Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. SPAK: Ermal Beqiri u lokalizua prej javësh në Francë, për pasuritë atje është kërkuar sekuestro! Report Tv i zbulon kompaninë IT, ‘Al Soft’ në shtetin francez
Kronikë

SPAK: Ermal Beqiri u lokalizua prej javësh në Francë, për pasuritë atje është kërkuar sekuestro! Report Tv i zbulon kompaninë IT, ‘Al Soft’ në shtetin francez

• 30 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Arrestimi të shtunën e 25 korrikut në Francë, i Ermal Beqirit, një nga personazhet kyç në dosjen e AKSHI-t, ndodhi për shkak të rrethanave rastësore, por ndërkohë autoritetet e atjeshme e kishin lokalizuar prej disa javësh, për llogari të SPAK-ut. Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar më herët sekuestrimin e pasurive të tij në këtë vend. Report TV zbulon një kompani IT-je, të Beqirit në Francë, ku ai tani ka nisur betejën kundër ekstradimit.

***

Xhandarmëria në Amiens, e arrestoi Ermal Beqirin në pistën e aeroportit ‘Albert’ , pasi avioni i vogël me të cilin ai kishte fluturuar, bëri një ulje të detyruar nga forcat ajrore franceze.

Me një gjobë 7 mijë euro, për shkeljen e hapësirës mbi centralin bërthamor në Normandi, Beqiri do të kishte vazhduar qetësisht jetën në arrati. Por në fakt, autoritetet franceze, kishin rënë në gjurmët e tij që më parë, falë informacioneve të shkëmbyere me SPAK-un, i cili në dhjetor të vitit të kaluar kishte kërkuar arrestin e tij më burg, duke bërë që më pas emri i tij të përfshihej në listën e të kërkuarve ndërkombëtar.

Read more:“Agasi kryemafiozi i Shqipërisë. Fluturime në hapësirën e NATO-s e vende të BE”/ U arrestua në Francë, Berisha: Ermal Beqiri përvetësoi 200 mln euro nga AKSHI, bashkëpunëtorë të Ramës

“Prej disa javësh kemi ndarë informacion me partnerët francezë. Ka qenë lokalizuar prej disa javësh. S’ka qenë qëllim vetëm arrestimi por edhe veprime të tjera hetimore”, thotë Braho.

Dhe në fakt duket se këto hetime kanë avancuar.

Read more:‘Balluku’, Braho: Çështja me prioritetin më të lartë për SPAK! Kemi kërkuar sekuestro për 2 avionët dhe çdo pasuri të Ermal Beqirit në Francë

“Ne kishim kërkuar më herët nga Franca sekuestrimin e pasurive të Ermal Beqirit. Nuk ka vetëm avionë atje, ka edhe pasuri të tjera”, deklaroi Braho.

Siç dhe Report TV ka bërë të ditur, Ermal Beqiri ka një lidhje të hershme me Francën, vend ku ai ka kryer një pjesë të studimeve si dhe ka punuar disa vjet, përpara se të rikthehej në Shqipëri.

Read more:Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, 2 të arrestuar në Durrës! Priten të ekstradohen drejt Italisë dhe Spanjës

Report Tv ka zbuluar të paktën një kompani të Beqirajt në Francë, të regjistruar në Nimes, në jug të të vendit ‘Al Soft’, e cila ofron shërbime të ndryshme IT. Në faqen e kompanisë ka dhe një prezantim të saj nga vetë Beqiri.

Biznesmeni, i cili rezulton si një nga figurat kyçe në hetimin e dosjes së AKSHI-t, rezulton i apasionuar pas fluturimeve. Përveç avionit me të cilin u kap në Francë, ai ka një kompani ‘Fly solution’, e cila ofron me qira, avionë të vegjël privat, të regjistruar në Slloveni. Edhe në faqen e kësaj kompanie gjendet sërish një fjalim prezantues i Beqirit.

Read more:‘Balluku’, Braho: Çështja me prioritetin më të lartë për SPAK! Kemi kërkuar sekuestro për 2 avionët dhe çdo pasuri të Ermal Beqirit në Francë

Ditën e djeshme biznesmeni shqiptar në kërkim u paraqit bashkë me një avokat mbrojtës, në gjykatën penale të Amiens. Seanca ka qenë procedurale. Ai është vënë në dijeni të kërkimit ndërkombëtar ndaj tij, dhe kërkesës për ekstradim në Shqipëri. Tashmë do të jetë në dorë të autoriteteve shqiptare të përgatisin një dosje të plotë brenda 40 ditëve me provat që SPAK ka kundër tij në lidhje me aferën “AKSHI”, në mënyrë që gjykatat franceze të bindën për të dhënë dakordësi për ekstradimin e tij drejt Tiranës. Kjo dosje është shumë e rëndësishme që autoritetet shqiptare të fitojnë betejën e ekstradimit, pasi Beqiri pritet të shfrytëzojë çdo mundësi ligjore për ta kundërshtuar. Procesi pritet të zgjasë për të paktën një vit, pasi gjykatat atje duhet të japin vendim të formës së prerë.

Lexo edhe
Kronikë

Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari

Kronikë

‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)

Tags: #AKSHI #Burg #dosja akshi #Ekstradim #ermal beqiraj #euro #Franca #hetime #klodian braho #spak

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari
  • ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)
  • Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’
  • Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria
  • Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut
Nga të njëjtat tag-e
  • Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide
  • Eurobond rekord/ Huamarrje prej 688 milionë eurosh në tregjet ndërkombëtare, çfarë parashikohet në vitin 2027
  • ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij 11 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 4 lexime · 23 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 3 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Kronikë ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO) 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Sociale Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO) 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Eurobond rekord/ Huamarrje prej 688 milionë eurosh në tregjet ndërkombëtare, çfarë parashikohet në vitin 2027 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar dhe kafshuar nga një ari. Ngjarja…

• 23 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)

Në vijim të protestës që vijoi në ditën e 21-tëpërpara Kryeministrisë, një grup protestuesish ndërmorën një tjetër aksion…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’

Debati mbi financimin e protestës së njohur si “revolucioni Flamingo” në Tiranë i çon gjurmët te Guerrilla Foundation.…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin