Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. PD reagon pas deklaratës së organizatave ndërkombëtare për lirinë e medias/ Kapidani: Alarm serioz për demokracinë në Shqipëri. Dënojmë çdo akt dhune dhe intimidimi
Politikë

PD reagon pas deklaratës së organizatave ndërkombëtare për lirinë e medias/ Kapidani: Alarm serioz për demokracinë në Shqipëri. Dënojmë çdo akt dhune dhe intimidimi

• 1 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së përbashkët të dhjetë organizatave më të rëndësishme evropiane dhe ndërkombëtare për lirinë e medias, duke e cilësuar atë si një “alarm serioz” për gjendjen e demokracisë, lirisë së shprehjes dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Në deklaratën e saj, sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Viola Kapidani thekson se fakti që organizata si Reporterët pa Kufij (RSF), Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ), Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ), Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF) dhe organizata të tjera ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime për presionet ndaj gazetarëve dhe mediave të pavarura, përbën sipas saj një tregues të përkeqësimit të standardeve demokratike në vend.
“Partia Demokratike dënon çdo akt dhune, kërcënimi, intimidimi apo pengimi ndaj gazetarëve gjatë ushtrimit të detyrës së tyre. Liria e medias nuk është privilegj i gazetarëve, por një e drejtë themelore e qytetarëve për t’u informuar lirshëm dhe pa frikë”, thuhet në reagim.

Read more:PD rikthen akuzat për “Tigrat e Vlorës”, Bozdo: 20 milionë € shtesë për mirëmbajtjen e impianteve që nuk prodhuan energji

PD shprehet gjithashtu e shqetësuar për atë që e cilëson si përdorim të retorikës diskredituese ndaj gazetarëve, aktivistëve dhe organizatave të shoqërisë civile, duke argumentuar se etiketimet politike dhe akuzat për ndikime të huaja krijojnë klimë frike dhe vetëcensure.
Partia Demokratike mbështet thirrjen për hetime të pavarura dhe transparente për çdo rast dhune, kërcënimi apo pengimi ndaj gazetarëve dhe kërkon zbatimin e plotë të Protokollit të Policisë së Shtetit për Sigurinë e Gazetarëve.

Read more:“The Edi Rama Files”/ Organizata “Progresive International”, nxjerr dosjen për kryeministrin: Pretendime për një rrjet lejesh ndërtimi, investitorësh strategjikë e pastrimi parash

Sipas PD-së, Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës, OSBE-ja dhe partnerët ndërkombëtarë duhet ta marrin në konsideratë këtë situatë në raportet e tyre për shtetin e së drejtës, të drejtat themelore dhe procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
“Liria e medias, liria e shprehjes dhe e drejta për protestë paqësore janë shtyllat mbi të cilat ndërtohet një shoqëri demokratike. Çdo përpjekje për t’i frikësuar ose heshtur ato përbën një sulm ndaj vetë demokracisë dhe të ardhmes evropiane të Shqipërisë”, përfundon deklarata.

Read more:Bardhi: Të hetohet me urgjencë denoncimi i Gent Prognit për tentativë sulmi me thikë

Lexo edhe
Politikë

“Familjet marrin borxh për të mbyllur muajin”/ Tabaku: Paratë publike shkojnë te të privilegjuarit pranë qeverisë

Politikë

Von der Leyen viziton Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut, lë jashtë Serbinë dhe Bosnjën

Tags: #Bashkimi evropian #Dhune #hetime #liria e medias #Organizata #OSBE #Partia Demokratike #proteste

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Familjet marrin borxh për të mbyllur muajin”/ Tabaku: Paratë publike shkojnë te të privilegjuarit pranë qeverisë
  • Von der Leyen viziton Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut, lë jashtë Serbinë dhe Bosnjën
  • 61 bashki, 312 njësi administrative/ Raporti zbardh problemet që duhet të adresojë Reforma Territoriale
  • Qytetarët nuk e ndalin aksionin dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës, mbahet sot protesta e 112-të
  • ‘‘Jo në emrin tim’’, protestuesit ndezin flakadanë nën thirrjet ‘‘UÇK’’, mijëra pjesëmarrës në Prishtinë (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘‘Jo në emrin tim’’, protestuesit ndezin flakadanë nën thirrjet ‘‘UÇK’’, mijëra pjesëmarrës në Prishtinë (VIDEO)
  • “Akti i fundit ndaj gjyqësorit” – Muçollari: Një hap tjetër drejt ëndrrës së arkitektit holandez që e donte Ramën mbret
  • 111-të ditë revoltë, qëndresë/ Marshim-protestë në rrugët e Tiranës: Edi Rama jepe dorëheqjen
  • “Organizatorë dhe protestues të jemi një”, qytetarja në revoltën kundër Ramës: Vendimet duhet t’i marrim bashkë, protesta të kalojë në nivel tjetër
  • “Bashkë për Çlirimtarët”/ Mbahet protesta e radhës në Prishtinë kundër vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët mblidhen në shesh
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur! Arrestohen 3 autorët e dyshuar, VIDEO e sulmit me thikë brenda berberhanes 18 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Provo dil, të tërheqin zvarrë”/ Tabaku i kujton Ramës 110 ditë protesta: Mos trego arrogancë, por jep dorëheqjen (VIDEO) 17 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Balla ironizoi Shehajn: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?! Ndërhyn Kapri: Ju doli boja, lot krokodili për Kosovën 12 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Fier/ Transportonte 4 lingota dhe 9 monedha floriri kontrabandë, në pranga 30-vjeçari! I sekuestrohet edhe një ‘Porsche Cayenne’ (EMRI+VIDEO) 8 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “SPAK bëj gati prangat”/ 111 ditë revoltë, protestuesit sot sërish në shesh: Rama jep dorëheqjen! 8 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Nuk votojmë se s’është Agroni”, Shehaj për ironinë e Ballës: I plas shpirti?! Taulanti nuk del dot në rrugë. Ja pse Rama s’më do në Kuvend 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Po na vdesin të afërmit! Keni turp dhe fytyrë?” Protestuesi: Balluku të arrestohet, ku shkuan milionat e Llogarasë? 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Familjet marrin borxh për të mbyllur muajin”/ Tabaku: Paratë publike shkojnë te të privilegjuarit pranë qeverisë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e lidhi rritjen e kostos së jetesës me korrupsionin dhe mënyrën si…

• 12 minuta më parë • 5 min lexim
Politikë

Von der Leyen viziton Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut, lë jashtë Serbinë dhe Bosnjën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nuk do të vizitojë Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën gjatë turit të…

• 26 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

61 bashki, 312 njësi administrative/ Raporti zbardh problemet që duhet të adresojë Reforma Territoriale

Reforma e re Territoriale duhet të shoqërohet me një riorganizim të plotë administrativ, financiar dhe zgjedhor të pushtetit…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by