Aktivistja Sidorela Vatnikaj dënoi edhe një herë arrestimet dje në protestën para Parlamentit. Ajo tha se as arbitrariteti dhe as kërcënimet nuk I frikësojnë dhe do të vijojnë pasi klasa politike nuk përfaqëson shqiptarët.
“Ndërkohë qytetarët që protestojnë prej gati 2 muajsh radhazi, mbledhja te Parlamenti është akt simbolik kundërshtimii ndaj një isntitucioni që nuk prfaqëson më interest e qytetarvë dhe klasa politike ka zgjedhur të mos dëgjojë më shqiptarët. Që në momentin e mbërritjes sonë u përballëm me një prani policore joproporcionale, dhjetra polivë më shkopinj gome, autobote ishin vendosur përballë që nuk justifikohen nga numri dhe sjellja e protestuesve. Mgjitjëse nuk provokuma 6 qytetarë u shoqëruan. Shoqërimet arbitrate përbëjnë intimidim dhe presion për të ulur pjesëmarrjen. Disa u goditën me spraj me piper, kjo cenon parimin e proporcionalitetit.
Një numër civlësh vepronin të paverifikuar, ngjarja më e rëndë ëshët kërcënimi me thikë, kjo ngjarje kërkon hetim të menjëhershëm pasi përbën kërcënim dhe tregon sesi menaxhohen protestat. Protesta është instrument demokratik dhe as arbitrariteti e as intimidimi nuk na frikësojnë”, tha ajo.




