Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Vrasja e policit Enea Mekolli në krye të detyrës, Hita i dorëzon familjes medaljen e mirënjohjes! I biri 1 vjeç merr statusin ‘Fëmijë në përkujdesje të Republikës’
Kronikë

Vrasja e policit Enea Mekolli në krye të detyrës, Hita i dorëzon familjes medaljen e mirënjohjes! I biri 1 vjeç merr statusin ‘Fëmijë në përkujdesje të Republikës’

• 4 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, i dorëzoi familjes së Dëshmorit të Atdheut medaljen e mirënjohjes, akorduar Inspektorit Enea Mekolli, pas aktit të tij sublim në krye të detyrës. .

Me rastin e ditëlindjes së djalit të Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, i shoqëruar nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, zhvilloi një vizitë në familjen Mekolli.

“E di që asnjë fjalë dhe asnjë mbështetje nuk mund ta zëvendësojë Enean. Unë nuk jua kthej dot Enean tonë, por dua t’ju siguroj se nuk do të jeni kurrë vetëm. Unë, Policia e Shtetit, çdo punonjës policie, Ministria e Brendshme dhe Qeveria Shqiptare do të jemi gjithmonë pranë jush, për t’ju mbështetur në çdo nevojë dhe në çdo moment.

Djali i Eneas mbushi një vjeç. Është një ditëlindje e mbushur me dhimbje për mungesën e babait, por edhe me krenari për trashëgiminë që ai i ka lënë.

Djali i Dëshmorit tonë tashmë ka statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës” dhe deri në përfundimin e arsimit të lartë, do të përfitojë pagën e plotë të Eneas, arsim dhe shërbim shëndetësor falas, si dhe të gjitha të drejtat e tjera që parashikon ligji. I urojmë jetë të gjatë, shëndet dhe mbarësi këtij engjëlli. Urojmë që të rritet me krenarinë se babai i tij dha jetën në shërbim të atdheut dhe të qytetarëve”, tha Hita.

Drejtori i Përgjithshëm i dorëzoi familjes dokumentacionin që njeh djalin e Dëshmorit me statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”, medaljen e mirënjohjes të akorduar Inspektorit Enea Mekolli për aktin sublim në krye të detyrës, si dhe çekun simbolik me vlerën 7 milionë lekë të rinj (shumë e transferuar në llogarinë bankare), kontribut i punonjësve të Policisë së Shtetit në shenjë solidariteti për familjen e Dëshmorit.

“Ky është një kontribut i mbledhur me zemër nga punonjësit e Policisë së Shtetit, si një shenjë respekti, mirënjohjeje dhe solidariteti për sakrificën sublime të Eneas, si dhe mbështetje për familjen e Dëshmorit të Atdheut.

Ne kemi detyrimin moral dhe institucional të kujdesemi për familjen e tij dhe këtë detyrim do ta përmbushim me përgjegjësi dhe përkushtim.

Ju humbët djalin tuaj, ne humbëm një koleg, një mik dhe një punonjës policie shembullor. Por emri dhe sakrifica e Eneas nuk do të harrohen kurrë. Ne do të qëndrojmë pranë jush, ndërsa kujtimi i tij do të jetojë përherë në zemrat tona, në historinë e Policisë së Shtetit dhe në nderimin e gjithë shqiptarëve”, shtoi Hita.

Familjarët e Dëshmorit, mes dhimbjes dhe krenarisë, falënderuan Hitën, për mbështetjen e vazhdueshme që nga dita kur Enea ra Dëshmor i Atdheut në krye të detyrës.

Ata shprehën mirënjohjen edhe për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit për solidaritetin dhe kontributin e dhënë në mbështetje të familjes së tyre.

Lexo edhe
Kronikë

Zjarri pranë tunelit në Ujin e Ftohtë, flakët rrezikojnë bizneset! Ndërpritet përkohësisht energjia elektrike, situata drejt normalizimit (VIDEO)

Kronikë

Qëlloi me armë drejt makinës së parkuar, në kërkim 32-vjeçari në Kuçovë

Tags: #enea mekolli #maliq #policia e shtetit #Skënder Hita

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zjarri pranë tunelit në Ujin e Ftohtë, flakët rrezikojnë bizneset! Ndërpritet përkohësisht energjia elektrike, situata drejt normalizimit (VIDEO)
  • Qëlloi me armë drejt makinës së parkuar, në kërkim 32-vjeçari në Kuçovë
  • Krujë/ Zjarrfikësi në Krastë raporton të shtëna armësh: S’pashë njeri! Dyshohet se zjarri shpërtheu disa fishekë
  • Aksidentoi për vdekje biçiklistin në Durrës dy ditë më parë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari! Report Tv siguron foton e viktimës (EMRI)
  • Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT)
Nga të njëjtat tag-e
  • Ishte në arrest shtëpie, por dilte për të vjedhur në Tiranë, arrestohet 23-vjeçarit që boshatisi kasat e 5 bizneseve në kryeqytet (VIDEO)
  • Kishin mbetur të bllokuar në Kanionet e Gradecit në Skrapar, shpëtohen dy turistët çekë (VIDEO)
  • Ditën shërbëtorë të shtetit, natën roje lokalesh! Punësimi i ndaluar i policëve dhe konflikti i interesit kur krimi menaxhon klubet
  • Ndaloi me bastun të dilte nga salla kryetarin e këshillit të PS Maliq/ Flet i moshuari: U revoltova, këshilltarët në mbledhjen tjetër ishin kundër shkrirjes, sot u larguan
  • “Propozimi i PD ka në qendër qytetarin”/ Alolli shpërthen pas mbledhjes në Maliq: Po shkrijnë bashkinë kundër vullnetit të 95% të banorëve
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 35 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Do të punojmë për atdheun siç ti nuk ke bërë kurrë”/ Protestuesi i drejtohet Ramës: Në shtator do të kesh përballë një rini që nuk njeh parti dhe organizata 23 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Kanabis me THC të lartë nga Kanadaja, kapen në Durrës 80 kg me vlerë 1 mln euro! Pranga 3 shqiptarëve nga Kosova, 2 në kërkim (EMRAT+VIDEO) 13 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 13 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO/ “Duhet larguar qeveria” – Fjalët në opozitë i kthehen Ramës kundër në pushtet, shqiptarët prej 84 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij 12 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 10 lexime · 13 orë më parë
  7. 07
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 8 lexime · 12 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zjarri pranë tunelit në Ujin e Ftohtë, flakët rrezikojnë bizneset! Ndërpritet përkohësisht energjia elektrike, situata drejt normalizimit (VIDEO)

Një zjarr përfshiu pasditen e sotme zonën pranë tunelit, në Ujin e Ftohtë në Vlorë duke djegur pisha…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Qëlloi me armë drejt makinës së parkuar, në kërkim 32-vjeçari në Kuçovë

Një 32-vjeçar në Kuçovë është shpallur në kërkim pasi ka qëlluar me armë drejt makinës së një 24-vjeçari.…

• 11 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Krujë/ Zjarrfikësi në Krastë raporton të shtëna armësh: S’pashë njeri! Dyshohet se zjarri shpërtheu disa fishekë

Një zjarrfikës që po punonte për shuarjen e flakëve në Krastë të Krujës, ka dëgjuar të shtëna me…

• 12 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by