Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. ‘Balluku’, Braho: Çështja me prioritetin më të lartë për SPAK! Kemi kërkuar sekuestro për 2 avionët dhe çdo pasuri të Ermal Beqirit në Francë
Kronikë

‘Balluku’, Braho: Çështja me prioritetin më të lartë për SPAK! Kemi kërkuar sekuestro për 2 avionët dhe çdo pasuri të Ermal Beqirit në Francë

• 30 Korrik, 2026 • 9 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË– Çështja me prioritetin më të lartë për SPAK. Kështu i ka konsideruar kreu i SPAK, Klodian Braho për hetimet për dosjen e ish-numrit 2 të qeverisë Belinda Balluku. I pyetur nga gazetarët lidhur me kontrollet që po zhvillohen BKH për këtë çështje, Braho nuk dha shumë detaje por theksoi se 9 agjentë të BKH-së dhe 2 prokurorë janë në dispozicion të hetimeve.

Sa i takon vendimit të PS për të refuzuar kërkesën e SPAK për arrestin, Braho tha se kjo nuk i ka penguar hetimet. Nëse do të ketë një kërkesë të re, ai tha se kjo do të varet nga rrethanat e reja që kanë dalë nga hetimi.

Braho thotë se kanë kërkuar sekuestrimin e çdo pasurie të biznesmenit Ermal Beqiri, i cili u kap të shtunën ndërsa fluturonte mbi një central bërthamor në Francë.

Kreu i SPAK, Klodian Braho po zhvillon takimin e parë me gazetarët, ku po bën një bilanc të punës së SPAK nga 1 janari deri më 15 korrik 2026. Në vetëm 7 muaj, SPAK ka hetuar 16 zyrtarë dhe ish-zyrtarë dhe ka vënë në sekuestro 440 mln euro pasuri.

16 zyrtarë të hetuar në 7 muaj
Kryetarë ose ish-kryetar bashkie 5
Drejtues ose ish-drejtues institucionesh qendrore 5
Gjyqtarë, ish-gjyqtarë, prokurorë 3
Ministra ose ish-ministra 2
Deputetë 1

Pasuritë e sekuestruara në 7 muaj
Prona të paluajtshme (tokë, truall, pyje) Mbi 150,000 m²
Vila, apartamente dhe hotele Mbi 60
Shoqëri tregtare, kuota kapitali dhe asetet e tyre Mbi 10
Llogari bankare Mbi 620
Automjete dhe mjete lundruese Rreth 100

Lajmi në përditësim….

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 13:31

Pse zgjatën hetimet për inceneratorin e Tiranës? Ja si përgjigjet Klodian Braho

1785411131_klodianbraho.jpg

Gazetarët e pyetën kreun e SPAK, Klodian Braho edhe përse kanë zgjatur aq shumë hetimet për inceneratorin e Tiranës.

Read more:“Rama në burg, Berisha në burg, nuk na përfaqësoni”/ Nis marshimi për ditën e 60. Revolucioni Flamingo jehon në rrugët e kryeqytetit

Pse po zgjasin kaq shumë hetimet për inceneratorin e Tiranës?

Klodian Braho: Ne kemi dërguar për gjykim një numër të lartë zyrtarësh të pandehur. Janë 4 ose 5 çështje që tashmë ndodhen në gjykim. Nuk e mohojmë këtë fakt. Mund të ketë pretendime të ndryshme nga kallëzuesit, por ende ekziston një fraksion i çështjes që është në fazë hetimi dhe që kërkon kryerjen e veprimeve të tjera hetimore. Zbatimi i kontratës është kompleks dhe, pikërisht në këtë kuadër, janë kryer dhe po vijojnë të kryhen veprime hetimore.

Ora 13:24

Masakra e 21 janarit/ Braho: Presim ekspertizën nga SHBA të audio-regjistrimit të urdhrit për të qëlluar

1785410709_21janari.jpg

Kreu i SPAK, Klodian Braho jep detaje edhe për hetimet për masakrën e 21 janarit dhe atë të Gërdecit. Braho thotë se SPAK është në pritje të ekspertizës nga SHBA, për audio-kasetën me komunikimet në radio në kanalin e Gardës së Republikës më 21 janar 2011, ku dëgjohet të jepet edhe urdhri për të qëlluar në drejtim të protestuesve. Sa i takon

Në çfarë faze ndodhen hetimet për 21 Janarin?

Klodian Braho:Ne kemi dërguar letërporosinë, por ende nuk kemi marrë ekspertizën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Read more:Rovena Zoto dorëzon kandidaturën për Prokuror të Përgjithshëm! Hetimi i fundit futi në “rrjetë” bosin e call centerave mashtrues

Në çfarë faze ndodhet hetimi për fraksionin e ndarë të çështjes “Gërdeci”? A ka persona konkretë nën hetim?

Klodian Braho:Po, është një çështje që vijon të jetë nën hetim. Hetimet po vazhdojnë dhe nuk kam diçka tjetër për të ndarë në këtë moment. Janë kryer veprime hetimore brenda Shqipërisë, si edhe përmes letërporosive të ndryshme. Çështja vazhdon të trajtohet dhe hetimet janë ende në zhvillim.

Ora 13:17

Zvërneci? Klodian Braho: Është çështje në hetim, kemi një fakt penal për tjetërsim pronash

1785410319_klodianbraho.jpeg

Në takimin me gazetarët, kreu i SPAK Klodian Braho u pyet edhe për çështjen e Zvërnecit. Brahjo tha se është një çështje në hetim dhe kanë një fakt penal për tjetërsim pronash.

“Është nën hetim, kemi fakt penal që ka të bëjë dhe me mënyrën e sipërfaqe prone. Proces bë vazhdim, nuk kam më shumë, ka një vendim gjykate për kërkesën tonë. Se kush person është tek fakti, është pjesë hetimi”, tha Braho.

Ora 13:12

Vodhi dokumentin sekret me SHBA, Agron Shehaj kallëzohet në SPAK! Braho: Po verifikohet

Kreu i SPAK, Klodian Braho ka konfirmuar se Agron Shehaj është kallëzuar në SPAK pasi vodhi dokumentin sekret të marrëveshjes me SHBA nga Kuvendi dhe iku me vrap. Grupi i PS kishte paralajmëruar kallëzim në SPAK. Në takimin me gazetarët, Braho tha se kallëzimi po verifikohet.

Read more:“Rama i konsumuar politikisht, harroi se si godiste policinë dikur”, aktivisti paralajmëron kthimin e tretë të diasporës: Protesta të fuqishme, pjesëmarrje edhe më masive

Ora 13:09

Arrestimet nga BKH, Braho: Nuk zëvendësojmë policinë, dua të krijoj një grup për veprime operacionale

1782987567_bkh.jpg

Sa i takon arrestimeve vetëm me BKH-në, kreu i SPAK Klodian Braho tha në takimin me gazetarët se në asnjë rast synimi i SPAK nuk është të zëvendësojnë Policinë e Shtetit. Ai theksoi se qëllimi është të krijohet një grup i posaçëm për veprime operacionale.

“Ligji nuk e kushtëzon që arrestimet të kryhen vetëm nga BKH-ja. Megjithatë, BKH-ja ka nevojë të plotësohet me disa funksione që aktualisht i mungojnë, si në aspektin njerëzor ashtu edhe në atë teknik. Ne nuk synojmë të zëvendësojmë Policinë e Shtetit. Qëllimi është të krijohet një grup i posaçëm për veprime operacionale, me pavarësi të plotë në veprimtarinë e tij. Sërish, ne nuk mund ta zëvendësojmë Policinë e Shtetit dhe nuk mund të funksionojmë pa bashkëpunimin me të”, tha Klodian Braho.

Ora 12:59

‘Albanian File’, kreu i SPAK, Klodian Braho: Janë bërë 2 kallëzime, po verifikohen

1784114020_klodianbrahokomisionipernismatqytetare.png

Në takimin me gazetarët, kreu i SPAK Klodian Braho u pyet edhe për çështjen e Albanian Files. Braho tha se “janë depozituar dy materiale kallëzuese. Aktualisht ndodhen në fazën e verifikimit, ndaj nuk kam komente për to. Do të sqarohet çdo pretendim dhe çdo fakt që i vihet në dispozicion Prokurorisë. Kur ekzistojnë shkaqe ligjore, fillon hetimi; kur ato mungojnë, hetimi nuk fillon”

Ora 12:53

U kap teksa fluturonte mbi centralin bërthamor, Braho: Kemi kërkuar sekuestron e 2 avionëve dhe të e çdo pasurie të Ermal Beqirajt në Francë

1785272650_ermalbeqiraj.png

Kreu i SPAK, Klodian Braho thotë se kanë kërkuar sekuestrimin e 2 avionëve dhe çdo pasurie të biznesmenit Ermal Beqiri, i cili u kap të shtunën ndërsa fluturonte mbi një central bërthamor në Francë.

Read more:Pritet t’i komunikohet zgjatja e hetimeve me 3 muaj, ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

A do të kërkoni sekuestrimin e dy avionëve?

Klodian Braho:Për çështjen e Beqirit, procesi është ende në zhvillim. Njoftimi zyrtar do të bëhet së shpejti dhe do të ketë më shumë detaje. Ne kemi kërkuar sekuestrimin e çdo pasurie që disponon personi në fjalë. Nuk bëhet fjalë vetëm për avionët, por edhe për prona dhe pasuri të tjera.

Ora 12:52

‘Balluku’, Braho: Çështja me prioritetin më të lartë për SPAK! Kërkesë e re për arrest? Do varet nga rrethanat e reja që kanë dalë nga hetimi

1781075296_belindaballuku.jpg

Çështja me prioritetin më të lartë për SPAK. Kështu i ka konsideruar kreu i SPAK, Klodian Braho për hetimet për dosjen e ish-numrit 2 të qeverisë Belinda Balluku. I pyetur nga gazetarët lidhur me kontrollet që po zhvillohen BKH për këtë çështje, Braho nuk dha shumë detaje por theksoi se 9 agjentë të BKH-së dhe 2 prokurorë janë në dispozicion të çështjes.

Sa i takon vendimit të PS për të refuzuar kërkesën e SPAK për arrestin, Braho tha se kjo nuk i ka penguar hetimet. Nëse do të ketë një kërkesë të re, ai tha se kjo do të varet nga rrethanat e reja që kanë dalë nga hetimi.

Kontrollet për çështjen Balluku, konkretisht për çfarë po kryhen? A do t’i drejtoheni sërish Parlamentit me një kërkesë të re?

Read more:Avokatët zbërthejnë hetimin për Veliajn, Duraj: Do të dalë nga burgu me vendimin e Gjykatës së Lartë! Haderi: Reforma ka dështuar, garancitë ligjore larg standardeve!

Klodian Braho: Kjo është një çështje nën hetim dhe siç e dini nuk mund të jap informacion. Është çështja me prioritetin më të lartë për SPAK kohët e fundit. Në hetim janë angazhuar 9 oficerë të BKH-së dhe 2 prokurorë, për shkak të nivelit të lartë të subjektit. Hetimet janë në vijim. Do të vijë momenti kur ato të përfundojnë dhe atëherë do të jemi më të plotë në lidhje me atë çfarë ka ndodhur. Janë kryer dhe po kryhen shumë veprime hetimore. Bëhet fjalë për një dosje të ngjeshur.

SPAK ka qenë i qartë për atë çfarë ka kërkuar dhe arsyet pse e ka kërkuar. U mor një vendim, sigurisht jo ai që ne kërkuam. Mund të mos jemi dakord me të, por vendimi është detyrues për ne.

Megjithatë, hetimet kanë vazhduar, madje kanë ecur edhe më tej. Nëse do të bëhet apo jo një kërkesë e re, kjo do të jetë një vendimmarrje e përbashkët. Ajo do të varet nga rrethanat e reja që kanë dalë ose që mund të dalin gjatë hetimit, por edhe nga vendimi që ka marrë Parlamenti. Pra, do të varet nga fakti nëse rrethanat e reja janë të mjaftueshme për të kapërcyer argumentet mbi të cilat u mbështet vendimi i Parlamentit.

Braho tha se “imuniteti nuk e pengon hetimin, por mendoj se ai është një garanci e panevojshme në një shoqëri demokratike. Prokurorët dhe gjyqtarët nuk gëzojnë imunitet.”

Lexo edhe
Kronikë

Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO)

Kronikë

Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë

Tags: #agron shehaj #apartamente #Asetet #Automjete #belinda balluku #BKH #euro #klodian braho #spak

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO)
  • Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
  • Projektligji/ Lehtësi të reja fiskale për industrinë ushtarake në vend: Zero TVSH për importet e shitjet, përjashtim edhe nga taksat vendore
  • Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim
  • Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’
Nga të njëjtat tag-e
  • “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut
  • Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
  • Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
  • Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim
  • Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’ 11 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog 3 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Politikë Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO) 2 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Politikë 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma 2 lexime · 21 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut 2 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO)

TIRANË– Prej 7 orësh, në qendër të Tiranës po zhvillohet një guerrilje urbane, pas një proteste të thirrur…

• 21 orë më parë • 21 min lexim
Kronikë

Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë

Gjykata e Korçës ka dënuar me 7.4 vjet burg Stiljan Pashon, ish-zv.drejtor i kufirit në qarkun e Korçës.…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Projektligji/ Lehtësi të reja fiskale për industrinë ushtarake në vend: Zero TVSH për importet e shitjet, përjashtim edhe nga taksat vendore

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes propozojnë ndryshime në ligjin për prodhimin dhe tregtimin e…

• 3 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin