Protestuesit kanë vijuar marshimin në bulevardet e Tiranës pas përfundimit të tubimit para Kryeministrisë, duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë.
Gjatë marshimit, qytetarët kanë brohoritur “O milet, Rama ka siklet!”, ndërsa nuk kanë munguar as thirrjet në mbështetje të diasporës: “Diaspora, zemra e Shqipërisë!”.
Marshimi zhvillohet në kuadër të protestës së 59-të radhazi, ku pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie tranzitore.
Read more:Bardhi: Të hetohet me urgjencë denoncimi i Gent Prognit për tentativë sulmi me thikë
Protesta vijon pa incidente, ndërsa protestuesit po përshkojnë rrugët kryesore të kryeqytetit me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë.




