Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Rama tenton të anashkalojë “elefantin në dhomë”/ Enno Bozdo: Makiazhet si “Besa” apo “Rilindja 2.0” nuk ia zbeh vjedhjet. Mafia e krimi…
Politikë

“Rama tenton të anashkalojë “elefantin në dhomë”/ Enno Bozdo: Makiazhet si “Besa” apo “Rilindja 2.0” nuk ia zbeh vjedhjet. Mafia e krimi…

• 24 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në një reagim në Facebook, Ennp Bozdo komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të PS dhe qeverisë, gjatë ditës së sotme.

Ai thekson se kryeministri po tenton të zbehë skandalet madhore të kësaj qeverie me “makiazhe si “Besa” apo “Rilindja 2.0.”

Reagimi në Facebook i Enno Bozdo, pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama

Nuk e di sa nga ju e dëgjuan sot fjalimin e Kryeministrit. Një përpjekje e lodhur për të anashkaluar “Elefantin në Dhomë”!

Read more:63-vjeçari ndërroi jetë pas aksidentit në Cërrik, reagon shkolla ku punonte: Një mësues i përkushtuar dhe koleg i nderuar

Sepse kur e dëgjon kryeministrin që flet, të krijohet përshtypja sikur jetojmë në dy universe paralele, në dy Shqipëri ku njëra i përket Edi Ramës, dhe tjetra neve, shqiptarëve të cilët kanë 13 vite që protestojnë.

Ndërkaq, përpjekja për të na bindur se pakënaqësia, pamundësia dhe vështirësitë që ndeshim çdo ditë na qenkan thjesht një “përjetim” i yni, apo se na qenkan rritur pritshmëritë tona, është fyerja më e madhe që mund t’i bëhet inteligjencës sonë.


Nuk ka asgjë të imagjinuar te çmimet e ushqimeve dhe të jetesës që kanë prekur stratosferën, duke e kthyer blerjen e ushqimeve bazë në një makth për familjet e ndershme.

Read more:“Besa”, detyrë shtëpie për socialistët/ Rama bën gati dokumentin: Do ta merrni me vete ta studioni në pushime! Po i bëjmë shqiptarët të ndjehen të papërfillur

Asnjë retorikë për “ndryshime epokash” nuk e fsheh dot faktin që ekonomia po rrënohet, ndërkohë që mafia dhe krimi i organizuar pastrojnë ditën për diell paratë e pista nëpër kulla dhe ndërtime betoni që kanë marrë peng hapësirat tona.

Ky nuk është një perceptim i gabuar i shoqërisë; është dëshmia e dhimbshme e një qeverisjeje që ka zgjedhur krimin si aleatin e saj të vetëm të besueshëm.

Të dëgjosh Kryeministrin të ankohet për arrogancën e administratës dhe të propozojë veten si shpëtimtar, ndërkohë që ndan pushtetin me ata që dhunuan dhe vodhën zgjedhjet, është vërtet tallje me të gjithë ne.

Read more:Ujë me piper ndaj saj dhe të birit me autizëm/ Rama shfrenon gojën: Nënën e ‘përdhunuan’, e nxorën në mexhelis ‘korbat’! Viktimë e policisë që mbronte deputetët nga të verbrit e dhunës

Kur vota blihet, shantazhohet dhe tjetërsohet nga bandat në terren, asnjë qeveri nuk mund të prodhojë më pas zgjidhje për njerëzit e thjeshtë, sepse faturën ua ka barxh atyre që e mbajnë në pushtet me forcë e me para të zeza.

Ndaj, të shpikësh sot terma si “Besa” apo makiazhe si “Rilindja 2.0” nuk e mbulon dot thelbin e së vërtetës. Ai thjesht po përpiqet të kërkojë kohë dhe t’i faturojë dështimet e tij tek nëpunësit e thjeshtë. Por burimi i këtij rrënimi nuk është te sporteli; është lart, aty ku shteti është dorëzuar para interesave të një grushti njerëzish. Shqiptarët nuk kanë nevojë për regji dhe aktrim. Kanë nevojë për një shtet që nuk i vjedh dhe një vend të çliruar nga ata që po i marrin frymën.

Shqiptarët kanë nevojë të clirohen nga Edi Rama, e më pas të votojnë të lirë, pa presion dhe pa shantazh, kë ua do atyre zemra!

Lexo edhe
Politikë

Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Politikë

“Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

Tags: #Diell #Edi Rama #ekonomia #Facebook #Krimi #Krimi i organizuar #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
  • “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
Nga të njëjtat tag-e
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)
  • Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide
  • Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 8 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 4 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Studentët në protestë kanë njoftuar zhvillimin e protestës së radhës kombëtare këtë të shtunë, më 7 nëntor, në…

• 23 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

Deputetja e pavarur dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka komentuar në emisionin “Prime News24” përplasjen mes…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama.…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin