Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Vila 15 mln euro në Itali, Agron Shehaj kallëzohet në SPAK! Nuk deklaroi 4 mln € investim, as ndryshimin e sipërfaqes. Formalizoi miliona euro të tjera pa faktuar origjinën
Kronikë

Vila 15 mln euro në Itali, Agron Shehaj kallëzohet në SPAK! Nuk deklaroi 4 mln € investim, as ndryshimin e sipërfaqes. Formalizoi miliona euro të tjera pa faktuar origjinën

• 1 Gusht, 2026 • 6 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Historia e pasurisë së paluajtshme, truall plus ndërtesë vetëm 251 m2 gjithsej, që deputeti Agron Shehaj thotë se e ka shiturshtatorin e kaluar plot 15 milionë euro pasi e kishte blerë vetëm 2.9 milionë euro, tashmë ka përfunduar në SPAK. Një kallëzim është dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme nga gazetari investigativ Adriatik Doçi, i cili i bën një analizë të thelluar deklaratave të pasurisë nga ana e deputetit Shehaj nga vitit 2021-2025, ku vihen re mospërputhje të mëdha.

“Kjo është vila ime e plazhit në Itali që kam shitur 15 milionë euro…Tani habiten dhe thonë ore ku i gjeti ky gjithë këto para“, deklaronte Agron Shehaj në një video të pak ditëve më parë.

Read more:“Rama kërkoi arrestimin tim, por harroi që SPAK-un nuk e kontrollon”, paralajmëron Shehaj: Verë përvëluese i pret të korruptuarit!

Dhe pikërish me mënyrën se si është bërë me para Agron Shehaj kërkohet sqarim. Në kallëzimin që Shqiptarja.com e ka lexuar gjithçka nis me vilën në “Forte dei Marmi” në Itali, për të cilën Shehaj pretendon se i ka marrë një fitim 12.1 milionë euro në pak vite, pasi siç pretendon ai aty ka investuar 4 milionë euro dhe nga 251 metra katrorë e ka çuar në 500 metra katrorë. Dhe pikërisht në këto fakte të pretenduara nga Shehaj kërkohet një verifikim i thellë pasi nga deklaratat zyrtare të dorëzuara në institucionet e shtetit rezultojnë ndryshe.

“Nga vetë vijimësia e deklarimeve nuk rezulton as ndryshim i sipërfaqes nga 251 m² në rreth 500 m² dhe as pasqyrim i një investimi prej 4 milionë eurosh që të shpjegonte transformimin fizik dhe ekonomik të pronës. Nga materialet e paraqitura rezulton se pretendimi për investimin prej 4 milionë eurosh shfaqet si shpjegim publik i mëvonshëm dhe jo si fakt i individualizuar në deklaratat periodike të shqyrtuara. Edhe pretendimi se vila ishte rreth 500 m² duhet trajtuar me të njëjtën kujdes. Në të dyja deklaratat relevante, atë të vitit 2021 dhe atë të vitit 2025, pasuria figuron me sipërfaqe 251 m². Megjithatë, deklarimi publik për rreth 500 m², përballë deklarimit zyrtar të përsëritur prej 251 m², krijon një kundërthënie materiale që nuk mund të mbyllet me një shpjegim verbal, por kërkon marrjen e planimetrive, lejes së ndërtimit, certifikatës kadastrale dhe historikut të objektit”, thuhet në kallëzim.

Read more:110 mln euro të Artur Shehut të sekuestruara, avokati Cakrani: Vendimi do të ankimohet! Toka që iu shit sirianëve ka certifikatë trashëgimie

Madje në kallëzim ngrihet dyshimi se shitja e vilës ka qenë totalisht fiktive dhe për këtë citohen dokumente italiane.

“Veçanërisht e rëndë është shitja e vilës për 15 milionë euro në shtator 2025 dhe regjistrimi i Agron Shehajt përsëri si pronar i saj në korrik 2026. Dokumenti italian tregon pronësi 1/1 mbi bazën e një akti shitblerjeje të datës 07.07.2026, të regjistruar pak ditë më pas. Një pasuri e deklaruar e shitur për 15 milionë euro i rikthehet shitësit më pak se dhjetë muaj më vonë”

Read more:SPAK e thirri për t’i komunikuar zgjatjen e hetimeve, Balluku nuk paraqitet në Prokurorinë e Posaçme. Dërgon avokatin

Sipas gazetarit Doçi dokumentacioni kadastral italian tregon se vila ka sipërfaqe totale 459 metra katrorë, ndryshe nga sipërfaqja prej 251 metrash katrorë e pasqyruar në formularët e deklarimit.

“Dokumentacioni zyrtar kadastral italian provon se pasuria në Via Nizza nr. 35, Forte dei Marmi, e identifikuar me Foglio 17, Particella 415, Subalterno 4, ka sipërfaqe totale 459 m², ndërsa në deklaratat periodike është pasqyruar me sipërfaqe 251 m². I njëjti dokument provon se Agron Shehaj është bërë sërish pronar i pasurisë më 07.07.2026, ndonëse në vitin 2025 kishte deklaruar shitjen e saj për 15 milionë euro. Këto fakte krijojnë dyshimin e arsyeshëm se deklarimi i pasurisë mund të ketë qenë i rremë ose i paplotë dhe se transaksioni i shitjes dhe rikthimit të pronësisë mund të ketë shërbyer për krijimin artificial të të ardhurave, qarkullimin formal të fondeve ose legjitimimin e pasurisë me origjinë të paqartë. Për këtë arsye kërkohet regjistrimi i procedimit penal dhe hetimi i plotë i deklarimeve, kontratave, fondeve dhe personave të përfshirë”, vijon kallëzimi.

Read more:Braçe akuzon tregtarët për rritjen e çmimit të naftës: Goditën qëllimisht fundjavën, të rikthehet Bordi i Transparencës

Nga ana tjetër Prokurorisë së Posaçme (SPAK) i kërkohet të verifikojë në tërësi të gjithë deklaratat e pasurisë nga ana e Agron Shehajt. Ngrihen dyshime mbi një sërë të ardhurash dhe transaksionesh milionëshe të deklaruara me përshkrime të përgjithshme, si “të ardhura të tjera”, “të ardhura” ose “shitje asetesh”. Sipas kallëzimit, për shuma që arrijnë në rreth 3.3 milionë euro gjatë viteve 2021–2025 nuk është individualizuar në formularët publikë burimi konkret.

“Nga shqyrtimi i deklaratave periodike të interesave private rezulton se Agron Shehaj ka deklaruar ndër vite të ardhura në vlera milionëshe me përshkrime të përgjithshme dhe të paindividualizuara, të tilla si “të ardhura të tjera”, “tjetër” ose “të ardhura”, pa përcaktuar burimin juridik dhe ekonomik konkret të tyre. Vetëm për vitet 2023–2025, shumat e deklaruara në këtë mënyrë arrijnë në 3,344,633 euro. Në deklaratat publike nuk identifikohet subjekti nga i cili janë përfituar këto të ardhura, marrëdhënia juridike që i ka prodhuar, dokumenti financiar ose kontraktor që i mbështet, mënyra e pagesës dhe trajtimi i tyre tatimor”, thuhet në kallëzim.

Read more:“O milet, Rama ka siklet!”, protestuesit marshojnë te shkolla e Baletit, thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne!

Gjithashtu shlyerja e detyrimeve prej më shumë se 3.6 milionë eurosh, huadhënie në vlera milionëshe apo edhe një kredi prej 2.6 milionë eurosh, janë fakte të renditura që kërkojnë hetim të thelluar të SPAK.

Lexo edhe
Kronikë

Ekzekutohet ‘Tani i Rruzhdiut’ në Sarandë, autorët me motor e skafandra e qëlluan sapo doli nga kafja, i përfshirë në plagosje në 2025-ën! Plumbi kap edhe një kalimtar

Kronikë

Zjarr masiv në vendgrumbullimin e mbeturinave në Fushë-Krujë, tymi përhapet drejt Kamzës e Mamurrasit (VIDEO)

Tags: #adriatik doci #agron shehaj #euro #Investim #itali #kredi #Para #spak #vila e Agron Shehajt

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ekzekutohet ‘Tani i Rruzhdiut’ në Sarandë, autorët me motor e skafandra e qëlluan sapo doli nga kafja, i përfshirë në plagosje në 2025-ën! Plumbi kap edhe një kalimtar
  • Zjarr masiv në vendgrumbullimin e mbeturinave në Fushë-Krujë, tymi përhapet drejt Kamzës e Mamurrasit (VIDEO)
  • Zjarr pranë fshatit ‘Arshi Lengo’ të Gjirokastrës, flakët ju afrohen banesave! Një vatër aktive edhe pranë varrezave në Babicë të Vlorës
  • Gjirokastër/ Zjarr pranë fshatit ‘Arshi Lengo’, flakët afrohen te banesat! Ndërhyjnë zjarrfikësit
  • Dibër/ Mbytet një 22-vjeçare në lumin Drini i Zi
Nga të njëjtat tag-e
  • “Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 113, qytetarët përsërisin kërkesën e panegociueshme: Rama jep dorëheqjen!
  • “Ministri e vdekjes”/ Vijon marshimi në rrugët e Tiranës, protestuesit ndalen te “Shëndetësia”
  • “Bashkohuni studentë, kombi na thërret”/ Vijon marshimi në rrugët e Tiranës: Rama jep dorëheqjen!
  • “Bashkë për një shtet ku ligji nuk ndryshon sipas emrit që ke”/ Arvina Lleshi thirrje: Më 24 shtator sa më shumë para Parlamentit!
  • “Do mbyllim qepenat e do mbyllim bizneset”/ Qytetarja nga protesta: Mjaft është mjaft! Shqiptarët duan ndryshim
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’/ Plagosja e dy të rinjve nga Kamza në 2025-ën që solli një zinxhir ngjarjesh kriminale në Sarandë! Nga shpërthimet me tritol te eliminimi i Isuf Jacajt 271 lexime · 12 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Burri vret me thikë gruan në shtëpinë e vajzës, kapet në Kamëz pas arratisë! 58-vjeçarja po kujdesej për dy nipërit e mitur (EMRAT+VIDEO) 45 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Reagimi i Ramës pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së, hipokrizi”/ Bytyçi: Duhet të kërkojë ndjesë, mori helikopterin drejt Prishtinës dhe ndikoi për miratimin e Gjykatës Speciale 12 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Protestat për largimin e Ramës në ditën e 113-të/ Thirrja e fortë e aktores Egla Ceno: Kush është shqiptar e di vetë se ku duhet të jetë. Dëgjoni instiktin, zgjidhni dinjitetin 11 lexime · 11 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Vrasje me armë zjarri në Sarandë, plagoset edhe një kalimtar! Ende nuk dihen rrethanat 9 lexime · 15 orë më parë
  6. 06
    Kronikë “Erdhi gjyshi dhe e goditi me thikë” nipi 14-vjeçar tregon minutat e fundit të Lumturie Patushit para se të vritej nga bashkëshorti në Tiranë 8 lexime · 11 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për 2 nipërit, kapet në Kamëz pas arratisë! I arrestuar në 2017-ën për dhunë në familje (EMRAT+VIDEO) 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Ekzekutohet ‘Tani i Rruzhdiut’ në Sarandë, autorët me motor e skafandra e qëlluan sapo doli nga kafja, i përfshirë në plagosje në 2025-ën! Plumbi kap edhe një kalimtar

SARANDË– Një klithmë nëne e tronditi mëngjesin e kësaj të diele shtatori në Sarandën bregdetare, ku ende turistët…

• 3 orë më parë • 10 min lexim
Kronikë

Zjarr masiv në vendgrumbullimin e mbeturinave në Fushë-Krujë, tymi përhapet drejt Kamzës e Mamurrasit (VIDEO)

Vendgrumbullimi i mbetjeve në Fushë-Krujë është përfshirë nga zjarri ditën e sotme. Burime për Report Tv bëjnë me…

• 8 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Zjarr pranë fshatit ‘Arshi Lengo’ të Gjirokastrës, flakët ju afrohen banesave! Një vatër aktive edhe pranë varrezave në Babicë të Vlorës

Një zjarr ka rënë këtë të diel në hyrje të fshatit “Arshi Lengo”, rreth 4 kilometra nga Gjirokastra.…

• 9 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by