Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Udhëzimi i ri, pushime pa muzikë të lartë në bregdet! Lamallari: Garantojmë qetësi për pushuesit
Sociale

Udhëzimi i ri, pushime pa muzikë të lartë në bregdet! Lamallari: Garantojmë qetësi për pushuesit

• 28 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në lokalet e bregdetit nuk do të lejohet muzika me volum të lartë nga ora 20:00 deri në 24:00. Pas mesnate, muzika duhet të ndalojë. Udhëzimi i ri ka hyrë sot në fuqi, bëri të ditur ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, gjatë një vizite në Lezhë i cili tha se Policia e Shtetit dhe Bashkiakja do të marrin masa që niveli i zhurmës të mos tejkalohet dhe të garantohet qetësi për pushuesit.

“Kemi nënshkruar, së bashku me Ministrinë e Mjedisit dhe Ministrinë e Shëndetësisë, udhëzimin e ri për nivelin e zhurmave gjatë sezonit turistik. Ky udhëzim hyn në fuqi sot, me botimin në Fletoren Zyrtare. Nga ora 20:00 deri në 24:00, niveli maksimal i lejuar i zhurmës është 45 decibel në mjediset publike. Ndërsa nga ora 11:00 deri në 20:00, niveli i lejuar është 65 decibel.

Read more:E hëna me mot të vranët, reshje në të gjithë territorin, stuhi e breshër në disa zona (VIDEO)

Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit do të monitorojnë zbatimin e këtij udhëzimi dhe do të marrin masa që këto nivele të mos tejkalohen. Ne duam që pushuesit të gjejnë qetësi, si gjatë frekuentimit të lokaleve, ashtu edhe në ambientet e tjera. Çdokush që vjen me familjen për të pushuar në Shëngjin apo në zonat e tjera turistike të vendit duhet të ketë mundësi të pushojë pa u shqetësuar nga zhurmat. Ky udhëzim është hartuar në përputhje me standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për nivelin e lejuar të zhurmës”, tha Lamallari.

Read more:Muzikë pas orës 24:00 në Potam, gjobitet me 200 mijë lekë pronari i beach bar-it, në ndjekje penale bashkë me 5 të tjerë për prishje të qetësisë publike

Nga ana e tij, kryetari i Bashkisë i Lezhë, Pjerin Ndreu, u shpreh se bashkëpunimi me Policinë e Shtetit ka sjellë rritje të rendit dhe sigurisë publike, duke ndikuar drejtpërdrejt në një sezon turistik të suksesshëm. Ai vlerësoi gjithashtu aktin normativ të qeverisë për minimizimin e zhurmave në zonat turistike.

Read more:VIDEO/ Protestuesit “breshëri” me vezë në drejtim të ministrit Lamallari, truprojat dhe policët në aksion për…

Gjatë vizitës në Lezhë, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim në Bashkinë e Lezhës. Në fokus të diskutimeve ishte forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dhe rritja e efikasitetit të institucioneve për të garantuar një sezon të qetë dhe të sigurt për të gjithë pushuesit që zgjedhin bregdetin e Lezhës këtë verë.

Lexo edhe
Sociale

Lezhë/ Moti i keq lë disa fshatra pa energji elektrike, OSHEE: Kemi rikthyer furnizimin, vijojnë riparimet në rrjet

Sociale

Sot Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, OKB: Fund abuzimit ndaj vajzave në Shqipëri, drejtësi për të mbijetuarat dhe zero tolerancë ndaj pandëshkueshmërisë

Tags: #Besfort Lamallari #Bregdet #Fokus #Lezhe #Muzika #pjerin ndreu #Policia #Turizmi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Lezhë/ Moti i keq lë disa fshatra pa energji elektrike, OSHEE: Kemi rikthyer furnizimin, vijojnë riparimet në rrjet
  • Sot Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, OKB: Fund abuzimit ndaj vajzave në Shqipëri, drejtësi për të mbijetuarat dhe zero tolerancë ndaj pandëshkueshmërisë
  • Nga janari 2027 Instituti Kombëtar i Onkologjisë në Shqipëri, bashkëpunim me Italinë
  • Rehabilitimi i lumit të Vërdovës, shemben disa ndërtesa përgjatë lumit! IKMT: S’ ka rezistencë nga banorët, kanë bërë marrëveshje me bashkinë (VIDEO)
  • Shërbime shëndetësore në të dyja anët e kufirit, Shqipëria dhe Kosova diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota?
  • Lezhë/ Moti i keq lë disa fshatra pa energji elektrike, OSHEE: Kemi rikthyer furnizimin, vijojnë riparimet në rrjet
  • Tirana mirëpret Forumin e WB6 për investimet, gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor bashkojnë potencialin
  • Nga janari 2027 Instituti Kombëtar i Onkologjisë në Shqipëri, bashkëpunim me Italinë
  • Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë 7 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Aksident tragjik në Dimal, humb jetën 67-vjeçari! Makina përfundon në kanal (VIDEO) 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Aksident në Fier/ Makina përplas një burrë dhe një grua! Drejtuesi shoqërohet në polici (EMRAT) 4 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Politikë Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota? 4 lexime · 18 orë më parë
  5. 05
    Teknologji Robotët mund të na lënë pa punë, studiuesi i Anthropic: Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë njerëzit 4 lexime · 18 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Dy ditë larg votimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027, sindikatat letër Ramës: Tejkalon interesat ekonomik 2 lexime · 17 orë më parë
  7. 07
    Sociale Sot Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, OKB: Fund abuzimit ndaj vajzave në Shqipëri, drejtësi për të mbijetuarat dhe zero tolerancë ndaj pandëshkueshmërisë 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Lezhë/ Moti i keq lë disa fshatra pa energji elektrike, OSHEE: Kemi rikthyer furnizimin, vijojnë riparimet në rrjet

Mijëra banorë dhe dhjetëra biznese në disa fshatra të Lezhës vijojnë të jenë pa energji elektrike prej orës…

• 19 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Sot Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, OKB: Fund abuzimit ndaj vajzave në Shqipëri, drejtësi për të mbijetuarat dhe zero tolerancë ndaj pandëshkueshmërisë

Me rastin e 25 nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, Kombet e Bashkuara në Shqipëri…

• 2 ditë më parë • 6 min lexim
Sociale

Nga janari 2027 Instituti Kombëtar i Onkologjisë në Shqipëri, bashkëpunim me Italinë

Shqipëria dhe Italia thellojnë bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë, me fokus modernizimin e QSUT-së dhe zhvillimin e një…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin