi në…

• 36 minuta më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by