Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Protestë për mungesën e ujit të pijshëm në fshatin Zvezdë të Maliqit, banorët paralajmërojnë bllokim të rrugëve
Sociale

Protestë për mungesën e ujit të pijshëm në fshatin Zvezdë të Maliqit, banorët paralajmërojnë bllokim të rrugëve

• 27 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Banorët e fshatit Zvezdë, në Bashkinë Maliq, zhvilluan një protestë duke ngritur shqetësimin për mungesën e ujit të pijshëm, problem që sipas tyre vazhdon prej dekadash, pavarësisht investimeve të kryera në rrjetin e ujësjellësit.

Gjatë protestës, banorët pretenduan se investimi i realizuar për ujësjellësin nuk ka dhënë rezultat, ndërsa akuzuan institucionet vendore për mungesë kontrolli mbi punimet dhe cilësi të dobët të projektit. Sipas tyre, megjithëse janë shpenzuar qindra milionë lekë për këtë investim, fshati vijon të mbetet pa furnizim të rregullt me ujë.

“Këto rrugë kanë nga 10 tuba të shtrira që në kohën e Enver Hoxhës dhe ujë s’kemi pirë ne., Kështu na gënjejnë si këtë radhë. Ata vunë tuba pa hapur pusin, pompa u dogj” tha një prej tyre.

Read more:Vrasja e policit Enea Mekolli në krye të detyrës, Hita i dorëzon familjes medaljen e mirënjohjes! I biri 1 vjeç merr statusin ‘Fëmijë në përkujdesje të Republikës’

Protestuesit deklaruan se janë të gatshëm të financojnë vetë hapjen e puseve për të siguruar ujin, duke kërkuar që në këtë rast të mos paguajnë tarifën e furnizimit me ujë. Ata thanë se banorët detyrohen të mbushin ujë në një çezmë të vetme të fshatit, ku sipas tyre krijohen radhë që në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar edhe konflikte mes banorëve.

“Në çdo vend të Zvezdës të shposh ka ujë. Kjo protestë po bëhet për 20 milionë lekë që s’do të investojë Bashkia. Groposi 480 milionë lekë në dhe, u tall me lekët e fshatarëve dhe tani thonë s’ka ujë. Ne do t’i hapim puset me lekët tona dhe nuk duam që të vijnë të na masin sahatin e ujit” tha një qytetar.

Read more:“Dua Lipa qëndron në krah të flamingove”/ 47 ditë revoltë! Media publike italiane, RAI: Protestuesit janë ngritur kundër kryeministrit Edi Rama

Në fjalën e tyre, protestuesit shprehën pakënaqësi edhe për mungesën e investimeve të tjera në infrastrukturë, duke përmendur rrugët, kanalizimet dhe furnizimin me energji elektrike. Ata pretenduan se premtimet e dhëna ndër vite nga drejtuesit vendorë nuk janë mbajtur.

“Kjo lagje, kemi një cezme të rrjedhshme dhe në 3:30 të mëngjes gratë janë atje dhe rrihen dhe pastaj dalim ne burrat. Jemi zënë dhe rrahur , s’kemi muhabet me njëri tjetrin, përse? Për ujë. Kemi 35 vjet që paguajmë taksa. Unë paguaja 2700 Lek vajti 5500 Lek. Ku shkojnë këto taksat tona?” tha një prej tyre.

Read more:LIVE- Pas ‘rrethimit’ të Kuvendit dhe marshimit në disa akse kryesore, protestuesit nisen drejt Komisariatit 1 ku mbahen të shoqëruarit

Gjatë protestës pati edhe deklarata me tone të forta politike ndaj drejtuesve të Bashkisë Maliq dhe qeverisë, ndërsa disa prej protestuesve paralajmëruan se, nëse kërkesat e tyre nuk marrin zgjidhje, javën e ardhshme do të përshkallëzojnë protestën duke bllokuar akset kryesore rrugore në zonë.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për zgjidhjen e problemit të furnizimit me ujë të pijshëm, duke theksuar se ky është shqetësimi më i madh për rreth 2,200 banorët e fshatit.

Lexo edhe
Sociale

Bashkia e Tiranës nis pastrimin dhe larjen e rrugëve, në terren flota e autoboteve (VIDEO)

Sociale

Elbasan/ Në prag të vitit të ri akdemik, mësuesia në krizë! Studentët zgjedhin Teknologjitë e Informacionit e Financë

Tags: #energji elektrike #Gratë #Investim #Korce #Kryesore #Lagje #maliq #Para #uje i pijshem #zvezde

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Bashkia e Tiranës nis pastrimin dhe larjen e rrugëve, në terren flota e autoboteve (VIDEO)
  • Elbasan/ Në prag të vitit të ri akdemik, mësuesia në krizë! Studentët zgjedhin Teknologjitë e Informacionit e Financë
  • Ministri Demo në ‘Future Tech 2026’: Identiteti biometrik, infrastrukturë kritike për sigurinë e shtetit
  • Ministrja Spahiu kërkon forcimin e shërbimeve sociale: Të shkojnë aty ku janë nevojat e qytetarëve
  • Reforma territoriale, Prrenjasi i thotë ‘jo’ bashkimit me Librazhdin! Asnjë votë pro në Këshillin Bashkiak
Nga të njëjtat tag-e
  • VIDEO/ “Gjithë Shqipëria të urren” – Protestuesit ndjekin Ramën edhe në New York, e qëllojnë me vezë para vizitës në OKB
  • “Koka e gjarprit e çdo akti antikombëtar”/ Ilir Xhemalaj: Vlora Hyseni shiti informacione tek UDB-ja serbe, kjo është tradhti (VIDEO)
  • “Protesta qytetare, shprehje demokratike”/ Akademikët shqiptarë me deklaratë të përbashkët: Nga shteti ligjor tek zgjedhjet e lira dhe pavarësia e medias, 14 çështjet që kërkojnë ndërhyrje
  • “Koka e gjarprit”/ Xhemalaj: Vlora Hyseni shiti informacione tek UDB-ja serbe, ky është akt tradhtie
  • Nis protesta e 117 kombëtare kundër qeverisë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 69 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 24 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë, autori: Debatuam në lokal, shkova në shtëpi dhe mora thikën! Burime: Njihet si përdorues droge 13 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 12 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Krujë/ Makina përfundon e kthyer përmbys në kanal, plagosen rëndë dy të rinj, dërgohen te Trauma 9 lexime · 18 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Kompania e Agasit që do të thithte fondet e AKSHI-t, u themelua 48 orë para emërimit të Hysenit në krye të SHISH 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Akuzat ndaj Vlora Hysenit/ Poli Hoxha: Në qendër të skandalit kryeministri. Shqipëria është përjashtuar nga informacionet sekrete që shpërndahen mes vendeve të NATO-s 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Bashkia e Tiranës nis pastrimin dhe larjen e rrugëve, në terren flota e autoboteve (VIDEO)

Bashkia e Tiranës ka nisur një aksion për pastrimin dhe larjen e rrugëve në kryeqytet, me synim përmirësimin…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Elbasan/ Në prag të vitit të ri akdemik, mësuesia në krizë! Studentët zgjedhin Teknologjitë e Informacionit e Financë

Regjistrimet në Universitetin e Elbasanit vijojnë, me disa degë që kryesojnë listën e preferencave, ndërsa programet e mësuesisë…

• 16 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Ministri Demo në ‘Future Tech 2026’: Identiteti biometrik, infrastrukturë kritike për sigurinë e shtetit

Në panairin “Future Tech 2026”, ministri i Brendshëm Ervin Demo e cilësoi identitetin biometrik një nga infrastrukturat më…

• 17 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by