Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Të premten pritet moti i keq, ndalohet dalja në det e mjeteve lundruese në Vlorë e Sarandë, priten dallgë deri në 3.5 metra! Policia apel drejtuesve: Kujdes kur qarkulloni (FOTOT)
Sociale

Të premten pritet moti i keq, ndalohet dalja në det e mjeteve lundruese në Vlorë e Sarandë, priten dallgë deri në 3.5 metra! Policia apel drejtuesve: Kujdes kur qarkulloni (FOTOT)

• 24 Korrik, 2026 • 8 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit nuk do të lejohen të dalin në det të hapur nga pasditja e së premtes, pasi Kapitenerit e e Porteve Vlorë dhe Sarandë kanë vendosur kufizime për shkak të përkeqësimit të motit në det.

Sipas njoftimit të autoriteteve portuale, ndalimi do të jetë në fuqi nga ora 14:00 e datës 24 korrik deri në orën 06:00 të 25 korrikut dhe prek mjetet dhe skafet që operojnë jashtë gjirit të Vlorës, si edhe në zonat, Dhërmi–Himarë Borsh dhe Ksamil.

Parashikimet flasin për erë në drejtimin veri–veriperëndim me forcë deri në 6–7 ballë, ose 15–25 metra në sekondë, ndërsa dallgët pritet të arrijnë lartësinë nga 1.5 deri në 3.5 metra.

Për mjetet e vogla që lundrojnë brenda gjirit të Vlorës nuk ka ndalim, por Kapiteneria u kërkon drejtuesve të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të kushteve të vështira në det.

Njëkohësisht, subjekteve që ushtrojnë aktivitet detar u është kërkuar të marrin masat e nevojshme, të sigurojnë mjetet në port dhe të mbajnë në gatishmëri ekuipazhet.

Read more:Të premten pritet moti i keq, ndalohet dalja në det e mjeteve lundruese në Vlorë e Sarandë, priten dallgë deri në 3.5 metra! Policia apel drejtuesve: Kujdes kur qarkulloni (FOTOT)

Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vijojnë lundrimin normalisht sipas itinerareve të planifikuara.

Sipas Kapitenerisë së Portit Vlorë, kushtet në det pritet të përmirësohen pas orës 06:00 të së shtunës, 25 korrik.

Parashikuesit europianë të motit kanë ngritur nivelin e rrezikut për Italinë juglindore, Detin Jon dhe zonat përreth, për shkak të mundësisë për breshër të madh deri shumë të madh, erëra shkatërruese, reshje intensive, si edhe tornado të izoluara, veçanërisht në zonat bregdetare.

Sipas parashikimit, gjatë mbrëmjes dhe natës pritet që një sistem i fuqishëm stuhish të zhvillohet mbi Italinë Qendrore dhe Adriatik, për t’u zhvendosur më pas drejt jugut. Ky sistem pritet të prekë rajonin e Pulias dhe më pas brigjet lindore të Detit Jon, duke përfshirë edhe brigjet jugperëndimore të Shqipërisë dhe perëndimin e Greqisë.

Njoftimi i plotë

“Në bazë të parashikimit për përkeqësim të kushteve hidrometeorologjike detare brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, duke filluar nga ora 14:00 e datës 24.07.2026 deri në orën 06:00 të datës 25.07.2026, në drejtimin VERI–VERIPERËNDIM me forcë ere deri 6–7 bft (15–25 m/s) dhe lartësi dallgësh nga 1.50 deri 3.50 metra, ju bëjmë me dije me si më poshtë :

Read more:Bukë, ujë dhe vaj ulliri, nisma e re për turistët në Piqeras

  1. .Është ndaluar pajisja me leje-nisje për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit që synojnë të operojnë jashtë gjirit të Vlorës, në det të hapur dhe zonën Dhërmi–Himarë, gjatë periudhës së mësipërme.
  2. 2.Mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit brenda gjirit të Vlorës duhet të marrin në konsideratë kushtet e përkeqësuara dhe të veprojnë me kujdes të shtuar.
  3. 3.Subjektet dhe institucionet që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë kërkohet të bashkëpunojnë për marrjen e masave të nevojshme, duke siguruar mjetet në port dhe duke rritur gatishmërinë e ekuipazheve.
  4. 4.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit pritet pas orës 06:00 të datës 25.07.2026″

Read more:Dhunuan 70-vjeçarin në banesën e tij dhe e kërcënuan me pistoletë çakmak për ta grabitur, arrestohen tre të rinjtë në Himarë (EMRAT+ VIDEO)

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 20:59

Moti i keq pritet të godasë vendin, Policia e Shtetit apel drejtuesve të mjeteve: Kujdes në qarkullim, shmangni çdo dalje në det

Policia e Shtetit ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike që pritet të prekin vendin nga mesdita e së premtes deri në paraditen e së shtunës.

Autoritetet u kërkojnë drejtuesve të mjeteve të vogla lundruese dhe mjeteve të peshkimit të shmangin daljet në det jashtë Gjirit të Vlorës dhe Gjirit të Sarandës, si edhe përgjatë vijës bregdetare Dhërmi–Himarë–Sarandë. Njëkohësisht,

Policia u bën thirrje drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve të tregojnë kujdes maksimal, të respektojnë kufijtë e shpejtësisë, distancën e sigurisë dhe të shmangin manovrat e rrezikshme, ndërsa këmbësorët këshillohen të jenë të vëmendshëm gjatë lëvizjes, veçanërisht në zonat ku priten reshje dhe lagështi në rrugë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit

“Në bazë të parashikimeve për përkeqësimin e kushteve hidrometeorologjike detare dhe atmosferike, Policia e Shtetit njofton se, duke filluar nga mesdita e datës 24.07.2026 deri në paraditen e datës 25.07.2026, mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit që synojnë të operojnë jashtë Gjirit të Vlorës dhe Gjirit të Sarandës, në det të hapur dhe përgjatë vijës bregdetare Dhërmi–Himarë–Sarandë, të shmangin daljet në det, për shkak të kushteve të pafavorshme hidrometeorologjike gjatë këtij harku kohor.

Drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese duhet të tregojnë kujdes të shtuar, të marrin në konsideratë përkeqësimin e kushteve të motit dhe të shmangin çdo dalje në det që mund të rrezikojë sigurinë e tyre dhe të personave në bord.

Read more:Shisnin veshje dhe çanta luksoze të kontrabanduara, vihen nën hetim 9 administratorët e 8 subjekteve në Tiranë

Po ashtu, nisur nga parashikimet për përkeqësimin e kushteve atmosferike gjatë ditës së nesërme, Policia e Shtetit apelon për kujdes të shtuar nga qytetarët dhe të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor, kufijtë e shpejtësisë, distancën e sigurisë dhe duke shmangur manovrat e rrezikshme.

Këmbësorët këshillohen të tregojnë vëmendje dhe kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, veçanërisht në kushtet e reshjeve apo lagështirës në rrugë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve të vogla lundruese, mjeteve të peshkimit dhe të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes maksimal, jo vetëm gjatë këtij harku kohor, por në vijimësi, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së jetës.”

Ora 18:45

Moti i keq godet Vlorën të premten, Bashkia u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes: Shmangni lëvizjet e panevojshme

Bashkia e Vlorës ka apeluar për kujdes të shtuar gjatë së premtes, pasi sipas parashikimeve meteorologjike territori i bashkisë mund të përfshihet nga reshje intensive, stuhi lokale dhe erë e fortë. Në njoftim të shpërndarë pasditen e sotme, Bashkia u kërkon qytetarëve dhe vizitorëve të shmangin lëvizjet e panevojshme, të mos qëndrojnë pranë pemëve apo strukturave të pasigurta, si edhe të tregojnë kujdes maksimal në plazhe dhe në det. Bashkia bën thirrje gjithashtu të mos ndizen zjarre në ambiente të hapura, pyje, kullota apo pranë bimësisë së thatë, ndërsa qytetarët ftohen të njoftojnë shërbimet e emergjencës për çdo situatë që mund të paraqesë rrezik.

Njoftimi i plotë i Bashkisë Vlorë

” Sipas parashikimeve meteorologjike, ditën e premte territori i Bashkisë Vlorë mund të ndikohet nga fenomene të pazakonta atmosferike, me reshje intensive, stuhi lokale dhe erë të fortë. Këto ndryshime të menjëhershme të motit kërkojnë vëmendje dhe kujdes të shtuar nga të gjithë qytetarët dhe vizitorët.

Read more:Trump zbulon operacionin sekret ushtarak/ Mbi 100 milionë fuçi naftë të transportuara përmes Ngushticës së Hormuzit: Për Iranin, gjithçka ka mbaruar

U bëjmë thirrje banorëve të shmangin lëvizjet e panevojshme, të mos qëndrojnë pranë pemëve apo strukturave të pasigurta dhe të tregojnë kujdes maksimal në plazhe dhe në det.

Të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura, pyje, kullota apo pranë bimësisë së thatë. Temperaturat e larta dhe era favorizojnë përhapjen e shpejtë të flakëve, duke rrezikuar jetën, pronën dhe mjedisin.

Njoftoni shërbimet e emergjencës për çdo situatë që mund të paraqesë rrezik.

Numrat e emergjencës:

Zjarrfikësja – 128
Policia – 129
Urgjenca – 127″

Lexo edhe
Sociale

Divjakë/ Flakët rrezikuan pyllin e parkut kombëtar, kapet 29-vjeçari! Ndezi zjarr në Kryekuq (VIDEO)

Sociale

Të miturit përballë ligjit, Gogu: Përfshirja në dhunë nuk mbetet pa pasoja, përgjegjësia për krimet nis në 14 vjeç! (VIDEO)

Tags: #Aktivitet #Anijet #Borsh #Brigjet #det #Himarë #kapiteneria vlore #moti i keq #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Divjakë/ Flakët rrezikuan pyllin e parkut kombëtar, kapet 29-vjeçari! Ndezi zjarr në Kryekuq (VIDEO)
  • Të miturit përballë ligjit, Gogu: Përfshirja në dhunë nuk mbetet pa pasoja, përgjegjësia për krimet nis në 14 vjeç! (VIDEO)
  • Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO)
  • Sarandë/ Zjarri përfshin grumbujt e mbeturinave jashtë kontenierëve, tymi i dendur alarmon banorët! Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO)
  • Priten pishat në Korçë për ndërtimin e Liceut Francez, aktivisti: Masakër mjedisore, transparencë nga institucionet! Kryebashkiaku Filo: Projekt i Fondit të Zhvillimit
Nga të njëjtat tag-e
  • Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas
  • Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO)
  • Bizneset kërkojnë mbrojtje/ Mbi 15 filiale bankash të dëmtuara, punonjësit denoncojnë mungesën e policisë
  • Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO)
  • Kriza në Shqipëri në shtatë pika – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 3 orë më parë
  4. 04
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 3 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 2 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Divjakë/ Flakët rrezikuan pyllin e parkut kombëtar, kapet 29-vjeçari! Ndezi zjarr në Kryekuq (VIDEO)

Një 29-vjeçar dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Kryekuq të Divjakës, duke rrezikuar përhapjen e flakëve drejt…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Të miturit përballë ligjit, Gogu: Përfshirja në dhunë nuk mbetet pa pasoja, përgjegjësia për krimet nis në 14 vjeç! (VIDEO)

Edhe të miturit mund të mbajnë përgjegjësi penale nëse përfshihen në akte dhune. Këtë e sqaroi sot Ministri…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Sociale

Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO)

Një qendër e presionit të ulët atmosferik, e zhvilluar përkatësisht mbi Adriatik, do të sjellë në vendin tonë…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin