Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Gjykata e riktheu në detyrë me efekt të menjëhershëm, Rektori i UT, Artan Hoxha nuk zbaton vendimin e Administratives për dekanen e Drejtësisë Dorina Hoxha
Kronikë

Gjykata e riktheu në detyrë me efekt të menjëhershëm, Rektori i UT, Artan Hoxha nuk zbaton vendimin e Administratives për dekanen e Drejtësisë Dorina Hoxha

• 28 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjykata Administrative vendosi më 16 korrik, rikthimin e menjëhershëm në detyrë të dekanes së Fakultetit të Drejtësisë së Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Dorina Hoxha, duke e konsideruar të paligjshëm vendimin e Rektorit Artan Hoxha, për pezullimin e saj. Por dekania ende nuk mund të rikthehet në zyrën e saj, pasi rektori nuk po zbaton vendimin e gjykatës.

Fillimisht ai pretendoi se nuk mund të ndërmerrte anullimin e urdhërit të mëparshëm të lëshuar prej atij vetë, duke u mbështetur vetëm në dispozitivin e Gjykatës Administrative pa vendimin e arsyetuar.

Read more:Padia e kryebashkiakut Veliaj për prokurorin e SPAK Ols Dado, sot seanca e radhës në Gjykatën Administrative

Të premten e 24 korrikut, vendimi i arsyetuar dhe i plotë i 16 korrikut për rikthimin në detyrë të Dekanes Dorina Hoxha, mbërriti në adresën e Universitetit të Tiranës, nga Gjykata Administrative. Vendimi në fakt flet për “ekzekutim të përkohshëm”, të cilin edhe vetë Rektori e pranon se ka fuqinë e një titulli ekzekutiv, e nuk mund të vonohet apo zvarritet për asnjë çast. Por data 24 kaloi, e po ashtu dhe kjo e hënë, 27 korrik, dhe Rektori i Universitetit të Tiranës, vijon të rezistojë, duke mos ndërmarrë asnjë hap, e duke injoruar qartazi një vendim të Gjykatës, në një kohë kur duhet t’i komunikonte sa më shpejt Skënder Kaçupit revokimin e vendimit për komandimin e këtij të fundit në detyrën e dekanit, dhe rikthimin e kompetencave te Prof. Dr. Dorina Hoxha.

Konflikti mes Rektorit dhe Dekanes së Drejtësisë nisi më 20 maj kur me firmë të tij drejtuesi i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha e pezulloi nga detyra, duke e argumentuar vendimin e tij, me faktin se dekania kishte shprehur interesin për të kandiduar si anëtare Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e pedagogëve dhe kjo krijonte konflikt interesi pasi vetë Fakultet i Drejtësisë ka kompetenca në përzgjedhjen e kandidaturave.

Read more:Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 26-vjeçari nga Kavaja! Pritet ekstradimi drejt Italisë (VIDEO)

Por në fakt ligjet dhe rregulloret e zgjidhin ndryshe këtë moment, dhe në asnjë rast nuk parashikojnë pezullim të dekanit nga të gjitha kompetencat e tij, në një kohë kur është zgjedhur aty nga stafi pedagogjik i fakultetit dhe studentët me votë.

Neni 40 pika 5 e ligjit “për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, e shpreh qartë se gjatë kohës së procedurës në dekanat për verifikimin dhe zgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të KLGJ “anëtarët e dekanatit, të cilët kandidojnë, nuk marrin pjesë në mbledhje dhe nuk votojnë. Në rastin e kandidimit të dekanit, detyrat e tij kryhen prej një nga zëvëndesdekanët”.

Read more:“Qindra mijëra njerëz në protesta të përditshme”/ Revista prestigjioze amerikane, The Atlantic: Shqiptarët mbushin sheshet për dorëheqjen e Ramës

Madje edhe në një udhëzim të firmosur nga vetë Rektori Hoxha thuhej qartë se në rastin e kandidimit të dekanit, rektori cakton që detyrat e dekanit, në këtë procedurë, të kryhen nga një prej zëvendësdekanëve, vetëm për këtë procedurë.

Lexo edhe
Kronikë

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, Gjykata Supreme në Londër pranon apelimin e Shqipërisë për ekstradimin e porositësit Edmond Haxhia dhe grupit vëzhgues

Kronikë

Kthehet në tragjedi festa në Ksamil, punonjësi i ‘Principotes’ vret turistin portugez me thikë brenda beach-barit! Sherri për një vajzë, autori kapet pas 5 orësh në bagazhin e makinës së dy turqve (EMRAT + VIDEO)

Tags: #Artan Hoxha #Detyrë #Dorina Hoxha #fakulteti i drejtësisë #Gjykata #Gjykata Administrative #klgj #Të Gjitha #universiteti i tiranes

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, Gjykata Supreme në Londër pranon apelimin e Shqipërisë për ekstradimin e porositësit Edmond Haxhia dhe grupit vëzhgues
  • Kthehet në tragjedi festa në Ksamil, punonjësi i ‘Principotes’ vret turistin portugez me thikë brenda beach-barit! Sherri për një vajzë, autori kapet pas 5 orësh në bagazhin e makinës së dy turqve (EMRAT + VIDEO)
  • Kthehet në tragjedi festa në Ksamil, punonjësi i ‘Principotes’ vret turistin portugez me thikë brenda beach-barit! Sherri për një vajzë, autori kapet pas 5 orësh në bagazhin e makinës së dy turqve (EMRAT + VIDEO)
  • Kthehet në tragjedi festa në Ksamil, truproja i ‘Principotes’ vret turistin portugez me thikë! Sherri për një vajzë, autori kapet pas 5 orësh në bagazhin e makinës së dy turqve (EMRAT + VIDEO)
  • Kthehet në tragjedi festa në Ksamil, truproja i ‘Principotes’ vret turistin portugez me thikë! Sherri për një vajzë, autori kapet pas 5 orësh në bagazhin e makinës së dy turqve (EMRAT + VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, Gjykata Supreme në Londër pranon apelimin e Shqipërisë për ekstradimin e porositësit Edmond Haxhia dhe grupit vëzhgues
  • Në kërkim nga Spanja për kultivim droge, arrestohet 43-vjeçari në Gjirokastër (EMRI+VIDEO)
  • 7 vatra aktive në 24 orët e fundit/ 2 avionë në terren për zjarret në Lurë, 3 helikopterë në Lufaj të Mirditës dhe në Tërbun
  • “Nuk jemi sorra, por shqiponja krenare”/ Shpërthen protestuesi: Balluku me 300 apartamente, unë jetoj me qira me prindërit. Vetëm na kanë vjedhur, duhet ta largojmë Ramën
  • 1381 kandidatë, nis gara e maturantëve për Mjekësinë e Përgjithshme! Zhvillohet testi vendimtar për 436 kuota në dispozicion
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu përplas me makinë 66-vjeçarin në Durrës, ndërron jetë (EMRAT+VIDEO) 60 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Qeveria të hapë krahun, pjesa më e madhe e ligjeve u delegjitimua”/ Aktivistja Silvana Xhaferi Hoxha: Rama demaskoi veten para mediave të huaja. Protestuesit i bashkojnë kërkesat 20 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama shumë shpejt do të përfundojë në Reç”/ I moshuari: Ka vdekur politikisht dhe moralisht. Duhet ta largojmë këtë bandë kriminale 17 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë 79 ditë rezistencë e qytetarëve, Hasimja: Protestuesit kanë thyer intimidimin dhe janë bashkuar tej ndarjeve politike! Duan shpërbërjen e sistemit të Ramës 14 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Dikur “ulërinte” kundër varfërisë dhe urisë së fëmijëve/ Në Shqipërinë e qeverisur prej tij 45% e familjeve me privim të rëndë ushqimor (VIDEO) 13 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Pankarta, flamuj kombëtarë dhe thirrje antisistem/ Diaspora vijon marshimin drejt Kryeministrisë, ironi me deputetët socialistë, thirrje Ramës të japë dorëheqjen 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Rama jepe dorëheqjen”, revoltë kundër gjithë klasës politike! Mbyllet protesta 79: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë!-VIDEO 8 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, Gjykata Supreme në Londër pranon apelimin e Shqipërisë për ekstradimin e porositësit Edmond Haxhia dhe grupit vëzhgues

Gjykata Supreme në Londër ka pranuar apelimin e shtetit shqiptar për ekstradimin drejt vendit tonë të grupit pjesëmarrës…

• 19 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Kthehet në tragjedi festa në Ksamil, punonjësi i ‘Principotes’ vret turistin portugez me thikë brenda beach-barit! Sherri për një vajzë, autori kapet pas 5 orësh në bagazhin e makinës së dy turqve (EMRAT + VIDEO)

Pushimet në Ksamil do të ishin të fundit për turistin portugez Luis Miguel Varela Mendes, i cili u…

• 19 minuta më parë • 11 min lexim
Kronikë

Kthehet në tragjedi festa në Ksamil, punonjësi i ‘Principotes’ vret turistin portugez me thikë brenda beach-barit! Sherri për një vajzë, autori kapet pas 5 orësh në bagazhin e makinës së dy turqve (EMRAT + VIDEO)

Pushimet në Ksamil do të ishin të fundit për turistin portugez Luis Miguel Varela Mendes, i cili u…

• 1 orë më parë • 11 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by