Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Ndërtoi kompleks luksoz pa leje në Kepin e Rodonit, Prokuroria dërgon për gjykim ish-kryeinspektorin e IMT-së, Ardian Halili dhe një ish-vartës
Kronikë

Ndërtoi kompleks luksoz pa leje në Kepin e Rodonit, Prokuroria dërgon për gjykim ish-kryeinspektorin e IMT-së, Ardian Halili dhe një ish-vartës

• 1 Gusht, 2026 • 8 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dorëzon për gjykim dosjen penale ndaj ish-kryeinspektorit të IMT-së, Ardian Halili, ndaj të cilit rëndojnë akuzat “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Ndërsa Saimir Mezja, me profesion jurist dhe aktualisht inspektor në IMT Durrës, akuzohet për shpërdorim detyre.

Nga hetimet ka rezultuar se ish-kryeinspektori i IMT-së, Halili, kishte ndërtuar pa leje kompleksin luksoz “Saint Michelle Rezidence”, i cili u shemb më pas nga IKMT-ja.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është evidentuar se në subjektin “Saint Michelle Rezidence”, të ndodhur në fshatin Shetaj, Njësia Administrative Ishëm, Bashkia Durrës, në të djathtë të rrugës, në anën veriore gjendet një objekt dykatësh, ku në pjesën e sipërme shërben si bar-restorant funksional, ndërsa në pjesën e poshtme vërehen disa dhoma akomodimi që shërbejnë si hotel.

Në të djathtë të rrugës së shtruar me beton gjenden 11 godina njëkatëshe, ku në bazamentin e tyre janë të shtruara me beton. Pesë godinat e para janë funksionale, ndërsa të tjerat nuk janë funksionale pasi nuk kanë dyer dhe dritare. Objekti i fundit, që përkon me anën veriperëndimore dhe është në afërsi të pishinës, shërben si bar-restorant.

Në vijimësi të këqyrjes vërehet se në të majtë, në hyrje të objektit, ngjitur me rrugën e betonizuar, ndodhen dhjetë objekte të tjera të betonizuara në pjesën e poshtme të tyre. Këto objekte janë të mbuluara me tjegulla. Pesë nga këto objekte janë funksionale dhe brenda tyre gjenden orendi që shërbejnë për akomodimin e personave. Pesë objektet e tjera janë jofunksionale, pa dyer dhe pa dritare, dhe vetëm të shtruara në pjesën e poshtme me një shtresë betoni të varfër.

Read more:Çështja e prishjes së pallatit të dëmtuar nga tërmeti, Gjykata shpall të pafajshëm zyrtarët e Bashkisë së Tiranës

Në ndërtesën e parë në të majtë dhe në katin e parë poshtë bar-restorantit, që shërben si hotel, po hiqeshin orenditë e brendshme. Gjithashtu, në ndërtesat nr. 9 dhe 10 ishin hequr tjegullat dhe ishin grumbulluar në fillim të soletës së objektit.

Dëshmia e Halilit

“…Nuk është aspak e vërtetë se në subjektin “Saint Michelle Rezidence” po kryheshin punime ndërtimi, por duke qenë se nga inspektorët e IKMT-së jam vënë në dijeni se objekti do të prishej, jemi munduar të heqim disa sende, orendi të ndryshme.

Të gjitha punimet që janë kryer janë sipas lejeve të marra nga Bashkia Durrës kohë më parë dhe sot nuk po kryeja asnjë lloj punimi. Këtë që po them e mbështesim me pamjet filmike të regjistruara në objektin tonë.

Në lidhje me punimet e kryera për pergolat, është mbajtur një procedurë nga IMT Durrës, për të cilën Prokuroria ka vendosur mosfillim pasi nuk ka ndërtim të paligjshëm dhe në përfundim të procesit administrativ gjykata na ka dhënë të drejtë, duke vendosur shfuqizimin e vendimeve të marra nga IMT Durrës. Punimet janë kryer kohë më parë dhe janë në zbatim të lejeve të miratuara nga Bashkia Durrës, për të cilat disponoj dokumentacionin përkatës dhe e vë në dispozicion.

Read more:44 ditë revoltë/ “Washington Examiner”: Atmosfera është e paqëndrueshme, ndërsa padurimi me pasurimin e Ramës ka arritur kulmin

I pyetur nëse dispononte leje ndërtimi për 11 (njëmbëdhjetë) objektet në “Saint Michelle Rezidence”, nëse jo, kur janë ndërtuar ato, personi nën hetim është përgjigjur, ndër të tjera, se 11 objektet nuk përbëjnë ndërtim pa leje pasi ato janë me material polisteroli dhe çati druri.”

Pavarësisht pretendimeve të Halilit, Prokuroria ka arritur të konstatojë se kompleksi është ndërtuar përgjatë disa fazave kohore.

Ardian Halili, sipas shkresës nr. 2818 Prot., datë 11.11.2025, të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Durrës, është komanduar në detyrën e kryeinspektorit më 26.04.2018 dhe i është komunikuar përfundimi i marrëdhënieve të punës më datë 19.03.2021.

Ai kishte caktuar inspektorë për të konstatuar ndërtimet pa leje në zonën ku kishte kompleksin në pronësi të tij.

Read more:Programi ‘Pas shkolle’, pagesë 1 mijë lekë/ora për trajnuesit! Qeveria përcakton kriteret dhe formën e aplikimit

Dëshmia e bashkëpandehurit

Saimir Mezja ka deklaruar se: “…Kam filluar punë në IMT Durrës më 17.06.2019 dhe vazhdoj aktualisht. Sipas urdhrave përkatës jam ngarkuar për kontrollin e territorit edhe në Njësinë Administrative Ishëm nga data 17.06.2019 dhe vazhdoj aktualisht.

Shpjegoj se kam qenë në dijeni që kjo sipërfaqe toke ishte në pronësi të shtetasit Ardian Halili. Kur kam filluar punë, më datë 17.06.2019, mesa më kujtohet, në këtë pronë zhvillohej aktivitet bar-restorant dhe parkim. Sqaroj se, pavarësisht ndarjes së inspektorëve sipas urdhrave të punës, në këtë territor kryeinspektori urdhëronte për kryerjen e inspektimeve edhe inspektorë të tjerë.

Sipas detyrave funksionale, për punimet e ndërtimit që kryhen në zbatim të një leje ndërtimi apo vendimi për miratimin e deklaratës për kryerje punimesh, inspektimi kryhet vetëm me urdhër të kryeinspektorit dhe jo me iniciativë të inspektorit. Në rastin konkret, për punimet e kryera në pronën e shtetasit Ardian Halili kam dëgjuar që ka qenë i pajisur me lejet përkatëse nga Bashkia Durrës, por unë nuk mund të hyja në pronë për inspektimin e punimeve pa një urdhër me shkrim të kryeinspektorit. Nga shtetasi Ardian Halili, ish-eprori im, nuk kam pasur asnjë ndikim për mosveprim lidhur me punimet e kryera në pronën e tij.

Gjithashtu sqaroj se, gjatë gjithë periudhës që unë jam caktuar për kontrollin e këtij territori, nuk kam marrë asnjë urdhër me shkrim apo me gojë për inspektimin e punimeve në pronën e shtetasit Ardian Halili, në mënyrë që unë të kryeja veprime sipas detyrës funksionale.”

Read more:Digjen mjetet e një guroreje në Mamurras, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Dëshmia e inspektorit

G. Hidri ka deklaruar se: “…Kam filluar punë në IMT Durrës më datë 29.12.2017 dhe vazhdoj aktualisht. Sipas urdhrit të kryeinspektorit nr. 06, datë 21.01.2021, jam ngarkuar për kontrollin e territorit edhe në Njësinë Administrative Ishëm nga data 21.01.2021 deri në datën 17.05.2021.

Detyrat e mia funksionale si inspektor janë kontrolli i territorit dhe, nëse konstatohen punime ndërtimore, kryejmë verifikime nëse këto punime po kryhen me lejen përkatëse.

Në rastet kur në subjektet ku kryhen punime ndërtimore të cilat kanë të afishuar lejen përkatëse, kontrolli kryhet vetëm me urdhër me shkrim të kryeinspektorit. Shpjegoj se kam qenë në dijeni që kjo sipërfaqe toke ishte në pronësi të shtetasit Ardian Halili. Gjatë inspektimit të këtij territori kam vënë re që në këtë pronë zhvillohej aktivitet parkimi për automjetet “Rulot”, pasi ka pasur edhe një tabelë në hyrje për këtë shërbim. Kur kam kaluar pranë këtij subjekti nuk kam konstatuar punime ndërtimi dhe nuk kam vënë re të afishuar ndonjë leje për kryerje punimesh.

Në vitin 2022, në bazë të një njoftimi nga ana e Policisë së Shtetit, ku na vunë në dijeni për disa punime ndërtimore që po kryheshin te Kepi i Rodonit nga shtetasi Ardian Halili, pasi kemi shkuar në vend bashkë me punonjësit e policisë, gjatë konstatimit vumë re se leja e marrë në Bashkinë Durrës nuk ishte sipas punimeve të bëra nga ky shtetas.

Read more:Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit! ‘Prin’ Maqedonia e Veriut

Konkretisht, leja e dhënë ishte për vendosjen e tendave pergola, ndërsa shkeljet e lejes ishin mbylljet me material gipsi të këtyre strukturave dhe ndryshimi i saj nga tendë në një strukturë të mbyllur me gips.

Këto punime nuk ishin sipas lejes së dhënë nga Bashkia Durrës dhe nga ana jonë është mbajtur procedura ligjore, akt-konstatimi dhe relacioni. Në vijim, nga ana e kryeinspektorit janë marrë vendimet përkatëse.”

Dëshmia e efektivit të policisë

Xh. Hoxha ka deklaruar se: “…Jam caktuar si Nd/Specialist i Policimit në Komunitet në Njësinë Administrative Ishëm, ku përfshihet edhe fshati Shetaj (Kepi i Rodonit), nga muaji nëntor i vitit 2019 deri në muajin dhjetor të vitit 2021. Shpjegoj se në kompleksin “Saint Michelle Rezidence”, në pronësi të shtetasit Ardian Halili, gjatë periudhës që kam mbuluar këtë territor nuk kam konstatuar punime ndërtimore, si dhe nuk kam hyrë asnjëherë në brendësi të këtij kompleksi. Me sa më kujtohet, ky kompleks ka qenë i përfunduar. Gjithashtu, nuk kam marrë asnjë njoftim apo denoncim, qoftë edhe nga inspektorët e IMT-së apo nga qytetarë të ndryshëm. Shtetasin Ardian Halili nuk e njoh personalisht.”/VNA

Lexo edhe
Kronikë

Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, plagosen 4 persona! Dy prej tyre me djegie të rënda në trup, nisen me urgjencë drejt Tiranës (EMRAT+VIDEO)

Kronikë

Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, plagosen 4 persona! Dy prej tyre me djegie të rënda në trup, nisen me urgjencë drejt Tiranës (EMRAT+VIDEO)

Tags: #Akomodimi #Aktivitet #Ardian Halili #Automjetet #Durres #Gjykata #IMT #prokuroria e tiranes #Saimir Mezja #Saint Michelle Residence

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, plagosen 4 persona! Dy prej tyre me djegie të rënda në trup, nisen me urgjencë drejt Tiranës (EMRAT+VIDEO)
  • Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, plagosen 4 persona! Dy prej tyre me djegie të rënda në trup, nisen me urgjencë drejt Tiranës (EMRAT+VIDEO)
  • Zjarri në hotelin në Vlorë vë në lëvizje institucionet, shtohen kontrollet në hotele! Në fokus sistemet e sigurisë dhe masat kundër zjarrit, Gonxhja: Siguria e pushuesve, prioritet absolut!
  • Lufta me zjarret/ 7 vatra aktive në vend, mbi 550 efektivë në terren! Vijon ndërhyrja me 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor, Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka rrezik për banesat
  • Banorët e Marinzës kërkojnë ndërhyrjen e Bashkisë për qiratë e tokave! Bufi premton negociatat me ‘Bankers’
Nga të njëjtat tag-e
  • “Nuk jemi sorra, por shqiponja krenare”/ Shpërthen protestuesi: Balluku me 300 apartamente, unë jetoj me qira me prindërit. Vetëm na kanë vjedhur, duhet ta largojmë Ramën
  • LIVE- “55 mld dollarë i ka kaluar shoqatës së Soros”/ Qytetari i revoltuar: Rama i zhytur në vjedhje e krim. I bëjmë thirrje SPAK të hetojë, mbi 50 kallëzime e afera
  • I riu përplas me taksi në trotuar 66-vjeçarin në Durrës, i moshuari ndërron jetë! Shpëtojnë mrekullisht 4 persona të tjerë (EMRAT+VIDEO)
  • I riu përplas me makinë 66-vjeçarin në Durrës, ndërron jetë (EMRAT+VIDEO)
  • Përplasen kamioni dhe BMW-ja, rëndohet trafiku në aksin Durrës-Shijak (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu përplas me makinë 66-vjeçarin në Durrës, ndërron jetë (EMRAT+VIDEO) 55 lexime · 10 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Qeveria të hapë krahun, pjesa më e madhe e ligjeve u delegjitimua”/ Aktivistja Silvana Xhaferi Hoxha: Rama demaskoi veten para mediave të huaja. Protestuesit i bashkojnë kërkesat 20 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama shumë shpejt do të përfundojë në Reç”/ I moshuari: Ka vdekur politikisht dhe moralisht. Duhet ta largojmë këtë bandë kriminale 17 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Dikur “ulërinte” kundër varfërisë dhe urisë së fëmijëve/ Në Shqipërinë e qeverisur prej tij 45% e familjeve me privim të rëndë ushqimor (VIDEO) 13 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Natë tmerri, digjet hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të plagosur, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë me djegie të rënda (VIDEO) 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “‘Besa’ e të pabesit është false”, Berisha publikon mesazhin: Dokumenti i Ramës është krijuar tërësisht me Inteligjencë Artificiale 10 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë 79 ditë rezistencë e qytetarëve, Hasimja: Protestuesit kanë thyer intimidimin dhe janë bashkuar tej ndarjeve politike! Duan shpërbërjen e sistemit të Ramës 10 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, plagosen 4 persona! Dy prej tyre me djegie të rënda në trup, nisen me urgjencë drejt Tiranës (EMRAT+VIDEO)

Katër persona kanë pësuar djegie në trup si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në Porto Palermo, ku…

• 2 orë më parë • 4 min lexim
Kronikë

Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, plagosen 4 persona! Dy prej tyre me djegie të rënda në trup, nisen me urgjencë drejt Tiranës (EMRAT+VIDEO)

Katër persona kanë pësuar djegie në trup si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në Porto Palermo, ku…

• 3 orë më parë • 4 min lexim
Kronikë

Zjarri në hotelin në Vlorë vë në lëvizje institucionet, shtohen kontrollet në hotele! Në fokus sistemet e sigurisë dhe masat kundër zjarrit, Gonxhja: Siguria e pushuesve, prioritet absolut!

Kontrolle më të forta në hotele dhe verifikim i masave kundër zjarrit në të gjitha strukturat akomoduese. Këto…

• 3 orë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by