Roskovec-Fshati Vidhisht në Roskovec është zgjuar sot nën breshërinë e plumbave. Refit (Nertil) Buzi, 35-vjeç vrau këtë mëngjes me armë gjahu ish-vjehrrin Kosta Plakun dhe plagosi ish-vjehrrën Bejlere Plakun në banesën e tyre. Kjo e fundit ndodhtet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Pas krimit të rëndë, autori gjakftohtë mori me vete peng ish-partneren e tij Rozalinda Plakun 24-vjeçe të cilën e liroi pas disa orësh pasi RENEA rrethoi vendin ku po rrinte – ish fusha e helikopterëve (në fshatin Kurjan).
Të tronditur familjarët thonë për mikrofonin e Report Tv se i kishin dëgjuar të shtënat, por nuk kishin dalë jashtë shtëpisë pasi autori i kishte kërcënuar se do t’i vriste të gjithë. Ata thonë gjithashtu se 35-vjeçari ka kërcënuar edhe më herët të renë jo vetëm në fshat, por edhe në Tiranë ku Rozalinda studionte për infermiere.
“Na tha hajdeni se do t’ju vras të gjithëve”tha vëllai i viktimës.
“Ngjarje e paralajmëruar, e kanë denoncuar disa herë në polici”, tha nipi i viktimës.
“Ai ka kërcënuar disa herë vajzën edhe në Tiranë me pistoletë. Vajza është studente për infermieri. Vajza ndjehej e kërcënuar gjithmonë nga ai. Rozalina kishte urdhër mbrojtje”, tha kunata.
Disa herë 35-vjeçari është denoncuar në polici nga familjarët për dhunë dhe kërcënime. Sipas burimeve ai ka qenë edhe në burg për një periudhë dhe më pas i është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 06:00, në fshatin Vidhisht, Roskovec, dyshohet se shtetasi R. B., 35 vjeç, ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, shtetasin K. P., 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën e tij, shtetasen B. P., rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe janë vënë në ndjekje për kapjen e autorit të dyshuar. Vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, shtetasen R. P., duke marrë me vete edhe armën e gjahut.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Lajm në përditësim…
——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
‘I thashë shkëpute lidhjen”, prindërit e 35 vjeçarit që mori peng ish-bashkëshorten flasin për Report TV: Nuk na tregonte çfarë problemesh kishte, ishte i mërzitur për punë lekësh
Prindërit e autorit të dyshuar të ngjarjes në Roskovec, Beraze dhe Ismail Buzi, kanë folur për Report TV, duke treguar për marrëdhëniet të mira me ish-bashkëshorten e djalit të tyre.
“Të mos e donim vajzën, nuk do ta linim të afrohej te ne”, tha babai, Ismail Buzi, kur u pyet nëse e donin vajzwn
E ëma tregonse i biri nuk i kishte folur për problemet që kishte, por vetëm i kishte thënë se ishte i mërzitur për çështje lekësh.
“Mua s’më thoshte gjë. Jam mërzitur për punë lekësh, thoshte” tregon më tej.
“Ai thoshte që secili të qëndrojë në hallin e vet”, shton babai.
Sipas tij, në një moment i kishte kërkuar djalit që t’i jepte fund marrëdhënies.
“Atëherë i thashë shkëpute lidhjen, as mos e merr dhe as mos të të marrë”, tha ai.
‘Mos m’u afroni se do të vras veten’, autori i dyshuar i vrasjes në Roskovec nuk dorëzohet, flet drejtori i Policisë Fier: RENEA në negociata
“Mos m’u afroni se do të vras veten”, kjo është thirrja që, sipas Policisë së Fierit, po përsërit 35-vjeçari Refit Buzi, i dyshuar për vrasjen e ish-vjehrrit dhe plagosjen e ish-vjehrrës në Roskovec, ndërsa vijon të jetë i rrethuar nga forcat RENEA.
Drejtori i Policisë Fier, Erion Ahmeti, tha se autori vijon të bëjë rezistencë dhe nuk ka pranuar të dorëzohet dhe ndau detaje tw mwtejshme nga operacioni.
“Shtetasi Refit Buzi rreth 35 vjeç, për motive ende të paqarta, ka vrarë me armë gjahu babain e ish të dashurës dhe ka plagosur nënë e saj. Në kushtet e kësaj ngjarje ka marrë të dashurën në makinë dhe është larguar në drejtim të zonës periferike në dalje të Vilkdishtit. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, grupi hetimor ka organizuar punën në lidhje me lokalizimin e të gjitha strukturave policore, të vendeve fqinj dhe për shkak të rrezikshmërisë është njoftuar prezenca e forcave kombëtare RENEA. Falë profesionalizmit dhe përkushtimit të të gjithë drejtorisë vendore është bërë e mundur nëpërmjet negociatave që të mund të lirohet e dashura e tij e cila është jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Fierit. grupi i drejtorisë vendore dhe të RENEAS me autorin Ende po negociojmë për tu dorëzuar dhe për të bërë të mundur shmangien e viktimave të tjera. Jemi në largësi të autorit. Prokurori po heton dhe po analizon të gjitha shkaqet. Autori nuk ka qenë me masë sigurie. Jemi në kushtet e një debati të lindur me familjen e ish të dashurës. Nuk ka asnjë negociatë të familjarëve të autrorit përvec Reneas dhe grupit të policisë. Autori ka thënë gjithë kohën ‘mos mu afroni do vras veten’. Të gjithë forcat janë në vendngjarje për të parandaluar një viktimë tjetër” tha drejtori i policise Erion Ahmeti
RENEA rrethon vendin ku 35-vjeçari mbajti peng për disa orë ish-bashkëshorten! Negociata për dorëzim (VIDEO)
Forcat e RENEA-as dhe ato të policisë kanë rrethuar vendin ku 35-vjeçari mbajti peng për disa orë ish-bashkëshorten 24-vjeçe.
Vijojnë negociatat për dorëzimin e Refit Buzit, që vrau ish-vjehrrin me armë gjahu.
I vrau babain dhe i plagosi nënën, 35-vjeçari liron ish-bashkëshorten e marrë peng

Rozalinda Plaku e reja që u mor peng nga ish-bashkëshorti është liruar.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon që edhe autori të dorëzohet.
Refit Buzi vrau mëngjesin e sotëm babain e 24-vjeçares me armë zjarri dhe plagosi nënën e saj.
Tragjedia në Roskovec, familjarët: Autori e ka kërcënuar vajzën me pistoletë në Tiranë
Kunata e viktimës e trembur pas ngjarjes shprehet se janë të shqetësuar për mbesën e tyre. Ajo tregon se autori edhe më parë e ka kërcënuar vjazën me pistoletë.
Read more:Brenda 20 ditësh dyshohet se kreu 7 vjedhje, arrestohet 29-vjeçari në Durrës
“I trembemi edhe një ngjarjeje tjetër, se nuk e dimë ku e ka çuar. Kanë bashkëjetuar disa vitesh, por kishin kohë që ishin ndarë. Ai ka kërcënuar disa herë vajzën edhe në Tiranë me pistoletë. Vajza është studente për infermieri. Vajza ndjehej e kërcënuar gjithmonë nga ai. Rozalina kishte urdhër mbrojtje. Ai qëndroi disa kohë në burg, pastaj doli dhe ka qenë në arrest shtëpie”, tha ajo.
Vrau ish-vjehrrin dhe mori peng ish-bashkëshorten, Report Tv siguron foton e autorit

Report Tv ka siguruar foton e autorit 35-vjeçar që vrau ish-vjehrrin në Roskovec, plagosi ish-vjehrrën dhe mori peng ish-gruan.
Vrau ish-vjehrrin dhe mori peng ish-bashkëshorten, nipi dhe vëllai i viktimës: Na kërcënoi, tha hajdeni se do t’ju vras të gjithëve (VIDEO)
Pas ngjarjes tragjike në Fier, nipi dhe i vëllai i viktimës thanë për Report Tv, se autori ishte një person problematik dhe e kishin denoncuar disa herë në polici.
“E kanë denoncuar disa herë në polici. Ndjeva krismat në orën 05:00 në shëpinë e xhaxhait. Është ngjarje e paralajmëruar disa herë”, tha nipi.
“Dëgjuam zhurmë dhe bërtitje, thoshte hajde se do ju vras të gjithëve. Policia erdhi pas një ore”, tha vëllai i viktimës.
Xh.K/U.D/Shqiptarja.com




