Banorët e Bashkisë Maliq dolën në protestë kundër reformës së re territoriale, e cila parashikon bashkimin e mundshëm me Bashkinë e Korçës.
Dhjetëra qytetarë u mblodhën përpara godinës së Bashkisë Maliq, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj ndryshimeve të propozuara në hartën administrative.
Protestuesit kërkuan që Bashkia Maliq të ruajë statusin e saj si njësi vendore më vete, duke argumentuar se bashkimi me Korçën do të dëmtonte përfaqësimin dhe interesat e komunitetit lokal.
Read more:Maliq, nis spërkatja e misrit me dron për të luftuar insektet
Gjatë protestës, pjesëmarrësit deklaruan se nuk do të tërhiqen nga kjo kauzë dhe paralajmëruan vijimin e reagimeve deri në tërheqjen e çdo propozimi që cenon ekzistencën e Bashkisë Maliq si njësi administrative e pavarur.




