Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Thyen masën ‘arrest në shtëpi’ dhe vjedh një makinë, arrestohet 43 vjeçari në Fier, shpallet në kërkim personi që e ndihmoi, edhe ai në shkelje të masës së sigurisë (EMRAT+VIDEO)
Kronikë

Thyen masën ‘arrest në shtëpi’ dhe vjedh një makinë, arrestohet 43 vjeçari në Fier, shpallet në kërkim personi që e ndihmoi, edhe ai në shkelje të masës së sigurisë (EMRAT+VIDEO)

• 31 Korrik, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një 43-vjeçar është arrestuar për vjedhjen e një automjeti në Fier, ndërsa personi që dyshohet se e strehoi bashkë me mjetin e vjedhur u shpall në kërkim. Sipas policisë, të dy kishin thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Në pranga ra Olsi Bakiaj, 43 vjeç, i cili dyshohet se më 27 korrik ka vjedhur automjetin e një 25-vjeçari, të parkuar në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier. Pas kallëzimit të pronarit, shërbimet e Policisë së Fierit, në bashkëpunim me Policinë e Sarandës, finalizuan operacionin e koduar “Itinerari”, duke bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e tij.

Read more:Gjykimi i Ilir Beqajt për “Sterilizimin”, SPAK kundërshton 23 kërkesat e ish-ministrit

Nga hetimet u mësua se Bakiaj e kishte kryer vjedhjen pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Fierit për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Read more:U përplas në aksin Lezhë-Milot, ndërron jetë 71-vjeçari! Aksidenti ndodhi mëngjesin e 4 korrikut pranë kryqëzimit të Rrilës

Gjatë veprimeve hetimore, policia gjeti dhe sekuestroi automjetin e vjedhur në banesën e Ibrahim Dudës, 46 vjeç, në Sarandë. Ai u shpall në kërkim, pasi dyshohet se ka përkrahur Bakiajn duke e strehuar në banesën e tij bashkë me automjetin.

Sipas policisë, edhe Ibrahim Duda kishte masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprën penale “Vjedhje”, por dyshohet se e kishte thyer atë. Vijon puna për kapjen e tij.

Read more:Tjetër zjarr në Mallakastër, flakët përhapen pranë qendrës së fshatit Drenovë, situata drejt normalizimit

Njoftimi i Policisw

“Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe vodhi një automjet, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari. Sekuestrohet automjeti i vjedhur, i cili u gjet i fshehur në banesën e një 46-vjeçari që dyshohet se ka ndihmuar 43-vjeçarin, duke e mbajtur në banesë. Punohet për kapjen e 46-vjeçarit i cili gjithashtu ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Pas kallëzimit të një shtetasi se i kishin vjedhur automjetin e parkuar në lagjen “Konferenca e Pezës”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier organizuan menjëherë punën për zbardhjen e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u finalizua në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, operacioni i koduar “Itinerari”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi O. B., 43 vjeç, banues në Fier, i cili dyshohet se më datë 27.07.2026, në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, ka vjedhur automjetin e shtetasit A. Xh., 25 vjeç. Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi O. B. e ka kryer këtë vepër penale pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Fierit, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Në vijim të veprimeve hetimore u shpall në kërkim shtetasi I. D., 46 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka përkrahur autorin e dyshuar, duke e mbajtur në banesën e tij, bashkë me automjetin e vjedhur. Ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhje”. Po punohet për kapjen e tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.”

Read more:Vrasja në 2019 e tregtarit Besnik Hida në Lushnjë, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon dosjen për gjykim! Kërkon pushimin e çështjes për Laert Haxhiun e Orgest Bilbilin

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Abuzimi me fondet e SASPAC/ Ilir Beqaj lirohet nga qelia, GJKKO i cakton masën arrest në shtëpi! I përfunduan afatet e paraburgimit (VIDEO)

Kronikë

Policia ‘skanon” rrugët e Shkodrës, 531 shoferë ndëshkohen për shpejtësi të tepruar, 1 arrestuar

Tags: #automjet #Fier #Gjykata #gjykata e fierit #Policia #sarande #Video #Vjedhje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Abuzimi me fondet e SASPAC/ Ilir Beqaj lirohet nga qelia, GJKKO i cakton masën arrest në shtëpi! I përfunduan afatet e paraburgimit (VIDEO)
  • Policia ‘skanon” rrugët e Shkodrës, 531 shoferë ndëshkohen për shpejtësi të tepruar, 1 arrestuar
  • EKSKLUZIVE/ Balluku e pandehur edhe për 6 lotet e tjera të Unazës së Madhe, akuzohet për shkelje në tendera! Mbërrin në SPAK për t’i komunikuar akuzën (VIDEO)
  • EKSKLUZIVE/ Belinda Balluku merret e pandehur edhe për 6 lotet e tjera të Unazës së Madhe, akuzohet për shkelje në tendera! Më herët e akuzuar për Llogaranë dhe lotin 4 (VIDEO)
  • I mbaroi mandati, Neritan Nallbati ikën nga Departamenti i Policisë Kriminale! Ja kush e zëvendëson
Nga të njëjtat tag-e
  • VIDEO/ Është marrë e pandehur për disa akuza/ Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku del nga SPAK, i komunikohet zgjatja e hetimeve
  • Abuzimi me fondet e SASPAC/ Ilir Beqaj lirohet nga qelia, GJKKO i cakton masën arrest në shtëpi! I përfunduan afatet e paraburgimit (VIDEO)
  • Policia ‘skanon” rrugët e Shkodrës, 531 shoferë ndëshkohen për shpejtësi të tepruar, 1 arrestuar
  • Dosja SASPAC/ 2 vite në qeli për abuzimin më fondet e BE, lirohet Ilir Beqaj, GJKKO e lë në arrest shtëpie
  • “Do të na kontrolloni?”/ Policia frikë se Belinda do të gjuhet me vezë! Vendoset kordon policor, tenton të largojë qytetarët para SPAK
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama kërkoi arrestimin tim, por harroi që SPAK-un nuk e kontrollon”, paralajmëron Shehaj: Verë përvëluese i pret të korruptuarit! 24 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Politikë Nga protestat për dorëheqjen e qeverisë, te qeveria teknike, Ben Andoni kritika Ramës: S’e njeh më realitetin shqiptar. Opozita më e humbura nga tubimet 19 lexime · 19 orë më parë
  3. 03
    Politikë U emërua në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit/ “Jam demokrate, por jo me PD!”, Jola Hysaj: Çfarë më mbeti në mendje nga takimi me Ramën. Kush do të më mallkojë, e ngushëlloj 15 lexime · 17 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Prova ulëritëse kundër kryeministrit”/ Aktivisti thirrje SPAK nga protesta para Kryeministrisë: Arrestoni Ramën! 15 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “S’jam Edi Rama!”, Muçollari “shpërthen” ndaj kryeministrit: S’mund të kërkosh besën e qytetarëve pasi e trajtove Shqipërinë si pronë private 14 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake në Tiranë, dyshohet se goditi me grusht shefin pas transferimit në një sektor tjetër (EMRAT) 13 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Belind Këlliçi: 60 ditë protestë, Rama kërkon ‘besë’ ndërsa Olsi bëhet me kazino dhe aferat e familjes së tij dalin në dritë 11 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Abuzimi me fondet e SASPAC/ Ilir Beqaj lirohet nga qelia, GJKKO i cakton masën arrest në shtëpi! I përfunduan afatet e paraburgimit (VIDEO)

TIRANË– Gati 25 muaj pas arrestimit 4 korrikun e vitit 2024, ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj do…

• 28 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

Policia ‘skanon” rrugët e Shkodrës, 531 shoferë ndëshkohen për shpejtësi të tepruar, 1 arrestuar

Shpejtësia mbi normat mbetet një nga shkeljet më të përhapura në rrugët e Shkodrës. Vetëm gjatë javës së…

• 28 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

EKSKLUZIVE/ Balluku e pandehur edhe për 6 lotet e tjera të Unazës së Madhe, akuzohet për shkelje në tendera! Mbërrin në SPAK për t’i komunikuar akuzën (VIDEO)

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku do të merret e pandehur për akuzën e shkeljes në tendera edhe për 6 tendera…

• 28 minuta më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by