Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Denoncimi i Berishës: Si u dha licenca e kazinosë në “Air Albania” në shkelje të ligjit për prestanomen e Olsi Ramës. Aferë që tejkalon çdo imagjinatë!
Politikë

Denoncimi i Berishës: Si u dha licenca e kazinosë në “Air Albania” në shkelje të ligjit për prestanomen e Olsi Ramës. Aferë që tejkalon çdo imagjinatë!

• 28 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 9
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar atë që e cilësoi si një nga aferat më të rënda të qeverisë, duke pretenduar se licenca për kazinonë në kompleksin Air Albania është dhënë në kundërshtim me ligjin dhe në favor të personave që, sipas tij, janë të lidhur me Olsi Ramën.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se bëhet fjalë për një aferë që “tejkalon çdo lloj imagjinate”, ndërsa akuzoi vëllain e kryeministrit Edi Rama për lidhje me aktivitetet e lojërave të fatit dhe bizneset e call-centerave.

Read more:Administrativja rrëzoi Veliajn për Ols Dadon/ “Prokurori i emëruar në mënyrë të paligjshme”, Ndreca: Vendimi i pritshëm. Do të apelojmë, deri në fund!

Sipas Berishës, objekti i njohur si “kulla e Air Albania”, të cilin opozita e kishte kundërshtuar që në fazën e ndërtimit, po shoqërohet tashmë edhe me një aktivitet që ai e konsideron të paligjshëm.

Ai pretendoi se licenca e kazinosë është dhënë me dokumentacion që, sipas tij, nuk do të ishte pranuar në kushte normale dhe se përfituesit e saj janë “prestanome” të Olsi Ramës.

Read more:“Shqipëria kërkon revolucion!”, mbyllet protesta e 58 para Kryeministrisë: Nesër më shumë!

Berisha njoftoi se Partia Demokratike do të publikojë një investigim të përgatitur nga Belind Këlliçi dhe një grup ekspertësh, për të argumentuar akuzat lidhur me procesin e dhënies së licencës.

Read more:Të premten pritet moti i keq, ndalohet dalja në det e mjeteve lundruese në Vlorë e Sarandë, priten dallgë deri në 3.5 metra! Policia apel drejtuesve: Kujdes kur qarkulloni (FOTOT)

“Sot jemi këtu për të paraqitur para medieve dhe opinionit publik shqiptar një nga aferat më të padëgjuara, afera që tejkalojnë çdo lloj imagjinate.
Por natyrisht jo në narkoshtetin e Edi Ramës, në familjarët e tij, bëmat e tyre.
Tashmë janë bërë të njohura për publikun pasioni i çmendur i Olsi Ramës për lojërat e fatit. Pasioni i tij i çmendur për call-centerat. Pra për ët gjitha mënyrat e plaçkitjes së qytetarëve.
I pangopur!
E vërteta është siç e kam deklaruar dhe siç është faktuar lidhja e tij me grupin e Xibrakës, është një ndër lidhjet më kriminale që mund të ketë njeri.
Sot këtu ju do dëgjoni, edhe njëherë kthehet në skenë ajo që dikur unë e kam quajtur kulla Kristaq Rama apo kulla e Air Albania.
Në atë kohë ne e kemi denoncuar ndërtimin e saj, por siç thotë populli, dardha e ka bishtin mbrapa.
Aq sa është e paligjshme kulla, po aq e paligjshme është aktiviteti i saj dhe dhënia e licencës për kazino me dokumente personave që nuk mund ta merrnin kurrë po të mos ishin prestanome i Olsi Ramës.
Ndaj dhe unë u ftoj ju të ndiqni ekspozenë e një investigimi që zoti Belind Këlliçi dhe grupi i ekspertëve tanë kanë bërë për një aferë, thashë edhe njëherë, që tejkalon çdo lloj imagjinate”, tha Berisha,

Lexo edhe
Politikë

“Rama jepe dorëheqjen”, revoltë kundër gjithë klasës politike! Mbyllet protesta 79: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë!-VIDEO

Politikë

80 ditë “Revolucion Flamingo”/ Qytetarët nuk tërhiqen nga qëllimi, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Tags: #Aktivitet #Aktiviteti #Bizneset #Edi Rama #Lidhja #Mediat #Objekti #opozita

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Rama jepe dorëheqjen”, revoltë kundër gjithë klasës politike! Mbyllet protesta 79: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë!-VIDEO
  • 80 ditë “Revolucion Flamingo”/ Qytetarët nuk tërhiqen nga qëllimi, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës
  • 80 ditë “Revolucion Flamingo”/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesat, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës
  • VIDEO/ Divjaka 18 ditë në shesh, banorët kundërshtojnë propozimin e PS për shkrirjen e bashkisë
  • “Rama jepe dorëheqjen”, revoltë kundër të gjithë klasës politike! Mbyllet protesta e 79-të: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rama jepe dorëheqjen”, revoltë kundër gjithë klasës politike! Mbyllet protesta 79: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë!-VIDEO
  • Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci – Ide
  • 80 ditë “Revolucion Flamingo”/ Qytetarët nuk tërhiqen nga qëllimi, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës
  • 80 ditë “Revolucion Flamingo”/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesat, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës
  • “Rama jepe dorëheqjen”, revoltë kundër të gjithë klasës politike! Mbyllet protesta e 79-të: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu përplas me makinë 66-vjeçarin në Durrës, ndërron jetë (EMRAT+VIDEO) 58 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Qeveria të hapë krahun, pjesa më e madhe e ligjeve u delegjitimua”/ Aktivistja Silvana Xhaferi Hoxha: Rama demaskoi veten para mediave të huaja. Protestuesit i bashkojnë kërkesat 20 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama shumë shpejt do të përfundojë në Reç”/ I moshuari: Ka vdekur politikisht dhe moralisht. Duhet ta largojmë këtë bandë kriminale 17 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Dikur “ulërinte” kundër varfërisë dhe urisë së fëmijëve/ Në Shqipërinë e qeverisur prej tij 45% e familjeve me privim të rëndë ushqimor (VIDEO) 13 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë 79 ditë rezistencë e qytetarëve, Hasimja: Protestuesit kanë thyer intimidimin dhe janë bashkuar tej ndarjeve politike! Duan shpërbërjen e sistemit të Ramës 10 lexime · 18 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Natë tmerri, digjet hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të plagosur, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë me djegie të rënda (VIDEO) 10 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “‘Besa’ e të pabesit është false”, Berisha publikon mesazhin: Dokumenti i Ramës është krijuar tërësisht me Inteligjencë Artificiale 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Rama jepe dorëheqjen”, revoltë kundër gjithë klasës politike! Mbyllet protesta 79: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë!-VIDEO

Shqiptarët protestojnë prej 79 ditësh kundër qeverisë dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Pas fjalimeve të Kryeministria…

• 14 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

80 ditë “Revolucion Flamingo”/ Qytetarët nuk tërhiqen nga qëllimi, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Protesta ka hyrë në ditën e 80-të, duke shënuar një nga periudhat më të gjata të protestave të…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

80 ditë “Revolucion Flamingo”/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesat, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Protesta ka hyrë në ditën e 80-të, duke shënuar një nga periudhat më të gjata të protestave të…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by