Pesë protestuesit e shoqëruar nga policia në protestën që është zhvilluar sot para Kuvendit, dhe jo vetëm, po mbahen në komisariatin nr.1, aty ku tashmë dhe është zhvendosur protesta.
Në fjalën e tij për News24, Dritan Goxhaj është shprehur se protestuesit janë në komisariatin nr 1 sepse nuk lënë askënd vetëm.
Ai u shpreh se ende nuk dihet statusi i personave të shoqëruar, ndërsa shtoi se ndalimi i tyre nga policia është i jashtëligjshëm pasi ndaj efektivëve nuk është ndërmarrë asnjë masë.
“Janë shoqëruar 5 protestues kemi ardhur në formë solidariteti. Atyre po u merren deklaratat nuk e dimë ende nëse janë të arrestuar apo shoqëruar. Por siç e kemi thënë që në fillim, ne nuk lëmë askënd vetëm.
Protestuesit kanë marshuar në rrugët dhe sheshet publike të qytetit. Policia ka reaguar në kundërshtim me ligjet kur ndaj tyre nuk marrë asnjë veprim. Nuk ka pasur asnjë përplasje dhe plani i masave të tyre dështoi.
Të gjithë ndalimet janë të jashtëligjshme”, tha ai.




