Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Propozimi i PD ka në qendër qytetarin”/ Alolli shpërthen pas mbledhjes në Maliq: Po shkrijnë bashkinë kundër vullnetit të 95% të banorëve
Politikë

“Propozimi i PD ka në qendër qytetarin”/ Alolli shpërthen pas mbledhjes në Maliq: Po shkrijnë bashkinë kundër vullnetit të 95% të banorëve

• 20 Gusht, 2026 • 5 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputetja e Partisë Demokratike, Ledina Alolli, ka reaguar pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit Bashkiak të Maliqit, ku pritej që këshilltarët të mbanin një qëndrim zyrtar lidhur me projektin për bashkimin e Bashkisë Maliq me Bashkinë e Korçës.

Alolli deklaroi se mbledhja ishte thirrur me firmat e një të tretës së anëtarëve të Këshillit Bashkiak, me qëllim që të merrej një vendim dhe t’i përcillej Parlamentit qëndrimi i këshilltarëve për reformën territoriale.

Sipas saj, gjatë dëgjesave të zhvilluara me banorët në të gjithë territorin e Maliqit, rreth 95% e qytetarëve janë shprehur kundër bashkimit me Korçën.

Read more:Banorët e Bashkisë Maliq në protestë kundër reformës së re territoriale/ Kundërshtojnë shkrirjen me Korçën, kërkojnë ruajtjen e statusit si njësi vendore më vete

Deputetja e PD-së pretendoi se këshilltarët kërkuan informacione të mëtejshme dhe e cilësoi këtë si pjesë të një skenari politik. Ajo përmendi drejtuesin politik të qarkut të Korçës, Niko Peleshi, dhe kryetarin e Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu.

Alolli kritikoi këshilltarët duke theksuar se detyra e tyre është të përfaqësojnë qytetarët dhe jo interesat partiake.

Në vijim, deputetja e PD-së u bëri thirrje banorëve të Maliqit që të kundërshtojnë bashkimin me Korçën, duke deklaruar se opozita do të jetë në mbështetje të tyre.

Read more:“Shqetësim për deklaratat e Vuçiç për lumin Ibër”/ Ferit Hoxha: Serbia të mos përdorë ujin si instrument presioni dhe ndëshkimi

“Fuqia është e juaja, e keni ju në dorë dhe ne do të jemi mbështetja juaj në mënyrë që Maliqi, Bashkia Maliq, të mos shkrihet dhe të mos bashkohet me Bashkinë e Korçës”, deklaroi Alolli.

Ajo prezantoi gjithashtu qëndrimin e opozitës për reformën territoriale, duke thënë se Partia Demokratike synon një Shqipëri me 100 bashki.

Sipas Alollit, një ndarje e tillë territoriale do të vendoste qytetarin dhe ofrimin e shërbimeve pranë tij në qendër të reformës.

Read more:Huaja nga SHBA do të diskutohet me dyer të mbyllura/ Shehaj: Jeni peng i Ballukut, mendoni se do t’i shpëtoni drejtësisë. Tufë të korruptuarish

Deklarata e plotë:

“Sapo ka përfunduar një mbledhje e paprecedentë e Këshillit Bashkiak Maliq. Një mbledhje e cila ishte thirrur sot jashtë radhe me firmat e 1/3 së anëtarëve të Këshillit Bashkiak, me objektin dhe qëllimin e vetëm që këshilltarët e Bashkisë Maliq të shpreheshin në mënyrë të qartë në lidhje me atë çfarë ka projekt Partia Socialiste për reformën territoriale. Projekti i tyre është që Bashkia e Maliqit të shkrihet dhe të bashkohet me Korçën. Dhe qëllimi i kësaj mbledhje ishte që të shprehej ky Këshill me një qëndrim zyrtar drejtuar Parlamentit në lidhje me se çfarë mendonin këshilltarët bashkiakë.

Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar dëgjesa, ashtu siç dhe ju e dëgjuat dhe u shpreh dhe në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, me banorët e Maliqit në të gjithë territorin e saj. Nga informacionet që ne sot kemi marrë, 95% e këtyre banorëve janë shprehur kundër bashkimit të Maliqit me Korçën. Dhe sot ne prisnim që të gjithë të merrnim edhe një vendim zyrtar të anëtarëve të Këshillit Bashkiak. Por çfarë ndodhi?

Read more:Diaspora ngre në këmbë Tiranën/ Eksperti i IT, Besmir Semanaj: Kundër Ramës po protestojnë edhe të majtët. Ndërkombëtarët po ndryshojnë qasjen ndaj Qeverisë

Me një skenar sot të përgatitur nga drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Niko Peleshi, nga Gëzim Topçiu, vijnë këshilltarët dhe kërkojnë informacione të mëtejshme. Por një pyetje kam sot: çfarë informacione kërkojnë këta kur vetë Niko Peleshi dhe Gëzim Topçiu kanë qenë në takim me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama?

Një gjë do t’ju them këshilltarëve sot: kur je anëtar i Këshillit Bashkiak, je aty për të përfaqësuar interesin e qytetarëve të tu, janë ata që të kanë zgjedhur, nuk je për të përfaqësuar interesa partiake. Dhe më duket sot se interesat partiake prevaluan mbi interesat e qytetarëve.

Kështu që në këto momente, unë i bëj thirrje banorëve të Maliqit: tani fuqia është e juaja, e keni ju në dorë dhe ne do të jemi mbështetja juaj në mënyrë që Maliqi, Bashkia Maliq, të mos shkrihet dhe të mos bashkohet me Bashkinë e Korçës.

Read more:Zjarri aktiv prej disa ditësh në Pukë, digjen 120 hektarë pyje! Flakët u afrohen dy fshatrave, në Gojan banorët bëhen gati për evakuim!

Partia Demokratike dhe opozita shqiptare ka një projekt shumë të qartë: 100 bashki. Çfarë do të thotë? Që qytetari është në qendër të kësaj reforme dhe në qendër të këtij projekti, sepse shërbimet janë ato që na interesojnë sot për të qenë më pranë qytetarëve, dhe sigurisht duhet të jetë bashkia më pranë qytetarit dhe jo qytetari më pranë bashkisë.

Kjo është ajo çfarë ne sot prisnim faktikisht, një vendim unanim të të gjithë këshilltarëve, por ndodhi e kundërta.”

Lexo edhe
Politikë

“Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë

Politikë

“Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit

Tags: #Edi Rama #jetë #maliq #niko peleshi #opozita #Partia Demokratike #Projekt #rama

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë
  • “Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit
  • “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin
  • “Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj: Universiteti të kryejë funksionin e tij, mesazhi për studentët
  • “Dorëheqje”, protestuesit vazhdojnë marshin drejt Kryeministrisë
Nga të njëjtat tag-e
  • Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide
  • “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë
  • Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO)
  • Buxheti 2027 arrin në 10 miliardë euro, dyfishim i bonusit të pensioneve dhe pagesë mujore për bebet
  • “Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Buxheti 2027 arrin në 10 miliardë euro, dyfishim i bonusit të pensioneve dhe pagesë mujore për bebet 9 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Sociale Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO) 6 lexime · 20 orë më parë
  3. 03
    Sociale Nëna me foshnjën 3-muajshe nuk do të rikthehet më në burg, GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit! Avokati ‘shkel’ bojkotin (VIDEO) 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit 4 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë 3 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Editoriale Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide 3 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Teknologji Shqetësime për sigurinë, OpenAI pezullon modelin e ri të ChatGPT: Po mashtronte 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë

Protestuesit që prej 132 ditësh qëndrojnë para Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e Edi Ramës, kanë akuzuar policinë për…

• 19 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit

Protestuesit në këto momente janë përpara parlamentit, teksa në Kuvend pritet të kalojë projektligji për reformën e re…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin

Aktivisti Edison Lika, në fjalën e tij në protestën e 130 kundër qeverisë tha se kryeministri Edi Rama…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by